Zyrtar i Financave
Data e publikimit
08-10-2024
Data e perfundimit
07-11-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Pozita: Zyrtar i Financave
Vendi i punës: Prishtinë
Delta Security është Kompani Private Profesionale për Shërbime të Sigurisë.
Jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Zyrtar/e i/e Lartë i Financave, i cili do të angazhohët në operacionet e përditshme të departamentit të financave.
Ofrojme kushte te mira pune, page konkuruese në treg dhe mundësi zhvillimi në karrierë.
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:
- Regjistrim dhe kontrollim te faturave blerëse dhe shitëse
- Kalkulimi i pagave dhe bonuseve
- Bënë analizë dhe barazimin e kartelave financiare me klient dhe furnitorë
- Përgatitje e raporteve dhe analizave sipas nevojave dhe kërkesave
- Punë të tjera profesionale të cilat janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të departamentit të Financave
- Menaxhon në baza ditore llogaritë e arkëtueshme dhe pagueshmë, si dhe kontakton me klientë dhe furnitorë për detyrime të ndërsjella
- Asiston në procesin e mbylljes mujore dhe vjetore të librave të kontabilitetit
- Organizon dhe ruan dosjet fizike të dokumenteve të financave dhe kontabilitetit
- Asiston në përgatitjen e raporte statistikore, pasqyra financiare, llogari financiare periodike dhe vjetore sipas standardeve të kontabilitetit të Kosovës
- Bashkëpunon me të punësuarit në kolektiv për gjëra të ndryshme në fushën e financave dhe marrëdhënieve ndër njerëzore.
Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
- Diploma Bachelor (Financa & Kontabilitet) (përparësi kanë kandidatët me Master)
- Njohuri të mira mbi ligjet e tatimeve dhe procedurave tatimore në Kosovë
- Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit, me theks të veqant Excel, Word, Power Point etj
- Njohuri në softweret e kontabilitetit (përparsi kana ata të cilët kan njohuri në softwerin Expert)
- Përvojë pune së paku 2 vite, në financa e preferuar
- Të ketë shkathtësi të mira të punës me programe te kontabilitetit
- Njohuri të Gjuhës Angleze e preferuar
- Aftësi të avancuara te komunikimit verbal dhe përmes e-mailit
- Aftësi analitike në punë
- Të ketë vetëiniciativë
- Të ketë aftësi të menaxhimit të stresit;
- Të jetë i/e gatshme për të përvetësuar vazhdimisht njohuri e shkathtësi të reja në punë
- Të jete i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale
Kandidatët e interesuar, të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lart, mund të konkurojnë duke dërguar CV-në përmes butonit Apliko Këtu ose e-mail adresës: [email protected] (duke cekur në subjekt pozitën e punës për të cilën aplikoni).