www.ofertapune.net Zyrtar/e Junior për Financa | PunaIme

Zyrtar/e Junior për Financa

Kompania

NewCo Ferronikeli Complex

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Drenas

Data e publikimit

03/11/2020

Data e perfundimit

13-11-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitetet për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C është pjesë e Balfin Group dhe operon në sektorin e Industrisë së Minierave.

  • Pozicioni: Zyrtar Junior për Financa
  • Departamenti: Financa
  • Lokacioni: Drenas, Kosovë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Pranimi i faturave nga furnitorët
  • Kontrollimi / identifikimi i parregullësive të faturave
  • Regjistrimi i faturave në sistemin e kontabilitetit
  • Rakordimi/barazimi me furnitorët
  • Arkivimi i dokumenteve
  • Përgatitja / gjetja e dokumenteve për pagesë
  • Detyra të tjera siç kërkohen nga mbikëqyrësit

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomik, i preferueshëm drejtimi Banka, Financa dhe Kontabilitet
  • Preferohet të jetë student në SCAAK
  • Përvojë pune së paku 1 vit do të përbëjë avantazh
  • Shkathtësi të mira komunikuese dhe organizative
  • Te jetë interaktiv dhe bashkëpunues me të tjerët
  • Njohuri të gjuhës angleze (në të shkruar dhe në të folur – obligative)
  • Aftësi kompjuterike të shkëlqyeshme (Microsoft Office)
  • Njohuri të sistemit Microsoft Dynamics NAV – e preferueshme

Kushtet e punës:

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C ofron paketë të mirë kompesimi dhe benefitesh, përfshirë edhe bonuse bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 13/11/2020, në adresën e e-mailit [email protected] duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Zyrtar Junior per Financa”.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listen e ngushtë do të kontaktohen.