www.ofertapune.net Zyrtar i Lartë për MIS (Management Information System) | PunaIme

Zyrtar i Lartë për MIS (Management Information System)

Kompania

NLB Banka

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

23-05-2023

Data e perfundimit

26-01-2024

Lloji i orarit

Full Time

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall

KONKURS

PËR ZGJEDHJEN E KANDIDATIT PËR VENDIN E PUNES:

  • Zyrtar i lartë për MIS (Management Information System) në Sektorin për Raportim (një vend pune)

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në shkenca kompjuterike ose lëmi të ngjashme;
  • Njohuri në sisteme operative Windows XP,7,10.
  • Njohuri në Administrim dhe menaxhim në baza të të dhënave, fokus të veçantë në MS SQL Server, T-SQL;
  • Njohuri në menaxhim të shënimeve në XML dhe veglave përkatëse,
  • Njohuri në integrime të shënimeve në mes platformave të ndryshme;
  • Njohuri në analizë dhe dizajnimin e kërkesave të biznesit;
  • Njohuri në testim, implementim dhe dokumentim të softuerëve;
  • Së paku 3 vjet përvojë pune, në punët dhe detyrat e ngjashme me përshkrimin e detyrave për këtë vend te punës;
  • Aftësi të mira komunikuese;
  • Obligohet njohja e gjuhës angleze.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Të analizojë dhe krijoje raporte të ndryshme për nevojat e Bankës;
  • Të vlerësoje procesin e grumbullimit të shënimeve dhe integritetin e shënimeve për të gjitha të dhënat hyrëse që paraqiten në raporte;
  • Të analizojë, dokumentoje dhe mirëmban proceset e biznesit dhe rrjedhën e të dhënave;
  • Menaxhoje projekte të veçanta që kanë të bëjnë me raportim;
  • Të mbështesë linjat afariste në definimin e kërkesave afatshkurta dhe afatgjate;
  • Krijoje procedura dhe funksione në bazën e të dhënave për nxjerrjen e të dhënave që shfrytëzohen për raportim;
  • Krijoje aplikacione të bazuara në teknologjinë që përdoret në Bankë, për nevojat e biznesit me fokus në raportim;
  • Ekstrakton të dhënat nga sistemet ekzistuese dhe të arkivave sipas kërkesës se biznesit;
  • Përkrahja dhe zgjidhja e problemeve të shfrytëzueseve të sistemit me rastin e punës së tyre të përditshme;
  • Kryerja e punëve dhe detyrave tjera sipas urdhrit të udhëheqësit më të lartë.

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://nlb-kos.com/aplikacioni-pune, deri më 31 maj  2023. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit si dhe CV-ja.