www.ofertapune.net Zyrtar për kredi retail në Ekspoziturën e Bankës | PunaIme

Zyrtar për kredi retail në Ekspoziturën e Bankës

Kompania

NLB Banka

Lokacioni

Vushtrri

Data e publikimit

14-11-2024

Data e perfundimit

04-12-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Banka

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall

KONKURS

PËR ZGJEDHJEN E KANDIDATIT PËR VENDIN E PUNES:

Zyrtar për kredi retail në Ekspoziturën e Bankës në Vushtrri (një vend pune, për kohë të caktuar; zëvendësim deri në kthimin e të punësuarës nga pushimi i lehonisë)

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit ose administrimit të biznesit; Obligohet se paku 2 vite përvojë në shërbimet me klientë;
  • Njohuri të mirë të financave dhe shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
  • Njohuri të avancuara të Microsoft Office.
  • Preferohet njohja e gjuhës angleze;
  • Obligohet posedimi i patentë shoferit kategoria ‘B’.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Marketingu i kredive si dhe promovimet për produktet kreditore;
  • Dhënia dhe pranimi i kërkesave për kredi te ndryshme dhe dokumentacioneve përcjellëse sipas procedurave;
  • Sqarimet lidhur me llojet, kushtet, kohen dhe dokumentacionin përkatës për të gjitha llojet e kredive, garancione, mbështetje financiare, sigurim ofertash, letra qëllimore etj.;
  • Ndihëm dhe udhëzime profesionale lidhur me te gjitha fazat e zhvillimit te kërkesave kreditore;
  • Grumbullimi i informatave për aplikuesit dhe monitorimi i kredive;
  • Përcjellja ditore e gjendjes se kredi marrësve dhe kthimi i kredive;
  • Përpilimi i raporteve te ndryshme për te gjitha produktet kreditore te lejuara, aktive dhe të vonuara;
  • Evidentimi, renditja, vendosja, kujdesi dhe ruajtja e dokumentacioneve përkatëse sipas procedurave;
  • Përcjelljen e portofolios kreditore dhe përcjelljen e përhershme te informacioneve rreth procedurave mbi produktet kreditore duke përfshi edhe trajnimet e ndryshme;
  • Bënë vizita klientëve në vendin e punës apo ne shtëpi me qëllim që të verifikon informatat e dhëna në aplikacionin e kredisë;
  • Paraqet rekomandimet te Këshilli Kreditor lidhur me vlefshmërinë kreditore të klientëve;
  • Informon aplikuesit e kredive me vendimet e marruara nga Këshilli Kreditor;
  • Me rastin e licencimit nga BQK do të kryej detyrat e agjentit për ofrimin e shërbimeve të sigurimeve jetësore në cilësinë e ndërmjetësuesit gjatë operacioneve ditore në interaksion me klientët e Bankës.
  • Zbatimi i procedurave të përcaktimit të bonitetit dhe limitit të futjes borxh të klientit siç është definuar me politikën e menaxhimit me riskun kreditor si dhe me rregulloren mbi përcaktimin e bonitetit të klientit;
  • Mbikëqyrja e zbatimit të aktiviteteve të rregullta periodike për verifikimin e bonitetit të klientëve ekzistues sipas nevojës edhe ri kategorizimi i tyre, si dhe puna operative me rastin e zbatimit të aktiviteteve;
  • Ju ofron klientëve produktet e depozitave dhe tërheqjen e tyre në Bankë;
  • Promovon dhe monitoron shkallën e digjitalizimit në mënyrë pro-aktive në bazë të klientëve ekzistues dhe të rinj;
  • Për punën e vet i përgjigjet Udhëheqësit të drejtpërdrejt.
  • Sipas kërkesës së udhëheqësit të drejtpërdrejt kryen edhe punë dhe detyra të tjera nga fushëveprimi i vendit të punës.

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://nlb-kos.com, deri më 23 nëntor 2024. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit si dhe CV-ja