Zyrtar/e për regjistrim të bizneseve
Data e publikimit
02/07/2020
Data e perfundimit
15-07-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës , Rregulloren Nr.0272010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, neni 4, paragrafi 5 dhe neni 15 ,kërkeses nga drejtori për Ekonomi Buxhet dhe Financa nr 02.111)01-5941, aprovimit nga kryetari i komunes, Sherbimi i Personelit K. Dragash, shpall:
KONKURS
Titulli i pozitës : Zyrtar për regjistrim të bizneseve RB/110
Nr. i ekzekutuesve 1 (një)
Grada / Koeficienti: 7
Lloji i emërimit : I KARRIERËS.
Orari i plotë : 40 orë në javë
Qëllimi i vendit të punës: Pranimi i aplikacioneve për regjistrim fillestar, ndryshimet në biznes dhe shuarja e bizneseve.
Detyrat dhe përgjegjesitë:
- Bën pranimin e aplikac. për regj. fillestar të biznesit,ndryshimet dhe shuarjen e biznesit
- Bën përpunimin e të dhënave për regjistrim të bizneseve dhe emrave tregtarë
- Kryen kontrollimin e të dhënave në aplikacionet për regjistrim të bizneseve ose emrave
tregtarë të dorëzuara nga biznesi dhe bën validimin e emrin të biznesit - Bën futjen e të dhënave në sistemin e pararegjistrimit në bazë të tipareve të biznesit
- Krijon arkivin elektronik në pararegjistrim duke skanuar dokumentacionin
- Ofron këshilla për aplikuesit e bizneseve- gjistrimin e tyre sipas kërkesave të tyre
- Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.
Shkathtësitë, aftësit e kërkuara dhe kualifikimi:
- Aftësi për zbatimin e proc. dhe udhëzimeve administ. për kryerjen e detyrave të punës
- Shkathtësi komunikimi, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata,
- Aftësi koordinimi të punës
- Shkathtësi kompjuterike në programet vword, exell
Diplomë universiteti, drejtimi ekonomik , 1 vjet përvojë pune, dëshmi të kualifikimit shkollorë, fotokopje, ndërsa e nostrifikuar në MASHT nëse kandidati e ka kryer shkollimin jashte Republikës së Kosovës, dëshmi mbi përvojën e punës, certifikatat për trajnime dhe njohje të punës me kompjuter, dokumentin e identifikimit si dhe certifikatën se nuk është nën hetime dhe nuk është i dënuar për ndonjë vepër penale
Afati i aplikimit është 15 ditë, nga dita e shpalljes publike në gazetë ditore, Web faqen komunale dhe në mjetet e tjera të informimit publik. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse ato të mangëta rrefuzohen. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen përmes tel ose email të shënuar në aplikacion
Apliko këtu