Zyrtar i Teknologjisë Informative
Data e publikimit
22-11-2022
Data e perfundimit
04-06-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Teknologji e Informacionit
Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë
A) Rrethanat organizative
Me miratimin e Ligjit Nr. 06/L-079 për Efiçiencë të Energjisë (LEE), Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) është themeluar si entitet i pavarur, autonom dhe i qëndrueshëm, në mbështetje të objektivave të politikës për Efiçiencë të Energjisë së Republikës së Kosovës, duke promovuar, mbështetur dhe zbatuar masat e efiçiencës së energjisë, si dhe duke tërhequr dhe menaxhuar burimet financiare në mënyrë që të financojë dhe zbatojë projekte investimesh në fushën e Efiçiencës së Energjisë në një mënyrë të qëndrueshme.
Zyrtar i Teknologjisë Informative punësohet nga Drejtori Menaxhues i FKEE-së për një mandat tre (3) vjeçar, me një mundësi të riemërimit sipas Ligjit për Punën. Ai/ajo raporton te Udhëheqësi i Shërbimeve te Përgjithshme i FKEE dhe tek Drejtori Menaxhues, varësisht nga natyra e çështjeve
B) Roli dhe përgjegjësitë kryesore
Nën mbikëqyrjen e Drejtorit Menaxhues dhe Udhëheqësit të Shërbimeve të Përgjithshme, Zyrtari për Teknologji Informative është përgjegjës për ekzekutimin me cilësi të lartë dhe të koordinuar të detyrave / aktiviteteve të besuara atij / saj dhe shpërndarjen e rezultateve që kanë të bëjnë me këto detyra / aktivitete në kohë. Zyrtari për Teknologji Informative është përgjegjës për sigurinë, sistemet, komunikimet elektronike, përkthimin e njohurive dhe përvojave në fushën e Teknologjisë Informative në FKEE në përputhje me standardet, normat e vlefshme dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.
C) Detyrat dhe funksionet specifike si dhe rezultatet e pritshme kryesore
- Është përgjegjës për mbarëvajtjen e gjithë sistemeve të TI-së në FKEE dhe sigurinë e rrjetit dhe sistemit, përfshirë mbrojtjen nga rreziqet kibernetike (shërben edhe si zyrtar i sigurisë);
- Kujdeset për funksionin e të gjitha pajisjeve të teknologjisë informative për të krijuar një sistem funksional në përputhje me nevojat dhe kërkesat e FKEE-së;
- Bën instalimin, konfigurimin, përditësimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve te TI-se si: kompjuterë, lap-top, pajisje të rrjetit, printerë, skanerë, kamera të sigurisë etj.
- Ofron mbështetje teknike për të gjithë punëtoret e FKEE-së dhe përdoruesve të shërbimeve të FKEE-së
- Në baza ditore bënë ruajtjen e të dhënave për sistemet kryesore dhe informatat që janë me rëndësi për FKEE-në;
- Menaxhon dhe administron ueb faqen e FKEE -së dhe siguron qasje të lehtë dhe kualitative për vizitorët si dhe siguron që përmbajtja e ueb faqes të ruan shikueshmërinë.
- Shërben si mbikëqyrës i shërbimeve te kontraktuara te TI-se dhe pike kontakti për institucionet e Republikës së Kosovës dhe partneret e donatorët për fushën e TI-sëPërgjegjës për hartimin e politikave dhe procedurave të TI-së duke përfshirë edhe ato të sigurisë.
Ndër të tjera, është përgjegjës për:
- planifikim e ngritjes së kapaciteteve të TI-së në FKEE
- monitorimin e sistemeve të FKEE-së duke përfshirë edhe infrastrukturën e rrjetit.
- koordinimin e çdo investigimi të sigurisë në kuadër të TI-së dhe ekzekutimin e masave parandaluese duke përfshirë edhe dokumentimin e çdo shkeljeje/incidenti të sigurisë dhe vlerësimin e dëmit të tyre.
C) Kualifikimet, përvoja dhe aftësitë gjuhësore
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Diplomë Universitare – Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Teknologji Informative, ose ekuivalente (për kandidatët e diplomuar jashtë Kosovës, duhet të sigurohet prova e njohjes së diplomës në Kosovë);
- Përvojë punë profesionale 5 (pesë) vitenga të cilat të paktën tre (3) vite në detyra / aktivitete relevante, mundësisht si Zyrtar i Teknologjisë Informative;
- Njohuri të shkëlqyeshme për të paktën një nga gjuhët zyrtare në Kosovë dhe njohuri te mirë të gjuhës angleze;
- Trajnime ne programe ndërkombëtare, ose/dhe puna me sisteme komplekse paraqitet si përparësi
D) Shpërblimi
Sistemi i pagave: Shpërblimi bëhet sipas pakos konkurruese në përputhje me Rregulloren e Brendshme për Shpërblimin e Personelit të FKEE (R-OBPSh).
F) Të dhëna tjera
FKEE nuk është organizate buxhetore, marrëdhënia e punës themelohet sipas Ligjit të Punës.
Për më shumë detaje rreth FKEE: https://fkee-rks.net/
1. Përmbajtja e dokumenteve të aplikimit
Dokumentet e aplikimit duhet të përmbajnë së paku:
1) CV-në e hollësishme të aplikuesit
2) Letrën e motivimit përfshirë synimet e aplikuesit gjatë kohës së mandatit (jo më shumë se 3 (tri) faqe).
3) Kopje të diplomës (diplomave) për studimet e mbaruara universitare, përfshirë dëshminë e njohjes së diplomës (nëse aplikohet)
4) Kopje të dëshmisë se nuk ka qenë i dënuar (shiko kushtet e hollësishme në Seksionin C më lart)
5) Kopja e dokumentit përkatës që dëshmon shtetësinë.
Dokumentet e aplikimit mund të përgatiten në secilën prej tre (3) gjuhëve: shqip, serbisht ose anglisht.
Kopjet e çfarëdo dëshmie që tregon për kualifikimet, përvojën dhe aftësitë gjuhësore të aplikuesve janë të mirëseardhura.
2. Dorëzimi i aplikacioneve
Aplikimet, përfshirë të gjitha dokumentet e kërkuara, dorëzohen në [email protected] deri më
05 Dhjetor 2022, ora 16.00.
Aplikacionet që nuk i kanë të gjitha dokumentet e parapara (1-5 më lart) nuk do të merren parasysh nga komisioni vlerësues.