www.ofertapune.net Zyrtar/e për Burime Njerëzore, Analist/e Kreditor/e | PunaIme

Zyrtar/e për Burime Njerëzore, Analist/e Kreditor/e

Kompania

Kreditimi Rural i Kosovës

Lokacioni

Pejë , Prishtinë

Data e publikimit

24-10-2024

Data e perfundimit

24-12-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k, shpall:

KONKURS

Për rekrutim te pozitave ne vijim:

  • Një (1) Zyrtar-e për Burime Njerëzore për zyren qendrore në Prishtinë
  • Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Pejë

Zyrtar-e për Burime Njerëzore (Pozita 1)

Përgjegjësitë :

  • Mbeshtet procesin e rekrutimit (shpallje te konkurseve, pranim dhe sistemim i dokumentacionit te aplikuesve, kontaktimi i kandidateve per intervista, plotesim i dokumentacionit per punetoret e ri, etj.) dhe sipas nevojes bene selektimin e kandidateve dhe merr pjese ne panele intervistuese,
  • Mbeshtet procesin qe nderlidhet me sistemin e menaxhimit te performances duke monitoruar procesin e percaktimit te objektivave dhe vleresimit te performances per stafin dhe sipas nevojes kontribon ne pergatitjen, analizimin dhe verifikimin e te dhenave.
  • Mbeshtet proceset qe nderlidhen me zhvillimin profesional te stafit (vleresimi i nevojave per trajnime, perpilimi dhe implementimi i planit te trajnimeve, trajtimi i kerkesave per trajnime, etj.).
  • Harton kontratat e punes per stafin duke u siguruar qe ato jane ne perputhje me kerkesat ligjore dhe perditeson me kohe afatet e kontratave.
  • Perditeson dhe analizon te dhenat per stafit sipas kategorive te ndryshme dhe kerkesave te paleve, perfshire ndryshimet mujore per listen e pagave.
  • Sipas nevojes pergatite te dhena, raporte dhe draft vendime qe nderlidhen me proceset ne Burime Njerezore
  • Kujdeset qe te mbaje raporte te mira me stafin dhe te adresoj kerkesat e tyre,
  • Kujdeset qe te respektoj dhe zbatoj te gjitha politikat, praktikat dhe procedurat e Burimeve Njerezore
  • Pune te tjera administrative qe nderlidhen me Burime Njerezore.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universiteti në Menaxhim te Burimeve Njerezore, Administrim Biznesi, Shkenca Shoqerore apo kualifikim ekuivalent profesional.
  • Përvojë paraprake te deshmuar në fushen e Burimeve Njerezore (se paku tri vite),
  • Certifikime ne fushen e Burimeve Njerezore (e preferueshme)
  • Njohuri shumë të mira të punës me kompjuter, programet e Microsoft Office (njohuri ne excel dhe outlook e domosdoshme, njohuri te softwareve te BNj e preferueshme),
  • Shkathtësi të mira ndërnjerëzore dhe komunikative (verbale dhe në të shkruara),
  • Aftësi te mira analitike, i/e organizuar dhe aftësi për të punuar me çështje konfidenciale,
  • Të jetë kreativ/e, dinamik/e, fleksibil/e dhe i/e gatshëm/e për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze,
  • Patent shofer, kategoria B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 24.10.2024 deri me dt. 30.10.2024. Kandidatet e interesuar mund te aplikojne vetem

duke plotesuar aplikacionin ne linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=938


Analist-e Kreditor-e (Pozita 2)

Përgjegjësitë:

  • Promovimi i ofertës kreditore përmes kontaktit me klient,
  • Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
  • Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
  • Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
  • Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj.(e preferueshme),
  • Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme por nuk është kusht),
  • Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
  • Njohuri të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 21.10.2024 deri me dt. 27.10.2024. Kandidatet e interesuar mund te aplikojne vetem

duke plotesuar aplikacionin ne linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=937

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen.

Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.