Zyrtar për validim të modeleve
Data e publikimit
05-04-2023
Data e perfundimit
01-06-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Banka
KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE
Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:
Zyrtar për validim të modeleve (1 vend pune)
Departamenti për Menaxhimin e Riskut
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës kryesor për rishikim të pavarur për të gjitha modelet e aplikuara në Bankë ;
- Përgjegjës për dokumentacionin gjithëpërfshirës të kornizës dhe procesit të validimit të modelit – hartim, zbatim, funksionim dhe performancë të sistemit për çdo klasë të rrezikut duke përfshirë testim periodik dhe validim;
- Përgjegjës për vlerësimin e përshtatshmërisë dhe metodologjive që përfshinë proces sistematik të vlerësimit të qëndrueshmërisë, konsistencës dhe saktësisë së modeleve;
- Kryen analiza me qëllim të avancimit të modeleve për humbjet e parashikuara kreditore;
- Kalkulimet për mjetet e peshuara me rrezik dhe stress testet e ndryshme;
- Ofron mbështetje për modelet për menaxhimin e rrezikut sipas shkallëve dhe vlerësimin e rrezikut për shkallë (Rating/Scoring);
- Kryen kalkulimin e modeleve për kapital ekonomik, apo të mjaftueshmerisë së kapitalit sipas qasjeve standarde apo te avancuara të Baselit;
- Në bashkëpunim me të gjitha linjat e rrezikut dhe zhvillimit të biznesit bën avancimin e të gjitha metodologjive të përdorura në Bankë;
- Menaxhon e të gjitha projektet për metodologji dhe modelime statistikore;
- Mbështet Departamentet dhe Degët e Bankës, në ofrim e udhëzimeve në lidhje me risqet e mundshme;
- Kryen detyra tjera relevante të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.
Kualifikimet ;
- Fakulteti i Teknologjisë Informative, Matematikë të Aplikuar, Ekonometri apo Inxhinier;
- Rekomandohet njohuri të mira nga Ekonometria, Matematike dhe Statistikë;
- Preferohet njohje e një nga programet statistikore – SPSS, SAS, Python, excel etj;
- I fokusuar ne zhvillimet nga fushat e menaxhimit me të dhëna, analitike te avancuar apo parashikuese, Intelegjence Artificiale, Teknologji Financiare etj.
- Njohje e mirë e Gjuhës Angleze ;
- Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikuese.
Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com
Afati i aplikimit është deri më datë 11 Prill 2023 ora 16:00.
Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.