www.ofertapune.net Zyrtar/e Ligjor/e | PunaIme

Zyrtar/e Ligjor/e

Kompania

Agjencia Për Ndihmë Juridike Falas

Lokacioni

Ferizaj

Data e publikimit

13-05-2022

Data e perfundimit

16-09-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Ligj & Legjislacion

PËRSHKRIMI

RN00008856
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 21/04/2022
Afati për aplikim: 12/05/2022 – 25/05/2022

Pozitat aktualisht të lira

Kodi | Nr. i  Referencës | Titulli i pozitës | Klasa e pozitës | Koeficienti | Institucioni

  • RPC0000944 | RN00007088 | Zyrtar Ligjor 2 | Profesional 2 | 7 | Agjencia për Ndihmë Juridike Falas | Zyra Rajonale për Ndihmë Juridike Falas – Ferizaj / Ferizaj
 

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për  pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Agjencia për Ndihmë Juridike  Falas shpall: 

Konkurs 

Pranim 

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar. 

  • Emri i grupit Specialistë Ligjor 
  • Institucioni Agjencia për Ndihmë Juridike Falas 
  • Nr. i Referencës RN00008856 
  • Kodi RPC0002620 
  • Data e njoftimit 21.04.2022 
  • Afati për aplikim 12.05.2022 – 25.05.2022 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës 

  • Ofron ndihmë juridike falas, aplikuesve të kualifikuar, në lëmin: civile, administrative, penale dhe  kundërvajtëse, nëpërmjet :
    • këshillave Juridike
    • përpilimit te parashtesave dhe shkresave,
    • pranimit te ankesave, kundër vendimeve për refuzimin e ndihmës juridike falas, duke e dorëzuar te  njëjtën Komisionit për ankesa.
  • Ofron ndihmë juridike falas të menjëhershme, nëpërmjet telefonit, personave të arrestuar apo të ndaluar  në polici, edhe pas orarit te punës (brenda 24 orëve).
  • Angazhon avokatet nga lista e avokateve të ofruar nga OAK, njëkohësisht përcjell ecurinë e lëndës,
  • Nxjerr vendime lidhur me aprovimin apo refuzimin e ndihmës juridike falas, 
  • Bashkëpunon me institucionet relevante lidhur me ofrimin e ndihmës juridike falas 
  • Kryen hulumtime dhe analiza lidhur me ofruesit dhe përfituesit e ndihmës juridike falas dhe prezanton rekomandimet nga të gjeturat hulumtuese, 
  • Kujdeset për respektimin e të gjitha afateve ligjore në pajtim me legjislacionin në fuqi të Republikës se  Kosovës. 
  • Mban evidencë, ruan dhe arkivon lëndët e përfituesve të ndihmës juridike falas, 
  • Përpilon raporte të rregullta për mbikëqyrësin e drejtpërdrejtë, dhe kryen detyra tjera në përputhje me  mandatin ligjor.

Kërkesat e përgjithshme për pranim 

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; 
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij  ligji. 

Kërkesat e përgjithshme formale 

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare, Fakulteti Jurdike me të paktën 180 kredi/ECTS  apo ekuivalente me to.
  • Kualifikime të posaçme formale: 
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë punenë fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës. 

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme 

  • Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën e legjislacionit dhe hartimin e akteve nënligjore
  • Njohuri te ligjeve dhe rregulloreve te aplikueshme 
  • Shkathtësi ne komunikim planifikim të punës koordinimi eventual i personelit në nivel administrativ
  • Shkathtësi hulumtuese analitike vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale
  • Shkatrhtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Exel, Power Point, Access) 

Mënyra e aplikimit 

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim 

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore ◦ Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit
  • Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende
  • Certifikatën nga evidenca e personave kundër të cilëve është duke u zhvilluar procedura penale dhe  personave të dënuar, nga gjykata kompetente 

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve 

  • Testimi me shkrim 
  • Vlerësimi i biografisë 
  • Intervistë 

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen 

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike 
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës; 
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqesuar.

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët 

Shpallja e rezultateve përfundimtare 

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik  (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen  individualisht në mënyrë elektronike. 

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në  shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj. 

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara  inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura. 

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.