www.ofertapune.net Zyrtar i Marketingut | PunaIme

Zyrtar i Marketingut

Kompania

Mercurius Consulting

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

26-05-2023

Data e perfundimit

30-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

POZITA:                            Zyrtar i Marketingut

REFERENCA:                     MC-014/10-21

QYTETI:                            Prishtinë

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Kontabilitetit dhe Konsulencës, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Zyrtar i Marketingut. Ai ose ajo do të jetë përgjegjës për përkrahjen dhe realizimin e kampanjave e marketingut.

PËRGJEGJËSITË:

  • Të bëj koordinimin e marketingut mes kompanisë dhe agjencive apo partnerëve të jashtëm të marketingut me të cilat kompania ka marrëveshje bashkëpunimi.
  • Të krijoj përmbajtje të reja për komunikim me jashtë.
  • Të kontribuoj me ide në krijimin e përmbajtjeve me përgjegjësi sociale dhe kampanja specifike ditore.
  • Të monitoroj buxhetin e marketingut.
  • Të jep ide për materiale të marketingut dhe identitetin e brendit të kompanisë.
  • Të bëj mbledhjen dhe analizën e të dhënave nga fushatat e marketingut.

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Preferohen studimet bachelor në Marketing apo fushë ekuivalente.
  • Preferohet 1 vit përvojë pune në rolin e marketingut apo relevante.
  • Energjik dhe i/e shkathët që të komunikojë lehtësisht me të gjithë grupet e interesit.
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, komunikuese dhe prezantuese.
  • Aftësi të shkëlqyeshme organizative për të punuar i/e pavarur dhe në grup.

OFERTA:

  • Paga atraktive.
  • Orari i punës 40 orë në javë, nga e hëna deri të premten. Orar fleksibil një ditë në javë punë nga shtëpia.
  • Sigurim shëndetësor.
  • Kompensim i shpenzimeve të telefonit.
  • Laptop/PC personal me pajisje përcjellëse.
  • Mbështetje në zhvillimin e vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
  • Mundësi për të punuar në një kompani që i njeh vlerat e punëtorëve dhe me ekip fantastik.

APLIKIMI:

Të gjithë ju që posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 04.06.2023. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.