www.ofertapune.net Ftesë për Ofertë - Furnizim me Veturë | PunaIme

Ftesë për Ofertë – Furnizim me Veturë

Kompania

KosInvest

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

18-10-2024

Data e perfundimit

28-10-2024

Kategoritë

FTESË PËR OFERTË

Institucioni Mikrofinanciar KosInvest i fton të gjitha kompanitë e interesuara që të dorëzojnë ofertën e tyre për furnizim me veturë për ti plotësuar kërkesat e IMF KosInvest 

NUMRI I VETURAVE:  DY 

Karakteristikat e veturës duhen të jene këto: 

  • Vëllimi i motorit në CCM – minimumi 1200-1600 cc;
  • Lloji Karburantit;
  • Të jenë të përdorura (70000-170000 km); 
  • Numri i dyerve 4+1;                                                        
  • Të jënë të paisura me klimatizues ajri;
  • Air bag minimalisht për vozitësin dhe pasagjerin;
  • Timoni Servo;
  • Ndërruesi manual me 5 ose 6 shpejtësi;
  • ABS;
  • ESP;
  • Opcionale te jete ngjyra e bardhe;
  • Të mos jetë më e vjetër se 10 vite;
  • Të jetë në gjendje të rregullt mekanike dhe e ruajtur.

Ofertat duhen të dorëzohen në zyrën qëndrore të IMF KosInvest në Suteren, Llamella D, Arbëria 3, Nr. 01, 02, 03 Prishtinë.

Ofertat duhen të jenë të mbyllura në zarfë dhe e shënuar qartë lidhur me subjektin (qëllimin) e lartëpërmendur, gjithashtu duhet të jenë të bashkangjitura edhe dokumentet përcjellëse ligjore (Certifikata e NUI). 

Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur nga personi i autorizuar i kompanisë si dhe të jetë e cekur data e ofertës.

 Në cmim duhet të jetë minimalisht e përfshirë Dogana, Homologimi si dhe TVSH-ja

Ofertuesi duhet të paraqes vlefshmërinë/garancionin e veturave me apo pa kufizim në KM të kaluara, garancionin në ngjyrë, garancionin në karoseri kundër korozionit si dhe duhet ta paraqes saktë kohën e liferimit të veturave. 

Afati i fundit i dorëzimit të ofertave në IMF KosInvest është më 28 Tetor 2024 deri në ora 15:00

IMF KosInvest ka të drejtë të anulojë ofertën dhe/ose të ndryshoj karakteristikat e ofertës dhe t’i ftojë pjesëmarrësit për të sjellur sërish ofertat e tyre. 

Cdo pyetje shtesë rreth kësaj ftese për ofertë mund ta adresoni në: [email protected] ose në numrin e tel: 038 240 664.