www.ofertapune.net Zyrtar i Licencimit | PunaIme

Zyrtar i Licencimit

Kompania

Banka Qendrore e Kosovës

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

22-09-2022

Data e perfundimit

26-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Ligj & Legjislacion

PËRSHKRIMI

SHPALLJE E VENDIT TË LIRË TË PUNËS 

Pozita: Zyrtar i Licencimit

Departamenti: Licencim dhe Standardizim

Divizioni: Licencimit

Niveli i gradës: 6

Raporton tek: Udhëheqësit të Divizionit të Licencimit/Drejtorit të DLS-së 

Detyrat dhe përgjegjësitë e punës: 

  • Zbaton Manualet dhe Procedurat e Licencimit dhe të gjitha rregullat e brendshme të  Departamentit;
  • Kontribuon në shqyrtimin, vlerësimin dhe analizimin e të gjitha aplikacioneve për licencim,  në pajtim me kornizën ligjore në fuqi;
  • Shqyrton, vlerëson dhe analizon, në rastet më të komplekse në bashkëpunim me Udhëheqësin  e Divizionit të Licencimit apo Drejtorin e DLS-së, të gjitha kërkesat e të institucioneve  financiare, të cilat i delegohen, në pajtim me kornizën ligjore në fuqi;
  • Kontribuon në analizimin e raporteve biografike dhe financiare të aksionarëve, drejtorëve dhe  menaxhmentit të lartë të institucioneve financiare; 
  • Përgatitë rekomandimet për aprovime/refuzime/revokime të kërkesave të deleguara drejtuar  Udhëheqësit të Divizionit të Licencimit, Drejtorit të DLS-së dhe Bordit Ekzekutiv;
  • Shqyrton të gjitha kërkesat për hapje, zhvendosje dhe mbyllje të degëve dhe zyrave të  institucioneve financiare;
  • Kontribuon në shqyrtimin e të gjitha kërkesave për licencim/regjistrim të agjentëve/brokerave të institucioneve financiare;
  • Kryen ekzaminimet e para hapjes në degët/zyrat e institucioneve financiare;
  • Mirëmban dosjet fizike dhe elektronike të institucioneve financiare duke përfshirë regjistrat për personat kyq (aksionarët, drejtorët dhe menaxherët e lartë), zyrat e institucioneve  financiare, agjentët dhe brokerat e institucioneve financiare;
  • Kontribuon në draftimin e politikave, procedurave, manualeve të licencimit, rregulloreve,  rregullave dhe udhëzimeve tjera të institucioneve financiare, të deleguara;
  • Mbështet bashkëpunimin e nevojshëm me të gjitha palët relevante të Departamentit;
  • Kryen të gjitha detyrat tjera të cilat i caktohen nga Udhëheqësi i Divizioni i Licencimit dhe  Drejtori i DLS-së.

Kualifikimet dhe përvoja e kërkuar: 

  • Diplomë bachelor në drejtimin; Juridik, Ekonomi, Financa dhe Kontabilitet;
  • Të ketë provojë punë tre (3) vite në financa, kontabilitet, apo në industrinë e sigurimeve.
  • Rrjedhshmëri në gjuhën shqipe dhe/ose serbe;
  • Njohje e gjuhës angleze e preferuar. 

Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme: 

  • Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim; 
  • Letrën përcjellëse (motivuese) ku theksohet interesimi për këtë pozitë;
  • Kopjet e diplomave, ndërsa diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të  njohura /nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës të lëshuar nga institucioni/organizata kompetente;
  • Raporti nga Trusti i cili e dëshmon periudhën kohore të përvojës së punës;
  • Dëshmi mbi identitetin dhe vendbanimin e përhershëm në Kosovë; 

Procedura e aplikimit: 

  • Afati i fundit për aplikim është 04 tetor 2022.
  • Aplikimi mund të bëhet online (https://hris.bqk-kos.org) përmes faqes zyrtare të BQK-së ose  përmes arkivit të BQK-së. Asnjë formë tjetër e aplikimit nuk do të merret parasysh.
  • Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni përmes faqes zyrtare : www.bqk-kos.org

Dokumentacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët të  cilët i plotësojnë kriteret e konkursit do të kontaktohen.