Zyrtar/e i Lartë për Planifikim dhe Zhvillim (3)
Data e publikimit
16-02-2023
Data e perfundimit
30-05-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Menaxhment
Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Prishtinë shpall:
Konkurs
Pranim
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit Specialistë të Planifikimit dhe të Arkitekturës Urbane
Institucioni Komuna Prishtinë
Nr. i Referencës RN00010816
Kodi RPC0004478
Data e njoftimit 26.01.2023
Afati për aplikim 16.02.2023 – 23.02.2023
- Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Këshillon dhe zbaton procedurat ligjore, në përputhje me njohuritë profesionale;
- Kryen punë nga lëmi i sektorit për planifikim hapësinor, konform dispozitave ligjore në fuqi;
- Shqyrton dhe vendos lidhur me kërkesat për planifikim;
- Punon në mënyrë të pavarur detyrat e caktuara nga përgjegjësia e sektorit;
- Informon dhe arsyeton detyrat në tersi, në mënyrë profesionale, nga sfera e specializimit të tij;
- Zbaton procedurat për hartimin e dokumenteve të planifikimit urban dhe hapësinor;
- Koordinon dhe harmonizon dokumentet e planifikimit hapësinor të nivelit komunal me atë qendror përkatësisht me Planin hapësinor të Kosovës;
- Bashkëpunon në hartimin e dokumentacionit lidhur me planifikimin hapësinor, si të Planit zhvillimor komunal, Planit zhvillimor urban, planeve rregulluese urbane brenda territorit të komunës;
- Ndihmon shefin e sektorit në të gjitha punët nga përgjegjësia e sektorit për të cilin është përgjigjes;
- Shkëmben informata lidhur me zhvillimin e punës në fusha me interes të përbashkët brenda dhe jashtë institucionit;
- Mban evidencë për lëndët që i pranon, i përfundon ato dhe i dorëzon për arkivim;
- Përcjell dhe zbaton rregullativën ligjore nga lëmi i planifikimit hapësinor;
- Në raste të caktuara del në terren për shikim dhe incizim të gjendjes faktike;
- Kryen edhe punë të tjera nga përgjegjësia e sektorit, që i cakton drejtori i Drejtorisë.
- Kërkesat e përgjithshme për pranim
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
- Kërkesat e përgjithshme formale
- Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS.
- Kualifikime të posaçme formale: Fakulteti i Planifikimit, Arkitekturës;
- Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
- Njohuri profesionale specifike në fushën e planifikimit, të fituara përmes arsimimit dhe trajnimeve të ndryshme;
- Aftësi në përdorimin e veglave të punës siç janë: Auto Desk, GIS, Archi Cad, Microsoft Office, ndërsa njohuri tjera si Adobe Photoshop/ Illustrator do të jetë vlerë e shtuar;
- Aftësi për te punuar me vet iniciativë ne kuadër te planeve dhe proceduarve te përcaktuara;
- Shkathtësi te mira te komunikimit, përfshire aftësi për të dhënë udhëzime;
- Mënyra e aplikimit
Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
- Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
- Kopjet e dëshmisë së punësimit
- Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
- Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit
- Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende
- Certifikate nga Gjykata qe nuk jeni nen hetime (jo me e vjeter se nga data e shpalljes se ketij konkursi).
- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim
- Vlerësimi i biografisë
- Intervistë
. Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen
Ligji për zyrtar publik 06/L-114
Ligjet nga Drejtoria përkatse
Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
- Shpallja e rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
VËREJTJE:
Koeficienti i përcaktuar për këtë konkurs është subjekt i harmonizimit konform ligjit të ri të pagave kurdo që hynë në fuqi ky ligj!
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen
Apliko këtu