www.ofertapune.net Zyrtar/e për kredi të këqija | PunaIme

Zyrtar/e për kredi të këqija

Kompania

Kreditimi Rural i Kosovës

Lokacioni

Ferizaj

Data e publikimit

10-05-2023

Data e perfundimit

31-01-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

KONKURS

Për rekrutim te Një (1) Zyrtar-e për kredi të këqija dhe kolektim për disa degë, me lokacion në Ferizaj

Përgjegjësitë :

  • Aktivitete lidhur me menaxhimin dhe mbledhjen e kredive të këqija,
  • Merr pjesë në mbledhjet e komitetit të delikuencës dhe mbeshtet stafin në percaktimin e metodologjisë për menaxhimin dhe mbledhjen e kredive të këqija,
  • Verifikon të dhënat e klientëve në vonesë,
  • Viziton klientët në vonesë apo menaxhon vizitat tek klientët përmes personit përgjegjës të degës,
  • Negocion me klientin për kthimin e borxheve të kaluara afati dhe përcjellë në mënyrë të vazhdueshme kthimin e kredive,
  • Mbeshtet procesin për arketimin e kredisë përmes procedurës gjyqësore apo përmbaruesve privatë, Mbështet procesin e konfiskimit dhe shitjës së kolateralit,
  • Kryen pune qe nderlidhen me kthimin e kredive aktive joperformuese dhe kontaktimi me telefon i klienteve.
  • Punë të tjera të ndërlidhura me pozitën.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universiteti në ekonomi apo juridik,
  • Minimumi nje (1) vit përvojë pune në pozitë të ngjajshme në institucione financiare,
  • Shkathtësi të mira në negocim, në hartim të dokumenteve me shkrim dhe shkathtësi të mira analitike. Të jetë komunikativ, dinamik, fleksibil, kreativ dhe i/e gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri shumë të mira të punës me kompjuter (Microsoft Office), Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Patent shofer (kategoria B)

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 10.05.2023 deri me dt. 14.05.2023. Kandidatet e interesuar mund te aplikojne

vetem duke plotesuar aplikacionin ne linkun: http://krk-ks.com/vendepune/job-list?id=832

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me pergjegjesite dhe pervojen.

Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.