Zyrtar/e Kryesor i Financave dhe Thesarit

Kompania

Posta e Kosovës

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

21/09/2021

Data e perfundimit

19-10-2021

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Shëndetësi

Ndërmarrja Publike Qendrore

Posta e Kosoves Sh.A.

Në bazë të Ligjit për ndërmarrjet publike Nr. 03/L-087 nenet 17 dhe 21 si dhe Ligjit Nr. 04/L-111 për plotësim ndryshimin e Ligjit për ndërmarrjet publike, Nenet 9 dhe 13 me të cilat nene, plotësohen dhe riformulohen Nenet 17 dhe 21 të Ligjit bazik, Kodi i Etikёs dhe Qeverisjes Korporative pёr Ndërmarrjet Publike, Rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës në nivelin qendrorë për punonjësit e PK Sh.A. Nr. 01-1974/17 datë 27.07.2017, si dhe vendimit të Bordi të përkohshëm të Drejtorëve të PK Sh.A., nr. 48/21 të datës 13/09/2021, Bordi i përkohshëm i Drejtorëve i Postës së Kosovës Sh.A., shpall këtë:

KONKURS PUBLIK PER VEND PUNE
PËR ZYRTAR TË LART NË POSTA E KOSOVËS Sh.A.

Titulli i pozitës:

Zyrtar/e Kryesor i Financave dhe Thesarit.

Nr. I Referencës 01-2246-1/2021

Përshkrimi: Posta e Kosovës Sh.A. është duke bërë përpjekje për të zhvilluar biznesin sipas përvojave më moderne të shërbimeve postare dhe komerciale, për t’i arritur standardet ndërkombëtare në ofrimin e shërbimeve postare dhe komerciale. Në këtë aspekt, PK Sh.A. ofron mundësi të barabartë punësimi të profesionistëve që synojnë të jenë pjesë e zhvillimit të biznesit dhe kompetencave të Korporatës, në përputhje me metodat dhe praktikat moderne.

Kohëzgjatja e kontratës: Është me afat të caktuar, konform ligjeve në fuqi dhe dispozitave ligjore te parapara me Ligjin për Ndërmarrjet Publike me nr. 03 / L-087.

Aplikimi: Aplikacionet për punësim dhe Deklaratën nën Betim mund të merren online; www.postakosoves.com dhe së bashku me dëshmitë përkatëse të dërgohen me Postë ne adresën : Arkivi i PK Sh.A., Ndërtesa Kryesore e PK-së, rr. 28 Nëntori nr. 4, 10000 – Prishtinë, deri në afatin e paraparë për aplikim me shenjën ”PËR KONKURS”, duke e cekur titullin e vendit të punës për të cilin aplikoni.

Aplikacioni dhe të gjitha dëshmitë bashkëngjiten të fotokopjuara, sepse të njëjtat nuk iu kthehen aplikantëve.

Afati i fundit për aplikim: 19/10/2021, ora 16:00h

  1. Pozita: Zyrtar/e Kryesor i Financave dhe Thesarit

Mbikëqyrësi: Bordi i Drejtorëve të PK Sh.A.

Grada : G16

Kualifikimi dhe përvoja e nevojshme:

  • Diplomë universitare nga fusha e shkencave ekonomike, menaxhim të biznesit ose fusha të ngjashme.;
  • Të dëshmoj përvojën menaxheriale, udhëheqëse e profesionale nga fusha e kontabilitetit dhe financave për së paku pesë (5) vite përvojë drejtuese në ndërmarrje publike, institucione lokale ose qendrore apo dhe në ndërmarrje private;
  • Të jetë kontabilist i certifikuar, nga një organ i licencuar nga KKRF-ja ose ndërkombëtar ;
  • Të ketë njohuri në interpretimin e Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SNK) dhe të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar- (SNRF) në bazë të cilave raporton Ndërmarrja;
  • Të ketë shkathtësi kompjuterike, posaçërisht mbi sistemet e avancuara në fushën e financave/kontabilitetit; përvojë të konsiderueshme profesionale nga fusha e financave dhe/ose kontabilitetit (minimum 5 vite);
  • Njohja dhe përdorimi i shkëlqyeshëm i programeve kompjuterike, MS Office;
  • Aftësi organizimi, planifikimi, koordinimi;
  • Të ketë aftësi të punojë nën presion, të ketë etikë të lartë dhe integritet të lartë pune;
  • Të jetë në gjendje të punojë me orar fleksibil të punës;
  • Preferohet njohja e gjuhës angleze.
  • Aftësi për analizimin dhe detektimin e çështjeve të rëndësishme financiare;
  • Kapacitet për të trajnuar dhe zhvilluar stafin e financave;
  • Zotësi të delegimit dhe monitorimit të autoritetit dhe përgjegjësisë tek bashkëpunëtorët për kryerjen e funksioneve të deleguara
  • Të plotësojë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1 si dhe të plotësojë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 pikat (d),(f),(j),(k),(l) të Ligjit nr. 03/L -087 të Ndërmarrjeve Publike dhe Plotësim Ndryshimit të LNP nr. 04/L-111 neni 13;

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Themelon dhe shqyrton kontrollin e brendshëm financiar, duke përfshirë edhe blerjet, faturat e parave kesh dhe asetet fikse;
  • Monitoron llogaritë fitimprurëse dhe koordinon pagesat e faturave dhe blerjeve të posaçme;
  • Shqyrton shpenzimet e punonjësve, për të siguruar pajtueshmërinë me politikat e Korporatës dhe buxhetin para pagimit;
  • Përgatit dokumentet e Korporatës për auditimin në fund të vitit dhe shërben si një ndërlidhës për auditorët;
  • Përcakton dhe harton buxhetin e Korporatës;
  • Është përgjegjës për implementimin e Planit të Biznesit të aprovuar nga Bordi;
  • Zhvillon dhe implementon strategjitë financiare afatmesme dhe afatgjate për të siguruar menaxhim dhe siguri të fondeve në mënyrën më profitabile;
  • Inicion ndryshime dhe plane për zhvillimin e stafit në Departamentin e Financave, në pajtim me praktikat moderne ekzistuese në këtë fushë;
  • Zhvillon procedurat për të kontrolluar dhe planifikuar qarkullimin e parave të institucioneve ndërkombëtare të trafikut;
  • Siguron që PK Sh.A. të jetë në pajtim me legjislacionin dhe rregulloret relevante në këtë fushë. Zhvillon dhe implementon politikat e kontabilitetit të Postës, bashkë me pakot e raporteve të kërkuara në nivel të PK-së;
  • Bën planifikimin, zhvillimin dhe implementimin e të gjitha aktiviteteve të departamentit përkatës, me qëllim të arritjes së objektivave të parashtruara;
  • Ofron mbështetje profesionale departamenteve tjera, duke i analizuar të gjitha proceset brenda Departamentit Financiar të Postës, si dhe bën ndërlidhjen e proceseve me departamentet tjera të PK- së;
  • Kontrollon faturat e shfrytëzuesve të mëdhenj për shërbime postare dhe faturat hyrëse dhe dalëse të Postës Ndërkombëtare, si dhe raporton në baza mujore për obligimet që kanë shfrytëzuesit e mëdhenj;
  • Mbikëqyrë dhe merr pjesë në regjistrimin e transaksioneve sipas prioriteteve, pagesave, përshtatjeve dhe faturave në llogaritë ndihmëse në librin e llogarive të arkëtueshme dhe balancon librin e të arkëtueshmeve me llogarinë kontrolluese;
  • Menaxhon procesin rreth mbylljes së të gjitha librave të llogarive (mujore, tremujore, vjetore) të Postës; Merr pjesë në auditimin e pasqyrave financiare të Postës, bashkë me auditorët e jashtëm;
  • Kryen funksione të caktuara të kontabilitetit që kërkojnë njohuri të thellë të sistemeve financiare; monitoron, analizon dhe raporton në baza periodike për të gjitha planet dhe të arriturat e departamentit nga aspekti i kontabilitetit;
  • Monitoron dhe bën kontrollin e kontratave, urdhëresave dhe faturave të ndryshme lidhur me saktësinë e tyre, para ekzekutimit të transaksioneve në sistemin e kontabilitetit;
  • Menaxhon, modifikon, dokumenton dhe koordinon zbatimin e procedurave të kontrollit të kontabilitetit të brendshëm me procedurat e financave, kontabilitetit, faturimit;
  • Menaxhon procesin e përgatitjes së bilancit dhe pasqyrave financiare, në pajtim me standardet ndërkombëtare të kontabilitetit; Menaxhon kontabilitetin financiar të Postës së Kosovës, bën monitorimin dhe kontrollin e sistemit të Kontabilitetit (ERP) bazuar në Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF);
  • Menaxhon planifikimin afatshkurtër dhe afatgjatë të qarkullimit të parasë sipas planit të biznesit;
  • Analizon faturat para pagesës për të vendosur saktësinë e shpenzimeve, duke krahasuar çmimin e faturës me mallin e blerë, ose me çmimin e kontratës, duke i krahasuar njësitë e faturuara me njësitë e marra dhe duke paguar llogarinë e duhur;
  • Për punën dhe detyrat e punës i përgjigjet KE-së së PK-së dhe Bordit të Drejtorëve;
  • Kryen edhe detyra të tjera që lidhen me natyrën e punës së tij/saj, por që nuk bien në kundërshtim me rregullat dhe ligjet në fuqi.

Kandidatët/et duhet t’i dorëzojnë këto dëshmi:

Aplikantët e interesuar për këtë vend pune duhet të bashkëngjisin këto dokumente

  • Aplikacionin e punësimit,
  • Deklaratën nën Betim
  • Kopja e dokumentit të identifikimit.
  • CV-në,
  • Dëshminë e shkollimit (diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i),
  • Dëshminë për përvojën e punës,
  • Referencat, si dhe certifikatat tjera profesionale,
  • Letër Motivimin,
  • Certifikatën origjinale që nuk është nën hetime (jo me te vjetër se 6 muaj)

Kandidatët me dokumentacion të mangët, të paplotësuar dhe jo adekuat do të refuzohen.

Apliko këtu