www.ofertapune.net Zyrtar Kreditor, Zyrtar Kreditor Junior | PunaIme

Zyrtar Kreditor, Zyrtar Kreditor Junior

Kompania

KosInvest

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

26-09-2022

Data e perfundimit

31-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Banka

KosInvest hap konkurs pune për Prishtinë 

Zyrtar Kreditor (një) dhe Zyrtar Kreditor Junior (një)  

KosInvest Institucion Mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qëndrore e Kosovës, si pjesë e grupit Vision Fund International, që operon në 28 shtete të botës, përmes kredive është i angazhur në “Përmirësimin e jetesës së familjeve me të hyra të ulta dhe përkrahje të projekteve zhvllimore të komuniteteve me qëllim të rritjes së mirëqenies ekonomike të këtyre kategorive. 

Zyrtari Kreditor duhet të plotësoj kriteret:

  • Përvoja e mëparshme e punës në ndonjë Institucion Mikrofinanciar dhe / ose Bankë. 
  • Kërkohet që të ketë përvojë në kredidhënje dhe përvojë pune në teren.
  • Duhet të jetë i/e mirë për të punuar me njerëzit e komunitetit ku ne punojmë.
  • Preferohet të jeni nga komuniteti të cilin synojmë ta shërbejmë.
  • Të ketë njohuri të avancuara në fushën e biznesit dhe bujqësisë;
  • Veti të mira analitike, dhe njohja e pasqyrave financiare;
  • Njohja e zakoneve të klientëve në zonën e operimit;  
  • Kërkohet Fakulteti i Ekonomisë, i Bujqësisë ose relavante;
  • Aftësi shumë të mira në të shkruara dhe në të folur në gjuhën shqipe, preferohen në gjuhën serbe dhe angleze.
  • Shkathtësi kompjuterike në MS Word dhe EXCEL.
  • Është i/e obligueshëm të ketë patent shofer.  

Zyrtari Kreditor Junior duhet të plotësoj kriteret:   

  • Përvoja e mëparshme e punës në ndonjë Institucion Mikrofinanciar dhe / ose Bankë së paku 6muaj;
  • Të ketë njohuri bazike në fushën e biznesit dhe bujqësisë;
  • Duhet të jetë i/e mirë për të punuar me njerëzit e komunitetit ku ne punojmë;
  • Aftësi të mira komunikimi, negocimi dhe njohuri të shitjes;
  • Veti të mira analitike, dhe njohja e pasqyrave financiare;
  • Preferohet të jeni nga komuniteti të cilin synojmë ta shërbejmë;
  • Njohja e zakoneve të klientëve në zonën e operimit;
  • Student/e apo ata/ato të cilët e kanë përfundu Fakultetin Ekonomik, të Bujqësisë ose të ngjajshëm.
  • Që tregon interes për avancim profesional.  
  • Aftësi shumë të mira në të shkruara dhe në të folur në gjuhën shqipe, preferohen në gjuhën serbe dhe angleze.
  • Shkathtësi kompjuterike në MS Word dhe EXCEL.
  • Është i/e obligueshëm të ketë patent shofer.  

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

CV së bashku me referencat i dërgoni në adresën e mëposhtme: [email protected]

Kujdes: Shëno pozitën dhe rajonin përkatëse në CV dhe subjekt të emailit.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të kërkuara është 02 Tetor 2022.