Zyrtar Kryesor Financiar dhe të Thesarit (Alb/Srb)
Data e publikimit
04-11-2024
Data e perfundimit
05-12-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Në bazë të funksioneve dhe kompetencave që parashihen në nenin 21, lidhur me nenin 17 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike (Ligji nr.03/L-087), i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-111 dhe Ligjin nr.05/L-009 për NP, Bordi i Drejtorëve të KRU “Prishtina” Sh.A., vendosi të shpall këtë:
KONKURS PUBLIK
Për plotësimin e pozitës
- ZYRTAR KRYESOR FINANCIAR DHE TË THESARIT
Titulli i punës: ZYRTAR KRYESOR FINANCIAR DHE TË THESARIT
Vendi: Prishtinë
Ndërmarrja: Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” Sh.A.
I përgjigjet: Bordit të Drejtorëve dhe Kryeshefit Ekzekutiv
Paga: 1,900.00 €
Mandati: 3 vite
Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
Bordi i Drejtorëve dëshiron të sigurohet që të gjithë kandidatët potencial të jenë persona me integritet të lartë të cilët i plotësojnë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1, si dhe plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 pikat (d), (f), (k) dhe (l) të Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe kanë përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë. Përveç këtyre kushteve të përgjithshme, kandidatët duhet të plotësojnë edhe këto kushte të veçanta:
- Kandidati/ja duhet të ketë diplomë universitare nga fusha e financave dhe/ose kontabilitetit dhe përvojë të konsiderueshme profesionale në këto fusha. Diploma pas-universitare në këto fusha konsiderohet përparësi.
- Të këtë së paku 5 vite përvojë pune në menaxhim të dëshmuar në financa dhe/ose kontabilitet.
- Të jetë kontabilist i certifikuar sipas një programi në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Edukimit (SNE) dhe sipas udhëzimeve të Federatës ndërkombëtare të Kontabilistëve (FNK). Certifikimi si auditor konsiderohet përparësi.
- Të këtë njohuri në interpretimin e Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SNK) dhe të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF) në bazë të cilave raporton Ndërmarrja.
- Të këtë integritet të lartë moral e profesional.
- Të këtë aftësi të dëshmuara në menaxhim financiar.
- Njohuri të avancuara në përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe pakove standarde softuerike.
- Aftësi ndër-personale.
- Aftësi për udhëheqje për arritjen e objektivave të përgjithshme të ndërmarrjes.
- Njohja e gjuhës angleze konsiderohet përparësi.
- Preferohen kandidatë me përvojë pune në ndërmarrjet korporata tjera me madhësi dhe kompleksitet të lartë.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Zyrtari Kryesor Financiar (ZKF) do të menaxhoj çështjet financiare të kompanisë nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e KE-së, Bordit të Drejtorëve dhe Komisionit të Auditimit në përputhshmëri me legjislacionin primar dhe sekondar për menaxhimin e Ndërmarrjeve Publike.
- Mirëmbajtjen e llogarisë së kompanisë të azhurnuar dhe të saktë.
- Themelimin dhe udhëheqjen e të gjitha kontrolleve të brendshme financiare, duke përfshirë blerjet, pranimet e parave të gatshme dhe pasuritë themelore.
- Monitoron llogaritë e pagueshme dhe koordinon pagesën e faturave dhe blerjet speciale.
- Rishikon shpenzimet e të punësuarve për të siguruar pajtueshmëri me politikat e kompanisë dhe buxhetin para pagesës së tyre.
- Përgatitë të dhënat e kompanisë për auditim në fund të vitit.
- Koordinon funksionet tjera të biznesit, siç janë dhënia me qira e objekteve dhe pajisjeve, si dhe bashkëpunon me KE dhe zyrën apo funksionin e prokurimit të kompanisë.
- Menaxhon thesarin e kompanisë, vendos dhe përgatitë buxhetin dhe çfarëdo detyre tjetër financiare të përcaktuar nga KE apo BD.
- Përgatitë dhe raporton për gjendjen financiare të kompanisë në përputhje me standardet ndërkombëtare të raportimit financiar dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Bashkëpunon me auditorin e jashtëm për çështje të auditimit dhe bën implementimin e rekomandimeve të cilat dalin si rrjedhojë e një auditimi të brendshëm, të jashtëm ose nga çfarëdo organi tjetër këshillues apo ofrues i sigurisë.
- Bashkëpunon me zyrtarët tjerë të Ndërmarrjes siç janë: Kryeshefi Ekzekutiv, Auditori i Brendshëm dhe Sekretari i kompanisë për të ndihmuar në arritjen e objektivave të Organizatës.
Procedura për aplikim:
Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim:
- Aplikacioni i cili mund të shkarkohet nga uebfaqja e kompanisë (www.kru-prishtina.com);
- Një C.V. e detajuar (preferohet në shabllonin Europass);
- Kopja e letërnjoftimit ose pasaportës;
- Letër motivimi (maksimum 500 fjalë);
- Kopjet e diplomave mbi kualifikimin arsimor, nostrifikimin për diplomat e marra jashtë vendit;
- Kopjet e certifikimeve përkatëse;
- Dëshmi për përvojën e punës/vërtetim i lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimeve në atë pozitë;
- Pasqyrat e kontributeve pensionale (nuk kërkohet për përvojat e punës para themelimit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, dhe për ato përvoja kur punëdhënësit nuk kanë qenë të detyruar të paguajnë në këtë institucion);
- Deklarata nën betim sipas neneve 17.1 dhe 17.2 të Ligjit të NP e cila mund të shkarkohet nga uebfaqja e kompanisë;
- Certifikatë nga gjykata kompetente që nuk është duke u zhvilluar procedurë penale dhe që nuk është i dënuar për kryerjen e ndonjë vepre penale (jo më e vjetër se 6 (gjashtë) muaj nga data e lëshimit);
- Vërtetim mbi aftësinë mjekësore për të vepruar (Lëshuar nga Drejtoria e Mirëqenies Sociale)
Dokumentacioni i kompletuar të dërgohet i skanuar (në cilësi të mirë) në e-mail adresën [email protected]. Në subjekt të shënohet titulli i pozitës.
Konkursi mbetët i hapur tridhjetë (30) ditë kalendarike, afati i fundit për aplikim është 03.12.2024, deri në ora 16:00h CET.
Vërejtje: Kandidatët me dokumentacion të pakompletuar, të paplotësuar dhe jo-adekuat dhe jashtë afatit të konkurrimit, do të refuzohen.
Na osnovu funkcija i ovlašćenja predviđenih članom 21, u vezi sa članom 17 Zakona o javnim preduzećima (Zakon br. 03/L-087), izmenjen i dopunjen Zakonom br. 04/L-111 /L-009 za NP, Upravni odbor RKV “Priština” D.D., odlučio je da ovo objavi;
JAVNI KONKURS PUBLIK
Za popunjavanje pozicije
- GLAVNI SLUŽBENIK FINANSIJA I TREZORA:
Naziv pozicije : GLAVNI SLUŽBENIK FINANSIJA I TREZORA
Mesto: Priština
Kompanija: Regionalno Vodovodno Preduzeće “Priština” d.d.
Odgovori: Upravni odbor i glavni izvršni direktor
Plata: 1,900.00 €
Mandat: 3 godine
Uslovi i potrebne kvalifikacije:
Upravni odbor želi da osigura da svi potencijalni kandidati budu osobe visokog integriteta koje ispunjavaju kvalifikacione uslove prema članu 17.1, kao i da ispunjavaju kriterijume nezavisnosti prema članu 17.2 tačke (d), (f), (k) i (l) Zakona o javnim preduzećima i da imaju potrebno stručno iskustvo i obrazovanje potrebno za predmetnu poziciju. Pored ovih opštih uslova, kandidati moraju ispunjavati i ove posebne uslove:
- Kandidat mora imati visoku stručnu spremu iz oblasti finansija i/ili računovodstva i značajno profesionalno iskustvo u ovim oblastima. Postdiplomske diplome u ovim oblastima smatraju se prednošću.
- Najmanje 5 godina dokazanog upravljačkog iskustva u oblasti finansija i/ili računovodstva.
- Da bude sertifikovani računovođa po programu u skladu sa Međunarodnim standardima obrazovanja (SNE) i prema uputstvima Međunarodne federacije računovođa (FNK). Sertifikacija kao revizor se smatra prednošću.
- Ovo znanje u tumačenju Međunarodnih računovodstvenih standarda (MRS) i Međunarodnih standarda finansijskog izveštavanja (MSFI) na osnovu kojih Kompanija izveštava.
- Ovog visokog moralnog i profesionalnog integriteta.
- Dokazane veštine finansijskog upravljanja.
- Napredna znanja u korišćenju informacionih tehnologija i standardnih softverskih paketa.
- Interpersonalne veštine.
- Liderske veštine za postizanje opštih ciljeva preduzeća.
- Poznavanje engleskog jezika se smatra prednošću.
- Prednost imaju kandidati sa radnim iskustvom u drugim korporativnim preduzećima velike veličine i složenosti.
Glavne dužnosti i odgovornosti
- Glavni finansijski službenik (CFO) će upravljati finansijskim poslovima kompanije pod rukovodstvom i nadzorom EK, Borda direktora i Komisije za reviziju u skladu sa primarnim i sekundarnim zakonima za upravljanje javnim preduzećima.
- Održavanje računa kompanije ažurnim i tačnim.
- Uspostavljanje i upravljanje svim unutrašnjim finansijskim kontrolama, uključujući kupovine, gotovinske primitke i osnovna sredstva.
- Prati obaveze i koordinira plaćanje računa i posebne kupovine.
- Pregleda troškove zaposlenih kako bi se osigurala usklađenost sa politikom kompanije i budžetom pre isplate.
- Pripremite podatke kompanije za reviziju na kraju godine.
- Koordinira druge poslovne funkcije, kao što su iznajmljivanje objekata i opreme, kao i sarađuje sa EC i kancelarijom ili funkcijom nabavke kompanije.
- Upravlja trezorom kompanije, odlučuje i priprema budžet i sve druge finansijske zadatke koje odredi EK ili BD.
- Priprema i izveštavanje o finansijskoj situaciji kompanije u skladu sa međunarodnim standardima finansijskog izveštavanja iu skladu sa važećim zakonodavstvom.
- Sarađuje sa spoljnim revizorom po pitanjima revizije i sprovodi preporuke koje proizilaze kao rezultat interne ili eksterne revizije ili bilo kog drugog savetodavnog tela ili pružaoca bezbednosti.
- Sarađuje sa drugim zvaničnicima kompanije kao što su: glavni izvršni direktor, interni revizor i sekretar kompanije kako bi pomogao u postizanju ciljeva Organizacije
Procedura za prijavu:
Dokumentacija koja se podnosi za prijavu:
- Aplikacija koja se može preuzeti sa sajta kompanije (vvv.kru-prishtina.com);
- C.V. detaljan (po mogućnosti u Europass šablonu);
- Kopija lične karte ili pasoša;
- Motivaciono pismo (maksimalno 500 reči);
- Kopije diploma o školskoj spremi, nostrifikacija za diplome stečene u inostranstvu;
- Kopije relevantnih sertifikata;
- Dokaz o radnom iskustvu/uvjerenje o radnom stažu izdato od nadležnog zavoda za zapošljavanje, kojim se utvrđuje radno mjesto kao i trajanje angažovanja na toj poziciji;
- Izjave o penzijskim doprinosima (ne zahtevaju se za radno iskustvo pre osnivanja Kosovskog penzijskog štednog fonda, i za ona iskustva kada poslodavci nisu bili obavezni da plate u ovoj instituciji);
- Izjava pod zakletvom u skladu sa članovima 17.1 i 17.2 Zakona o JP koja se može preuzeti sa sajta kompanije;
- Uvjerenje nadležnog suda da se ne vodi krivični postupak i da nije osuđivan za krivično djelo (ne starije od 6 (šest) mjeseci od dana izdavanja);
- Uverenje o zdravstvenoj sposobnosti za rad (izdaje Uprava za socijalno staranje)
Popunjenu dokumentaciju poslati skeniranu (u dobrom kvalitetu) na e-mail adresu [email protected] U predmetu napišite naziv radnog mesta.
Konkurs ostaje otvoren trideset (30) kalendarskih dana, rok za prijavu je 03.12.2024.godine do 16:00 časova po srednjeevropskom vremenu.
Napomena: Kandidati sa nekompletnom, nekompletnom i neadekvatnom dokumentacijom i van konkursnog roka biće odbijeni.