www.ofertapune.net Zyrtar i lartë në Shërbimin për Burime Njerëzore dhe Organizim | PunaIme

Zyrtar i lartë në Shërbimin për Burime Njerëzore dhe Organizim

Kompania

NLB Banka

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

28-06-2022

Data e perfundimit

26-09-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Banka

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, SHPALL

KONKURS

për zgjedhjen e kandidatit për vendin e punës

Zyrtar i lartë në Shërbimin për Burime Njerëzore dhe Organizim (një vend pune);

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  •  Obligohet diplomë universiteti;( sociologji, psikologji, drejtësi, burime njerëzore ose ekonomi);
  •  Obligohet se paku 3 vjet përvojë pune;
  •  Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
  •  Njohuri të avancuara të Microsoft Office;
  •  Obligohet njohja e gjuhës angleze në të shkruar dhe të folur; ( së paku niveli C1);
  •  Dokumente tjera relevante të cilat dëshmojnë se personi ka njohuri për burime njerëzore (p.sh. trajnime apo certifikime të ndryshme nga: burimeve njerëzore, organizimit, planifikimit, analizimit, anketimit etj.) konsiderohen përparësi.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Planifikimi, identifikimi i nevojave të të punësuarve për trajnime dhe organizimi i tyre brenda dhe jashtë Bankës si dhe kujdeset për aftësimet profesionale, pjesëmarrjen e tyre në takime dhe konferenca;
  • Menaxhimi i modulit ECHO– përgatitja e trajnimeve dhe testimet;
  • Edukimi, zhvillimi i të punësuarve (planifikimi i karrierës dhe planifikimi i pasardhësve);
  • Pjesëmarrje aktive në menaxhimin e talentëve të Bankës;
  •  Përgjegjës për procesin e hulumtimit të kulturës organizative, ndërmarrjes së aktiviteteve ( raportet, fokus grupet, trajnimet, workshopet etj.) për transformimin e saj.
  •  Përgjegjës për të gjitha aktivitetet për “Employer Brand” në Bankë që lidhen direkt me burime njerëzore;
  • Analizimi i klimës organizative dhe përgatitja e planit vjetor të aktiviteteve për përmirësimin si dhe monitorimi i tyre;
  • Në bashkëpunim me Udhëheqësin në hierarki dhe bashkëpunëtorët ndërmerr veprimet që lidhen me burime njerëzore për përgjegjësinë sociale dhe të ambientit;
  •  Përkthimi i akteve normative të Bankës dhe materialeve të ndryshme nga gjuha angleze në gjuhën shqipe dhe anasjelltas;
  • Përpilimi i raporteve të ndryshme mujore, tremujore, gjashtëmujore dhe vjetore sipas kërkesave të njësive dhe udhëheqësit të drejtpërdrejt;
  •  Kryen punë dhe detyra tjera nga fushëveprimi i vendit të punës sipas kërkesës së Drejtorit të Shërbimit për Burime Njerëzore dhe Organizim.

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës www.nlb-kos.com, deri më datën 5 korrik 2022. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet edhe kopja e diplomës së kualifikimit dhe një letër motivimi.

Aplikacioni i pakompletuar dhe i paraqitur pas datës 5 korrik 2022 mund të refuzohet. Për shkak të numrit të madh të kërkesave që mund të jenë, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.