www.ofertapune.net Zyrtar i Logjistikës dhe Infrastrukturës Zgjedhore | PunaIme

Zyrtar i Logjistikës dhe Infrastrukturës Zgjedhore

Kompania

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

22-10-2024

Data e perfundimit

20-11-2024

Lloji i orarit

Full Time

  1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës
  • Harton specifikat teknike të materialeve zgjedhore në koordinim dhe sipas kërkesave të njësive tjera organizative;
  • Siguron planifikimin, evidentimin, shpërndarjen dhe rikthimin e materialeve zgjedhore;
  • Hulumton dhe propozon standardet për materialet që do të përdoren në proces zgjedhor;
  • Siguron infrastrukturën dhe logjistikën e qendrave komunale të numërimit të votave para fillimit të procesit të numërimit;
  • Kujdeset për depon qendrore të KQZ dhe është përgjegjës për materialin zgjedhor, duke përfshirë regjistrimin, shpërndarjen dhe krijon evidenca për materialin zgjedhor;
  • Siguron të gjitha pajisjet dhe materialet e nevojshme për numërimin e votave në QKN dhe QNR;
  • Harton plan të detajuar për shpërndarjen e pajisjeve logjistike në qendrat komunale të numërimit të votave dhe QNR dhe kthimin e tyre;
  • Përgatit planin logjistik për shkatërrimin e materialeve zgjedhore pas certifikimit zyrtar të rezultateve të zgjedhjeve;
  • Siguron se i gjithë materiali zgjedhor administrativ që përdoret rregullisht në kohën e zgjedhjeve kthehet, regjistrohet dhe ruhet në pajtim me legjislacionin në fuqi;
  • Definon kërkesat teknike për të mbështetur aktivitetet në nivel komunal lidhur me çështjet që lidhen me operacionet zgjedhore;
  • Koordinon aktivitetet logjistike zgjedhore ndërmjet të KQZ dhe KKZ;
  • Detyra të tjera që i caktohen nga mbikëqyrësi.

2.Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.
  1. Kërkesat e përgjithshme formale
  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve.
  • Lloji i arsimimit: Administratë Publike, Ekonomik, Juridik, Sociologji, Statistikë, Matematikë.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku tri (3) vite përvojë pune profesionale.
  1. Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
  • Njohuri të thella dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë;
  • Njohuri të gjëra të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura, për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe, për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar;
  • Aftësi të përdorimit të paketës Ms Office ( Word, Excel, Power Point, Outlook);
  • Aftësi të përdorimit të Project Management Software.
  1. Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre
  • Kopjen e diplomës së kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurën e nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjen e dëshmisë së punësimit (vërtetim/ kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë. Dëshmitë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështetet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim:
  • pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale, apo
  • pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personale.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucionin publik (vlen për të punësuar në institucione publike);
  • Kandidatët që nuk janë të punësuar në institucione publike duhet të dërgojnë një vetë deklaratë me shkrim të nënshkruar, se nuk kanë masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucionin publik.

Dëshmitë që kërkohen në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata, ose e shkarkuar nga platforma elektronike e – Kosova, përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/ e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më e vjetër se gjashtë (6) muaj nga data e lëshimit;
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  1. Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 05/12/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

7.Kriteret specifike shtesë

Nuk ka.

  1. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë
  1. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
  1. Mënyra e aplikimit
  1. Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

https://konkursi.rks-gov.net/advertisement/details?refNumber=RN00015551