Specialist për Pajtueshmëri (m/f)
Data e publikimit
15-10-2024
Data e perfundimit
20-12-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ligj & Legjislacion
BPB është duke kërkuar kandidatë të kualifikuar dhe të motivuar për pozitën:
Specialist për Pajtueshmëri (m/f)
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë universitare në Juridik, Ekonomi apo të ngjashme;
- Përvojë e mëparshme në pajtueshmëri, ligjor apo të ngjashme;
- Njohuri të rregulloreve bankare dhe ligjeve të sektorit financiar;
- Aftësi të shkëlqyera analitike dhe të komunikimit;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup;
- Njohuri të shkëlqyera gjuhës angleze;
- Certifikimet profesionale në pajtueshmëri (avantazh).
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Përcjellë dhe raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Pajtueshmerisë për publikimet e ligjeve dhe rregulloreve të reja ose të amandamentuara që lidhen me sektorin bankar;
- Asiston Udhëheqësin e Departamentit në identifikimin dhe monitorimin e rreziqeve nga mosrespektimi i ligjeve dhe rregulloreve në fuqi nga banka, bazuar në mekanizmat e departamentit;
- Rishikon dokumentet e brendshme për aprovim, duke siguruar pajtueshmërinë me kornizën rregullative të Republikës së Kosovës;
- Përgatit dhe rishikon statutin, metodologjinë, politikat dhe procedurat e funksionit të pajtueshmërisë;
- Vlerëson rrezikun e pajtueshmërisë së aktiviteteve bankare në raport me kornizën ligjore dhe rregullative, sipas planit vjetor të pajtueshmërisë;
- Monitoron rrezikun e pajtueshmërisë së aktiviteteve bankare në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullative, bazuar në planin vjetor të pajtueshmërisë;
- Teston rrezikun e pajtueshmërisë së aktiviteteve bankare në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullative, sipas planit vjetor të pajtueshmërisë;
- Asiston Udhëheqësin e Departamentit në hartimin e planit vjetor të punës për funksionin e pajtueshmërisë;
- Analizon dhe njofton Udhëheqësin e Departamentit për rreziqet e pajtueshmërisë të identifikuara gjatë vlerësimit, monitorimit dhe testimit të aktiviteteve bankare, sipas planit vjetor të pajtueshmërisë.
Çfarë ofrojmë ne?
- Një mjedis pune që promovon komunikimin e hapur dhe transparent;
- Mundësi për rritje profesionale brenda një mjedisi dinamik bankar;
- Mbulimin e sigurimit shëndetësor për punonjësin;
- Të premtën me orar të shkurtuar;
Procedura e aplikimit:
Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.
Afati i aplikimit është deri me datë: 29 tetor 2024.