www.ofertapune.net Kamariere / Mbikqyrëse | PunaIme

Kamariere / Mbikqyrëse

Kompania

Manami

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

14-10-2024

Data e perfundimit

11-11-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kamariere dhe mbikqyrese per sherbim te mengjesit ne Hotel MANAMI

Hotel Manami shpallë konkurs për një kamariere/mbikqyrëse per shërbim në sallën e mëngjesit.

Paga fillestare: 500 EUR/Neto (me mundesi te ngritjes sipas performances)

Cfare ofrojmë ne për puntorët tone: 

  • Pagë mbi konkurrentët, 
  • Ambient te ngrohtë pune, 
  • Pushim 2 ditë në javë
  • Mundësi avansimi 
  • Trajnime profesionale, etj! 

 

 

PËRMBLEDHJE

Mbikqyrë, koordinon dhe merr pjesë në aktivitetet e personelit të angazhuar ne pergatitjen e mëngjezit ne hotel dhe shërbimin e ushqimit dhe pijeve për mysafirët e hotelit dhe të punësuareve.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Të arrijë në detyrë me kohë, te ketë paraqitje korrekte, te mbajë uniformën të pastër dhe te plotësoj standardet e higjienës personale.
  • Ka përgjegjësi  për kryerjen e punëve në kuzhinë dhe bar duke u fokusuar në trajtimin e kujdesshëm të të gjitha produkteve  ushqimore, pijeve si dhe artikujve të tjerë.
  • Merret dhe ndihmon kuzhinen ne sherbimin e mengjesit ne salle.
  • Ka përgjegjësi  për shërbimin profesionist të ushqimit dhe pijeve dhe në sallen e mengjezit.
  • Përgjegjës për rregullimin e përditshëm dhe parapërgatitjen e duhur të vendit të  punës të produkteve ushqimore dhe pijeve 
  • Kujdeset  për shtrimin  e tavolinave dhe kujdesin e shtuar për rregullimin dhe pastrimin e tyre.
  • Përkujdeset  për përshëndetjen dhe mirëseardhjen e të gjithë klienteve ne sallen e mengjezit si dhe mbajtjen e evidences.
  • Përgjegjëse për mbajtjen e higjienës së plotë, pastërtisë dhe rregullit, në hapësirën punuese të salles se mengjesit, sipas kritereve të përcaktuara 
  • Përkujdeset për shërbimin e klienteve me ushqim dhe pije në mënyrë të rregullt dhe rregullimin e tavolinës sipas shijes së klientit
  • Përkujdeset për lajmërimin e dëmeve dhe prishjeve eventuale të inventarit dhe të pajisjeve të punës;
  • Të ketë njohuri të plote te menuse te ushqimeve, te pijeve si dhe për ofertat e ditës te percaktura nga shefi i kuzhines dhe manaxheri .                                                                             

Të gjitha të interesuarat, mund të dërgojnë CV-të e tyre tek emaili ([email protected]) ose te na shkruajn ne Whatsapp/Viber ne numer te telefonit: + 383 49 536 537