Zyrtar/e i/e lartë për Regjistrim dhe Certifikim të PP-ve

Kompania

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Telefoni

038/200-23-557

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

19/05/2020

Data e perfundimit

26-05-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Administratë

Në bazë të bazë të nenit 12, paragrafi 4 të Ligjit Nr.03/L- 149, për Shërbimin Civil të Republikes së Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.04/L-077, për Marëdhënjet e Detyrimeve, Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve bënë:

Shpallje e konkursit publik
Për Marrëveshje për Shërbime të Veçanta

  1. Emri i Institucionit: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
  2. Titulli i Vendit të Punës: Zyrtar i Lartë për Regjistrim dhe Certifikim të PP-ve
  3. Numri i referencës: KQZ-34/2020
  4. Grada e Vendit të Punës: NP – G6 / K – 13.5
  5. Lloji i kontratës : Me kohë të caktuar
  6. Raporton tek: Drejtori i ZRPPC
  7. Vendndodhja: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Koordinon aktivitetet në funksionim të implementimit të Certifikimit të SP dhe kandidatëve të tyre;
  2. Koordinon takimet me përfaqësuesit e autorizuar të subjekteve politike si dhe realizon tërheqjen e shortit që përcakton rendin e kandidatëve në fletëvotim;
  3. Ndihmon dhe përgatitë draft raporte dhe rekomandimet për KQZ-në;
  4. Koordinon me institucionet tjera lidhur me ankesat e SP-ve dhe ligjshmërinë e kandidatëve dhe vëzhguesit e procesit zgjedhor;
  5. Kujdeset dhe ruan të dhënat konfidenciale të kandidatëve;
  6. Detyra tjera që i caktohen nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë.

Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:

  1. Diplomë Universitare në drejtësi, shkencat politike ose administratë publike
  2. Së paku katër vite (4) përvojë pune;
  3. Aftësi dhe gatishmëri për të punuar me njerëz të përkatësive të ndryshme kulturore dhe etnike;
  4. Njohje të mirë të dokumenteve juridike bazë (kushtetutave, ligjeve dhe rregulloreve të zgjedhjeve);
  5. Përvojë në hartimin e procedurave;
  6. Njohje të teknologjisë informative ( MS Word,MS Excel dhe MS Access);
  7. Njohja e gjuhës tjetër zyrtare e dëshirueshme;
  8. Njohja e gjuhës angleze me gojë dhe me shkrim (e dëshirueshme).

Procedura e konkurimit

Formularët për punësim mundë të merren në zyren e personelit apo në webfaqen e KQZ-së, në linkun www.kqz-ks.org. Formularët për punësim dorëzohen brenda afatit të përcaktuar me konkurs, në zyrën e personelit në SKQZ , Rruga “Migjeni, nr. 21. 10000 Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 08:00 – 16:00, përmes postës me anë të shërbimit postar.

Formularit për punësim i bashkëngjiten kopjet e dokumenteve të nevojshme personale dhe dëshmitë për kualifikim, përvojë të punës, trajnimet e ndjekura dhe , Certifikatë (dëshminë) që s’është nën hetime.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe inkurajon aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore, si dhe pjesëtarët e të gjitha komuniteteve në Kosovë, përfshirë personat me aftësi të kufizuar.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e pakompletuara refuzohen. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listë të ngushtë do të kontaktohen.

Afati i aplikimit është i hapur tetë (8) ditë nga dita e publikimit, nga data 19.05.2020 deri me 26.05.2020.

Për informata shtesë ju lutem kontaktoni në numrin e telefonit 038-200-23-557.

Apliko këtu