www.ofertapune.net Ekspert lokal për përpilimin e modulit të trajnimit për trajtimin profesional të grupeve dhe komuniteteve të cenueshme | PunaIme

Ekspert lokal për përpilimin e modulit të trajnimit për trajtimin profesional të grupeve dhe komuniteteve të cenueshme

Kompania

Terre des Hommes - Child Relief

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

11-10-2024

Data e perfundimit

24-10-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

TERMAT E REFERENCËS

Ekspert lokal për përpilimin e modulit të trajnimit për trajtimin profesional të grupeve dhe

komuniteteve të cenueshme

Projekti: “Drejtësia sociale për Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët në Kosovë”, në partneritet me organizatën
Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve (VoRAE) dhe Swiss Church Aid (HEKS/EPER).
Vendi: Prishtinë
Raporton tek: Drenushë Telaku [email protected]/ dhe Vesa Dinarama [email protected]
Datë: Tetor 2024 – Shkurt 2025 (15 ditë pune)
I. Informacione të përgjithshme
Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë (në tekstin e mëtejmë TdhK) është një organizatë
joqeveritare që punon vazhdimisht në forcimin e sistemit kombëtar dhe lokal të mbrojtjes së fëmijëve, për
të siguruar ofrim cilësor të shërbimeve duke përfshirë përfshirjen e grupeve të margjinalizuara shoqërore.
Fushat e ekspertizës variojnë nga ndërhyrjet e drejtpërdrejta psiko-sociale me fëmijët e cenueshëm,
familjen dhe komunitetet e tyre deri te fuqizimi i politikave dhe institucioneve lokale, rajonale, deri te
forcimi i politikave dhe institucioneve në nivel kombëtar, me synimin e ofrimit të shërbimeve të ndjeshme
ndaj fëmijëve përmes strukturave, politikave, standardeve të përshtatshme, buxhetimit dhe procedurave.
TdhK ka tre programe kryesore të ndërhyrjeve: 1) Mbrojtja e Fëmijëve 2) Migrimi dhe Antitrafikimi dhe 3)
Drejtësia për të Mitur.
Në të njëjtën kohë, TdhK përmes programeve të saj mbështet institucionet në forcimin e sistemit të
mbrojtjes së fëmijëve përmes:

  1. Angazhimi në ndërhyrjet politike dhe/ose dialogu me Ministritë, Komisionet Parlamentare,
    Institucionet Akademike dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm;
  2. Mbështetja e përpjekjeve për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Kodit të Drejtësisë
    për të Miturit, nëpërmjet hartimit të të gjitha akteve nënligjore dhe dokumenteve përkatëse që
    rrjedhin prej tyre;
  3. Mbështetja e kapaciteteve të strukturave brenda sistemit kombëtar të mbrojtjes së fëmijëve dhe
  4. Pilotimi i politikave të reja të shërbimit social me qëllim të nxjerrjes së mësimeve dhe/ose
    replikimit.

II. Informacione rreth projektit
Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë është duke zbatuar projektin “Drejtësia sociale për Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët në Kosovë”, në partneritet me organizatën Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve (VoRAE) dhe Swiss Church Aid (HEKS/EPER).

Qëllimi i përgjithshëm i konsorciumit dhe vizioni është një shoqëri multi etnike dhe multi kulturore në
Kosovë, ku pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian trajtohen si të barabartë nga shteti dhe
nga shoqëria, ku kanë qasje dhe mundësi të barabarta sikur të gjithë qytetarët e tjerë dhe ku romët,
ashkalinjtë dhe egjiptianët njohin të drejtat dhe detyrat e tyre.
Përmes një sërë veprimesh avokuese, konsorciumi ka ndikuar në ndërtimin e kornizës ligjore dhe politikat
e Qeverisë dhe ka ndikuar në marrjen e vendimeve që kanë avancuar përfshirjen sociale të komuniteteve
rom, ashkali dhe egjiptian. Duke mobilizuar bashkëpunëtorët në nivel lokal dhe nacional, konsorciumi
krijoi me sukses sinergjinë e nevojshme për të rritur dhe avancuar politikat dhe integrimin institucional të
intervenimeve që tashmë ishin testuar dhe zbatuar me sukses.
Përmes Ligjit për Skemën e Ndihmës Sociale, synohet të mirëmbahet dhe forcohet rrjeti i sigurisë sociale
në Kosovë për të reduktuar varfërinë dhe për të inkurajuar punësimin. Ky ligj ka për qëllim të promovojë
përfshirjen dhe barazinë, si dhe të eliminojë diskriminimin. Ai rregullon skemën e ndihmës sociale, duke
ofruar mbështetje dhe ndihmë financiare të përkohshme për familjet në nevojë. Me një reformë të tillë,
synohet të përmirësohet ndihma sociale deri në miratimin e një projektligji të ri, i cili do të ofrojë mundësi
të shumta për përfituesit dhe do të avancojë sistemin e asistencës sociale.
Objektivi i shërbimit
Qeveria e Kosoovës ka zhvilluar dhe synon avancimin e mëtutjeshem të politikave dhe programeve
sociale, duke u bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare për skemat dhe politikat sociale, duke
prioritizuar skemat e mbështetjes financiare me qëllim sigurimin e mirëqenies sociale të fëmijëve,
familjeve, grupeve të cenueshme, dhe qytetarëve si dhe rritjen e mirëqenies për fëmijët dhe familjet në
nevojë. Politikat sociale janë ndër shtyllat bazë në avancimin dhe sigurimin e qëndrueshmërisë së
skemave për qytetarët dhe familjet në nevojë për mbështetje përmes implementimit të programeve dhe
masave që ofrohen nga niveli lokal dhe qendror, dhe që drejtpërdrejt kanë ndikuar në ngritjen e
mirëqenies për qytetarët e Kosovës. Sistemi i mbrojtjes sociale në Kosovë luan një rol vendimtar në
sigurimin e mirëqenies dhe sigurisë së fëmijëve, duke përfshirë edhe grupet e tjera të cenueshme.
Zyrtarët përkatës publik kanë komunikim direkt me palët përfituese të skemave sociale dhe shërbimeve të
tjera në sistemin e mbrojtjes sociale, dhe për këtë arsye, luajnë një rol kyc në mbrojtjen e përfituesve të
këtyre shërbimeve, dhe kontribuojnë në një përpjekje kolektive në promovimin e mirëqenies së
qytetarëve. Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë (TdhK) do të kontraktojë një ekspert
lokal i/e cila ka kapacitete njerëzore, etike, profesionale dhe teknike për përpilimin e modulit të
trajnimit për trajtimin profesional të grupeve dhe komuniteteve të cenueshme. Ky manual trajnimi do të
përfshijë teknikat e trajtimit dhe komunikimit profesional për zyrtarët publik që operojnë në fushën
e mbrojtjes sociale dhe shërbimeve sociale, integrimin e njohurive më të përditësuara për skemat sociale
dhe shërbimet e tjera fuqizuese të mbrojtjes sociale në vend, dhe me rëndësi të vecantë, rolet e zyrtarëve
përkatës publik dhe qasjet e tyre bashkëpunuese për mbrojtjen e përfituesëve të këtyre shërbimeve.
Objektivat kryesore të këtij angazhimi përfshijnë përpilimin e një moduli trajnimi gjithëpërfshirës mbi
trajtimin profesional të grupeve dhe komuniteteve të cenueshme – si përfitues në kuadër të Skemave
Sociale, duke integruar këtu shërbimet e tjera të fuqzimit të familjes, dhe shërbime tjera përkatëse të

mbrojtjes sociale në përgjithësi. Ky modul, poashtu, do të përfshijë të shpjeguar detajisht rolet e zyrtarëve
përkatës publik dhe komunikimin e tyre në raport me përfituesit, qasjet e tyre bashkëpunuese për
mbrojtjen e grupeve dhe komuniteteve të cenueshme, si dhe lehtësimin e identifikimit dhe zbatimit të
veprimeve kolektive ndërmjet institucioneve të ndryshme.
Objektivi dytësor është rritja e aftësive dhe kompetencave të një grupi të përzgjedhur trajnerësh, duke i
fuqizuar ata të ofrojnë sesione trajnimi me cilësi të lartë për zyrtarët përkatës publik në temën në fjalë.

PËRSHKRIMI I PUNËS:

  • Funksione thelbësore të konsulencës:
  • Eksperti do të kryejë detyrat e tyre në lidhje me statutin e TdhK dhe Politikën e Mbrojtjes së
    Fëmijëve të TdhK.
  • Eksperti do të marrë përsipër dhe do të kryejë detyrime në interes të TdhK në të gjitha rrethanat.
  • Eksperti do të drejtojë aktivitetet dhe angazhimet e tyre pavarësisht nga bindjet politike, racore
    apo fetare.

I. Përgjegjësitë:
Në bashkëpunim të ngushtë me TdhK dhe partnerët, eksperti/ja do të kenë përgjegjësitë në vijim:

  • Të analizojë në mënyrë të detajuar dhe të plotë legjislacionin, literaturën, politikat dhe praktikat
    ekzistuese në lidhje me trajtimin profesional të grupeve dhe komuniteteve të cenueshme në kuadër
    të Skemave Sociale, dhe sistemin e mbrojtjen sociale në përgjithësi në Kosovë;
  • Të draftojë modulin e trajnimit: “Modul trajnimi për trajtimin profesional të grupeve dhe
    komuniteteve të cenueshme”, dukë integruar këtu, përvec Skemave Sociale, edhe shërbimet e tjera të
    fuqizimit të familjes, dhe shërbime përkatëse të mbrojtjes sociale në përgjithësi.   
  • Të inkorporojë një pasqyrë gjithëpërfshirëse të sistemit të Skemave Sociale, duke theksuar rolet dhe
    përgjegjësitë e profesionistëve në mbrojtjen e fëmijëve dhe strategjitë për bashkëpunimin
    ndërinstitucional;
  • Të zhvillojë materiale trajnimi, duke përfshirë agjendën, prezantime, studime të rasteve, skenarë
    praktikë, ushtrime ndërvepruese dhe mjete vlerësimi;
  • Të përshtatë përmbajtjen për t’iu përshtatur nevojave specifike të grupeve të ndryshme profesionale
    brenda sektorit të mbrojtjes së fëmijëve;
  • Të hartojë një program gjithëpërfshirës të Trajnimit të Trajnerëve (TpT) që mbulon metodat e
    avancuara të trajtimit profesional të grupeve dhe komuniteteve të cenueshme – si përfitues të
    Skemave sociale, dhe informata të nevojshme rreth qasjeve të tyre bashkëpunuese dhe komunikimin
    efektiv;
  • Të ofrojë TpT për një grup të përzgjedhur trajnerësh, duke i pajisur ata për të ofruar në mënyrë
    efektive trajnimin e zyrtarëve përkatës publik për temën në fjalë;
  • Forcimi i aftësive lehtësuese, komunikuese dhe prezantuese të trajnerëve;
  • Angazhimin e plotë dhe proaktiv në bashkëpunim me partnerët;
  • Njoftojnë dhe raportojnë lidhur me punën e realizuar tek Tdh dhe partnerët;
  • Mbajtjen e qasjes neutrale dhe profesionale gjatë gjithë procesit;
  • Kryerjen e detyrave duke respektuar statutin e Tdh-së dhe Politikën e Tdh-së për mbrojtjen e
    fëmijëve.

II. Koha
Detyra është paraparë të kryhet brenda 10 ditëve të punës brenda periudhës nga muaji tetor 2024 deri në shkurt 2025.

* Datat vendosen pas një marrëveshjeje të ndërsjellë midis Ekspertit/Ekspertes, parnerëve dhe Terre des
hommes në Kosovë.

III. Kriteret e Përzgjedhjes

  • Diplomë universitare në drejtësi, shkenca sociale ose fusha të tjera të ngjajshme.
  • Së paku 5 vite përvojë pune në hartimin e analizave, modulet të trajnimeve, studimeve,
    dolumenteve përkatëse në fushën e politikave sociale me fokus në fushën e mbrojtjes sociale me
    fokus tek përfshirja e grupeve të cenueshme;
  • Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme analitike dhe konceptuale;
  • Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme në shkrim dhe komunikim;
  • Duhet të ketë njohuri të mira për legjislacionin për sistemin e mbrojtjes dhe fushës sociale, me
    fokus tek mbrojtja dhe trajtimi profesional i grupeve dhe komuniteteve ë cenueshme;
  • Të ketë njohuri të mira për sistemin dhe legjislacionin e skemave sociale dhe mbrojtjes sociale;
  • Të ketë përvojë dhe punë të dëshmuar me institucione nga sektori shoqëror dhe organizata që kanë fokus përfshrijen e grupeve të cenueshme në politika dhe reforma sociale;
  • Duhet te ketë përvojë të dëshmuar të bashkëpunimit efektiv me institucionet publike në nivelin
    qendror dhe lokal, ofruesit e shërbimeve publike dhe OJQ-të;
  • Përvojë pune në mbajtjen e trajnimeve për trajnerë dhe trajnimeve profesionale.
  • Aftësi prezantuese efektive dhe fleksibilitet për t’iu përshtatur audiencave me prejardhje të
    ndryshme;
  • Materiale të publikuara të dokumentuara.
  • Aftësi të shkëlqyeshme në koordinim, komunikim dhe organizim;
  • Njohja e kontekstit në Kosovë dhe rajon dhe përvoja praktike e punës në vend është një avantazh
    i fuqishëm.

Kriteret                                                                                                                                           Maksimumi i pikëve
Përvoja e ekspertit në procese të këtilla angazhimi (të bashkëngjitet CV).                        30
Vlerësimi bëhet në bazë të kualifikimeve dhe përvojës.

Metodologjia e propozuar për realizimin e shërbimit është e përshtatshme,                     35
ndërsa plani i punës është real dhe e përmbush qëllimin.

Oferta financiare                                                                                                                            35
Totali                                                                                                                                                100

Si të aplikoni?
Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe t’i dorëzojnë
dokumentet e mëposhtme në [email protected]

  • CV professionale në gjuhën angleze;
  • Një letër të motivimit;
  • Metodologjinë e punës;
  • Ofertën financiare neto;

Aplikimi për këtë shërbim do të jetë i hapur nga 11 tetor deri më 24 tetor, në orën 17:00. Ju lutem të
shkruani “Ekspert lokal për përpilimin e modulit të trajnimit për trajtimin profesional të grupeve dhe
komuniteteve të cenueshme.” në subjekt të email-it.
Ju lutemi vini re se aplikacionet e pranuara pas afatit nuk do të merren parasysh.
Politika për Mbrojtjen e Fëmijëve:
Të zotohet për të respektuar Menaxhimin e Rrezikut të Tdh-së d.uke përfshirë: Kodin Global të
Mirësjelljes, Zotimet për Mbrojtjen e Fëmijëve, Politikën Anti-Mashtrim/Korrupsion. Politikën e Sigurimit
dhe Rregullorën e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave.
Për shkak të numrit të madh të aplikimeve, TdhK nuk mund t’i përgjigjet të gjithëve individualisht. Ju
lutemi kini parasysh se vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të kontaktohen.