www.ofertapune.net Zyrtar i Lartë për Marketing në Sektorin për Marketing dhe Zhvillim të Produkteve | PunaIme

Zyrtar i Lartë për Marketing në Sektorin për Marketing dhe Zhvillim të Produkteve

Kompania

NLB Banka

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

18-11-2024

Data e perfundimit

03-12-2024

Lloji i orarit

Full Time

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, rishpall

KONKURS

PËR ZGJEDHJEN E KANDIDATIT PËR VENDIN E PUNES:

Zyrtar i lartë për marketing në Sektorin për Marketing dhe Zhvillim të Produkteve ( një vend pune)

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universiteti në fushën e marketingut, komunikimit, administrimit të biznesit ose lëmi të ngjashme;
  • Së paku 2 vite përvojë pune në fushën e marketingut;
  • Aftësi në përdorimin e platformave analitike të marketingut digjital duke përfshirë SEO, SEranking, Google Analytics dhe media sociale;
  • Aftësi komunikimi në të folur dhe në të shkruar;
  • Njohja e gjuhës angleze është obligative.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Krijon planin e marketingut dhe të komunikimit për arritjen e objektivave të biznesit;
  • Përgatit përmbajtjen dhe realizon kampanjat e marketingut në kanale të ndryshme përfshirë kanalet digjitale;
  • Monitoron kampanjat e marketingut digjital, përfshirë SEO, SEM, email marketing dhe media sociale;
  • Analizon dhe raporton performancën e kampanjave për të optimizuar strategjinë e marketingut;
  • Menaxhon buxhetin e marketingut dhe siguron që investimi të jetë me një ROI sa më të lartë;
  • Siguron aplikimin e identitetit të brendit në çdo komunikim të brendshëm dhe të jashtëm;
  • Hulumton tregun në baza të rregullta për të identifikuar trendet dhe preferencat e klientëve;
  • Bashkëpunon me ekipin e zhvillimit të produkteve për të lidhur strategjitë e marketingut me iniciativat e produkteve të reja;
  • Asiston në organizimin e ngjarjeve që promovojnë Bankën;
  • Koordinohet me koleget e tjerë te njësive të Bankës rreth kërkesave te marketingut;
  • Kryen edhe punë dhe detyra tjera sipas fushëveprimit të vendit të punës dhe sipas kërkesës së të Udhëheqësit të drejtpërdrejt.

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://nlb-kos.com/aplikacioni-pune, deri më 25.11.2024. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit si dhe CV-ja.