Mësimdhënës/e i/e Mësimit Plotësues dhe Matematikës
Data e publikimit
15-10-2024
Data e perfundimit
20-12-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Edukim, Shkencë & Hulumtim
Titulli: Mësimdhënës/e i/e Mësimit Plotësues dhe Matematikës.
Rreth MindBulb Education
MindBulb Education është një shkollë e kurseve që ka për qëllim të ofroj mësim të cilësisë së lartë duke përdorur metodat më inovative dhe interaktive të të mësuarit. Përgjatë kurseve, MindBulb Education synon të zhvilloj te nxënësit njohuritë e duhura në kursin që e vijojnë në gërshëtim me aftësi të buta, të tilla si komunikimi efektiv, puna në grup, mendimi kritik dhe kreativiteti në mënyrë që të i përgatis ata për tregun e punës në të ardhmen.
Rreth Rolit
Ne jemi në kërkim të mësimdhënësve të përkushtuar për pozitën mëposhtme:
- Mësimdhënës/e të Mësimit Plotësues dhe Matematikës.
Në rolin e Mësimdhënësit të Mësimit Plotësues, përgjegjësitë kryesore përfshijnë ofrimin e ndihmës së personalizuar për nxënësit në lëndët ku ata hasin vështirësi, duke përfshirë përgatitjen e shpjegimeve dhe ushtrimeve të strukturuara sipas standardeve të MindBulb Education. Fokus kryesor është ndihma në lëndët e matematikës dhe gjuhës shqipe. Për më tepër, Mësimdhënësit e Mësimit Plotësues kanë për detyrë të mbështesin nxënësit në përfundimin korrekt dhe të plotë të detyrave të shtëpisë, duke siguruar që çdo detyrë të realizohet me përpikëri dhe saktësi.
Në rolin e Mësimdhënësit të Matematikës, mësimdhënësi përqendrohet ekskluzivisht në ofrimin e mësimeve në lëndën e matematikës, duke zhvilluar metodologji të avancuara për të përforcuar konceptet matematikore dhe për të përmirësuar aftësitë e nxënësve në këtë fushë. Ky rol kërkon një angazhim të thellë për të ndihmuar nxënësit të arrijnë dhe tejkalojnë standardet e pritshme akademike.
Përgjegjësitë kryesore:
- Zhvillimi i orës mësimore sipas standardeve të MindBulb Education.
- Planifikimi dhe përgaditja e materialeve mësimore të cilat mundësojnë mësimin aktiv.
- Ruajtja e disiplinës në përputhje me rregullat dhe sistemet disiplinore të shkollës.
- Shënimi i raporteve mujore mbi progresin e nxënësve.
- Caktimi dhe vlerësimi i punës në klasë, detyrave dhe testeve.
- Bashkëpunimi me mësimdhënës të tjerë, prindër dhe palë të interesuara si dhe marrja pjesë në takime të rregullta.
- Pjesëmarrja aktive në takime të stafit që kanë për qëllim përmirësimin e suksesit të nxënësve/studentëve, përmirësimin e kualitetit të shërbimeve të MindBulb Education dhe ngjashëm.
- Pjesëmarrja aktive në observime kolegiale dhe trajnime të organizuara nga MindBulb Education.
Kërkesat e profilit:
- Njohuri të shkëlqyera në lëndën e matematikës për klasët 1-10.
- Diplomë universitare në fushë relevante me pozitën në fjalë.
- Përvoj pune në edukim.
- Aftësi të shkëlqyera menaxhuese.
- Energji pozitive, ambicie dhe pasion për punën.
- Kreativ/e
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërveprimi.
Si të aplikoni?
Për të aplikuar, dërgoni CV-në dhe një përgjigje të pyetjës “Pse është kjo punë e vlefshme për Ju?” në adresën elektronike: [email protected] ose aplikoni përmes butonit ‘Apliko Këtu‘. Ju lutemi të siguroheni që aplikimi juaj të jetë i plotë në të kundërt aplikimi nuk do të konsiderohet.
Data e fundit për aplikim: 26 tetor, 2024.