www.ofertapune.net Zyrtar/e për Zhvillim Agro Biznesi | PunaIme

Zyrtar/e për Zhvillim Agro Biznesi

Kompania

FINCA Kosovo

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Gjakovë

Data e publikimit

09/06/2021

Data e perfundimit

22-06-2021

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Bankë

FINCA është Institucion Financiar Amerikan, që operon në Euroazi, Lindje të Mesme, Afrikë dhe Amerikë Latine, duke shërbyer mbi 2.7 milion klientë. Me qëllim të rritjes së efikasitetit në operacione, FINCA Kosovë shpallë:

KONKURS

ZYRTAR PËR ZHVILLIM AGRO BIZNESI – DEGA GJAKOVË

PËRGJEGJËSITË:

  • Të identifikojë klientët potencial për kreditë e Agro Bizneseve përmes promovimit të ofertës kreditore;
  • Të monitorojë trendet dhe zhvillimet e tregut;
  • Të mbledh, analizojë dhe verifikojë informatat që lidhen   me kredi kërkuesin;
  • Të ndërtojë dhe analizojë pasqyrat financiare;
  • Të ndërtojë portfolion dhe bazën e Agro klientëve;
  • Te vlerësojë riskun e kredisë;
  • Të menaxhojë në mënyrë cilësore kualitetin e portfolios për klientët e Agro Biznesit;
  • Të menaxhojë me sukses ciklin e ripagesave mujore të kredive të aprovuara;
  • Të ndërtojë relacione afatgjate dhe profesionale me klientë dhe të prezantojë institucionin në treg, në përputhje me politikat dhe procedurat e institucionit.

KUALIFIKIMET:

  • Diplomë universiteti në agro biznes, ekonomi ose administrim biznesi;
  • Përvoja e punës në institucionet financiare është përparësi;
  • Njohuri mbi ambientin e agro biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike të tij;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
  • Aftësi të forta analitike dhe organizative;
  • Njohuri të gjuhës angleze;
  • Posedimi i patentë shoferit.

Ju lutem plotësojeni aplikacionin online përmes web-faqës: www.fincakosovo.org  ose dergoni CV- në dhe Letrën motivuese në e-mail adresën [email protected]  Në titull duhet të shkruhet pozita e punës dhe vendi. Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk do të konsiderohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. FINCA Kosovë ofron mundësi punësimi të barabartë. Kandidatet femra inkurajohen të aplikojnë. Afati i aplikimit deri me 22.06.2021.

www.fincakosovo.org