www.ofertapune.net Zyrtar/e për Prokurim | PunaIme

Zyrtar/e për Prokurim

Kompania

Devolli Logistic System

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

13-12-2023

Data e perfundimit

22-04-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Administratë

Devolli Logistic System SH.P.K me aktivitet kryesor afarist të shitjes dhe distribuimit të produkteve
ushqimore, përkatësisht produkteve të kafes dhe miellit, shpallë:

KONKURS PUNE

Titulli i Pozitës : Zyrtar/e për Prokurim
Lokacioni: Prishtinë,Zona Industriale
Detyrat dhe Përgjegjësitë :

  • Kryen të gjitha blerjet në emër të Kompanisë në përputhje me Manualin e Prokurimit të Korporates,
  • Siguron sasinë dhe kualitetin e duhur të produkteve apo shërbimeve të kërkuara,
  • Bënë përpilimin e raporteve të hapjes dhe vlerësimit të ofertave,
  • Përgjegjës për kryerjen e hulumtimit të tregut vendore,rajonal dhe me gjerë, në segmentet e
    përcaktuara të Kompanisë,
  • Kryen analiza të vlefshme dhe të besueshme SWOT,
  • Menaxhon kontratat e nënshkruara me procedura të prokurimit dhe në përputhje me Ligjin e
    Prokurimit dhe Ligjet tjera në fuqi,
  • Mbanë një data-bazë të gjerë të të gjitha prokurimeve të zhvilluara gjatë vitit kalendarik dhe siguron
    informata të nevojshme,
  • Është përgjegjës për inicimin e procedurave të blerjës së brendshme të materialeve, pajisjeve dhe
    mjeteve të tjera,
  • Përpilon planin për blerje të brendshme javore dhe mujore, e në rast nevoje për periudha më të gjata
    kohore,
  • Asiston në procesin e përzgjedhjes së furnitorëve,
  • Asiston në vlerësimin e ofertave të furnitorëve,
  • Mirëmban dhe azhuron një bazë të të dhënave të furnitorëve,
  • Kryen edhe detyra të tjera të caktuara nga mbikëqyrësi.

Kualifikimi:

  • Diplomë universitare në fushën relevante(Ekonomik-Menaxhment);
  • Minimum dy (2) vite përvojë pune në fushën e Prokurimit;
  • Të posedoj patentë shoferin, kategoria B;

Aftësitë:

  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe profesionale;
  • Shkathtësi kompjuterike në Microsoft Office;
  • Njohuri të gjuhëve zyrtare dhe njohja e gjuhës angleze;
  • Të ketë etikë në punë dhe integritet.

PROCEDURA PËR APLIKIM : Inkurajohen të gjithë Kandidatët e interesuar të Aplikojnë duke dërguar
CV-në përmes e-mail adresës: [email protected] .
Në fushën e subjektit,ju lutem specifikoni Pozitën për të cilën aplikoni. Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejmë të rekrutimit.
Konkursi qëndron i hapur deri më datë 15 Dhjetor, 2023.