Zyrtar për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Data e publikimit
18-11-2022
Data e perfundimit
02-06-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Administratë
KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE
Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:
Zyrtar për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
- Departamenti i Pajtueshmërisë së Përgjithshme (1 vende pune)
Detyrat dhe përgjegjësitë :
- Këshillon dhe mbështetë departamentet dhe degët rreth çështjeve të mbrojtjes së të dhënave personale në përputhej me Ligjin në fuqi;
- Zbatimin e ligjit dhe dokumenteve të brendshme për mbrojtjen e të dhënave personale në bankë jo edhe për aspektin teknik;
- Kujdeset që banka është të jetë në pajtueshmëri me legjislacionin dhe aktet e tjera ligjore që lidhen me mbrojtjen e të dhënave personale;
- Koordinon dhe monitoron brenda bankës zbatimimin e legjislacionit dhe akteve të tjera ligjore që lidhen me mbrojtjen e të dhënave personale, përfshirë parimet që rregullojnë mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave, dhe njoftimin dhe komunikimin e shkeljeve të të dhënave;
- Informon dhe këshillon Bankën, për detyrimet sipas ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe rregullatives për GDPR;
- Ndjek ndryshimet në ligje dhe rregullore për mbrojtjen e të dhënave personale dhe nxjerr rekomandime për të siguruar pajtueshmërinë me to;
- Përgadit politika, procedura dhe dokumentet e tjera të brendshme për mbrojtjen e të dhënave personale;
- Nxitë një kulturë të përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave personale duke zhvilluar trajnime për ndërgjegjësimin për ngritjen e vetëdijes në Bankë;
- Së bashku me Menaxherin e Departamentit të Pajtueshmërisë së Përgjithshme veprojnë si pikë kontakti për autoritetet përkatëse brenda Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale;
- Kryen kontrolle me vetiniciativë, ka të drejtë të konsultojë, të heq, të transkriptojë ose të kopjojë të dhëna personale të cilat i ndesh gjatë kontrolleve në harmoni me dispozitat ligjore; (nuk kryen kontrolle për çështje teknike të aspektit të Teknologjisë Informative dhe Sigurisë së Informacionit);
- Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
Kualifikimet
- Fakultetin Juridik, apo ngjashëm;
- Përparësi do të kenë kandidatët me diplomë të fakultetit Juridik;
- Të ketë shkathtësi analitike dhe vlerësuese;
- Të ketë përvojë pune në institucione financiare minimum 2 vite;
- Përvoja në fushën Mbrojtjes së të dhënave personale do të ketë përparësi, ndërsa do të diskutohen edhe përvojat në fushën e Pajtueshmërisë, Auditimit;
- Të ketë njohuri të gjëra të ligjeve dhe rregulloreve për Mbrojtjen e të Dhënave Personale;
- Të ketë njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës Angleze dhe Shqipe;
- Aftësi për punë ekipore;
- Të ketë komunikim dhe bashkëpunim shumë të mirë kolegial.
Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com
Afati i aplikimit është deri më datë 24 Nëntor 2022 ora 16:00.
Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.
Apliko këtu