Zyrtar(e) i/e Lartë për Financa, Raportim dhe Analiza
Data e publikimit
23/11/2020
Data e perfundimit
07-12-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Fondi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë (FSDK) shpallë:
Konkurs për vend pune
- Titulli: Zyrtar(e) i/e Lartë
- Njësia: Për Financa, Raportim dhe Analiza
- Raporton: Drejtorit Menaxhues të FSDK-së apo Udhëheqësit të Njësisë kur aplikohet.
- Niveli: Niveli – I, Zyrtar i Lartë
Përshkrimi:
Njësia për Financa, Raportim dhe Analiza është përgjegjëse të sigurojë kontrollin e planifikimit dhe ekzekutimit të buxhetit, kontabilizim financiar, menaxhimin dhe aktivitetet e raportimit, si dhe aktivitetet e analizave dhe trendeve të treguesve financiar që mbështesin vendimet strategjike të FSDK-së.
Zyrtari i Lartë për Financa është përgjegjës për hartimin fillestar të buxhetit vjetor të FSDK-së, mirëmbajtjen e regjistrave kontabël të të ardhurave dhe shpenzimeve sipas politikave dhe procedurave të vendosura, raportimin financiar dhe koordinimin e procedimit të pagesave në harmoni me politikat e brendshme të Njësisë për Financa, Raportim dhe Analiza.
Detyrat dhe Përgjegjësitë e Zyrtarit të Lartë:
- Përgjegjës/e për mbështetjen në hartimin fillestar të buxhetit vjetor të FSDK-së, duke përfshi projeksionet e të ardhurave dhe shpenzimeve siç sugjerohet nga analiza dhe kontributet e njësive dhe funksioneve në harmoni me Politikat e Buxhetit të aprovuara nga Bordi
- Përgjegjës/e për mirëmbajtjen dhe raportimin kontabël dhe financiar të të gjitha hyrjeve dhe daljeve
- Përgjegjës/e për mbajtjen dhe menaxhimin e Petty Cash-it sipas Politikave të miratuara nga Bordi
- Përgjegjës/e për operacionet financiare dhe përgatitjet e urdhër transfereve të të gjitha pagesave sipas autorizimeve në kuadër të Njësisë.
- Përgjegjës/e për mbështetjen në përgatitjen e pjesës së të dhënave dhe përformancës financiare në Raportin Vjetor të FSDK-së.
- Përgjegjës/e për raportime tjera financiare të jashtme (p.sh. kundrejt rregullatorëve dhe kreditorëve).
- Përgjegjës/e për mbështetjen e Njësisë në koordinimin e procesit të Audimit të jashtëm dhe atij të brendshëm.
- Përgjegjës/e për menaxhimin e arkivit dhe të gjitha dosjeve financiare të FSDK-së.
- Kryejë detyra tjera sipas caktimit të Drejtorit Menaxhues të FSDK-së dhe Udhëheqësit të Njësisë kur aplikohet.
Kualifikimet:
- Diplomë Universitare në Ekonomi; Administrim Biznesi; Financa; Shkenca Matematikore; ose në ndonjë fushë tjetër lidhur ngushtë më të.
- Preferohet koncentrimi në Banka dhe Financa.
Përvoja e kërkuar:
- Së paku 3 vjet përvojë pune profesionale në operacione financiare;
Njohuri, Aftësi dhe gatishmëri tjera të kërkuara:
- Njohuri të mirë të gjuhës Angleze me shkrim dhe në të
- Njohuri të parimeve të kontabilitetit dhe raportimit
- Aftësi për mendim analitik dhe strategjik. Qëndrim proaktiv, të vendosur dhe të
- Aftësi për të punuar në grup; dhe kryerjen e detyrave të shumta në të njëjtën kohë;
- Qasje fleksibile ndaj detyrave të ndryshme dhe orarit të punës.
- Njohuri të azhurnuara të aplikacioneve aktuale kompjuterike financiare, si dhe programeve të Microsoft
- Gatishmëri për të avancuar njohuritë në fushat e kërkuara nga përgjegjësitë dhe detyrat.
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentet në vijim:
- CV të detajuar (të shënohet e-mail adresa në CV për kontaktim me shkrim nga FSDK).
- Letrën motivuese ku theksohet interesimi për pozitën.
- Kopjet e diplomave, ndërsa diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të njohura /nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it; Kopje të çertifikatave profesionale.
- Dëshmitë e përvojës punës (Kontratat mbështetur me dëshmi të gjendjes së trustit).
Si të aplikoni:
- Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 7 Dhjetor
- Mund të aplikoni përmes postës elektronike në adresën: [email protected] duke bashkangjitur komplet dosjen, ose t’a dorëzoni në zarf në zyret e FSDK-së (adresa: Rr. Pashko Vasa, p.n, Kati i I-rë, Lagjja “ Qyteza Pejton”).
- Kandidatët e përzgjedhur për testim do të njoftohen me e-mail brenda 7 ditëve kalendarike nga data e mbylljes së
- Kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të informohen brenda 7 ditëve kalendarike pas datës së
Aplikacionet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.
Apliko këtu