www.ofertapune.net Zyrtar për Financa dhe Administratë (Benghazi - Libi) | PunaIme

Zyrtar për Financa dhe Administratë (Benghazi – Libi)

Kompania

Shield Recruitment&HR

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

11-03-2024

Data e perfundimit

22-04-2024

Lloji i orarit

Full Time

Shield Recruitment & HR kërkon Zyrtar për Financa dhe Administratë 1 (një vend pune) për klientin e saj në Benghazi- Libi,  kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Organizon dhe mbikëqyr punën në financa dhe buxhet;
  • Kontrollon zbatimin e rregullave për financa dhe buxhet;
  • Planifikon pagesat dhe bene pergatitjen e buxhetit në bashkëpunim me Menaxherin e projektit;
  • Kryen te gjitha pagesat,
  • Përgatit raportet financiare;
  • Mirëmbane aspektet administrative te zyres;
  • Kontrollon përdorimin e mjeteve financiare dhe të buxhetit për objektivat për të cilat janë përcaktuar;
  • Rregjistrimin e faturave të shitjeve dhe blerjeve, kontrolli detajuar i elementeve të faturave dhe kontabilizimit të tyre;
  • Regjistrimi i transaksioneve i bankave, ecurinë e gjendjeve në llogaritë kontabël;
  • Detyra të tjera që lidhen me punën dhe përgjegjesitë brenda Departamentit të Financës.Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
  • Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indikative.

Kualifikimet:

  • Fakulteti Ekonomik;
  • Së paku 3-5 vite përvojë punë fushën profesionale;
  • Njohuri pune të programeve Microsoft office (Word, Excel, Outlook);
  • Njohja e Gjuhës Angleze;
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe të punes në ekip;
  • Vetë-motivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjesi;
  • Aftësi të mira organizative;
  • Kualifikimet e lartë shënuar janë indikative.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR  https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 18 Mars 2024 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.