www.ofertapune.net Zyrtar i Depos | PunaIme

Zyrtar i Depos

Kompania

Ndërmarrja Publike Banesore (NPB)

Telefoni

038/553-311

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

19/10/2020

Data e perfundimit

02-11-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Në bazë të dispozitave të Nenit 8 të Ligjit të Punës, si dhe Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017, Neni4, Ndërmarrja Publike Banesore Sh.A në Prishtinë, shpall:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendit të punës

Titulli: Zyrtar i Depos (1 pozitë)

Nr. i referencës: NPB/ DMB 04-1/27-33   

Lloji i Pozitës: Depoist

Orët e Punës: 40 orë në javë

Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të caktuar

Vendi i punës: Rr. Xhevdet Doda nr. 32, Prishtinë (selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)

I përgjigjet: Udhëheqësit të Divizionit të Administratës

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Është përgjegjës për materialin e imët dhe harxhues të depos;
  • Bënë pranimin e mallrave, sistemimin tyre në vend të caktuar dhe shenjëzimin e tyre në harmoni me procedurat e menaxhimit të depos;
  • Mirëmban depon në gjendje të pastër dhe të rregullt;
  • Bashkëpunon me sektorin e kontabilitetit dhe prokurimin;
  • Përgatit materialin sipas kërkesave të Departamenteve;
  • Në raste të veçanta bënë edhe ngarkim/shkarkimin e mallit nga depo;
  • Kryen edhe punë tjera të cilat i kërkohen nga Udhëheqësit i Divizionit të Administratës;
  • I raporton Udhëheqësit të Divizionit të Administratës;

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Shkolla e Mesme.
  • Bartësi i vendit te punës duhet të ketë së paku 3 vite përvojë pune si depoist;
  • Njohuri elementare/bazike të gjuhës angleze
  • Të ketë njohuri të aplikacioneve të office
  • Patent shoferi i kategorisë B
  • Preferohet njohuri në punën me programe për menaxhim të depos

Procedura e Konkurrimit

Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën: www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/ . Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: rr. Xhevdet Doda, nr. 32, Prishtinë, të aplikojnë përmes emailit zyrtar: [email protected] apo përmes postës. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.

Aplikacionit i duhet bashkangjitur:

  • CV/Resume dhe dëshmitë për kualifikimin shkollor;
  • Formulari për aplikim i NPB-së;
  • Dëshmitë për përvojën e punës;
  • Kopjen e letërnjoftimit;

Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda tri (3) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen.

APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.

Shpallja është e hapur që nga data 19.10.202 deri më 02.11.2020.

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel. : 038 553 311.