www.ofertapune.net Zyrtar/e i/e Lartë Ligjor/e | PunaIme

Zyrtar/e i/e Lartë Ligjor/e

Kompania

Komuna e Gjakovës

Lokacioni

Gjakovë

Data e publikimit

21/02/2022

Data e perfundimit

25-02-2022

Kategoritë

Juridik

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 38 (1,2,3 dhe 4) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 40 Komuna Gjakovë shpall:


Konkurs

Lëvizje brenda kategorisë

Të drejtë për aplikim në këtë procedure kanë vetëm nëpunësit civil ekzistues të së njëjtës kategori të punësuar në të njëjtin apo në një tjetër institucion të shërbimit civil.

Titulli i pozitës së punës Zyrtar i Lartë Ligjor

Klasa e pozitës Profesional 1

Koeficienti/Paga 7

Nr. i kërkuar 1

Data e njoftimit 03/02/2022

Afati për aplikim 18/02/2022 – 25/02/2022

Institucioni Komuna Gjakovë

Departamenti Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë

Divizioni Sektori për Kadastër dhe Gjeodezi

Vendi i punës Komuna e Gjakovës

Nr. i Referencës RN00008319

Kodi RPC0002114

  1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës
  1. Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të drejtorisë dhe komunës si dhe jep rekomandime lidhur me realizimin objektivave;
  2. Në bashkëpunim me mbikëqyrësin analizon dhe vlerëson realizimin e objektivave dhe planit të punës të drejtorisë dhe harton raporte mbi progresin e arritur si dhe rekomandon përmirësime nëse kërkohen;
  3. Bën hulumtime dhe analiza që ndërlidhen me aktet normative brenda fushës së përgjegjësisë së komunës dhe jep rekomandime, këshilla, udhëzime për menaxhmentin e drejtorisë dhe komunës;
  4. Udhëheq grupet punuese për hartimin dhe zhvillimin e legjislacionit primar dhe sekondar dhe ndihmon stafin tjetër të komunës për hartimin e legjislacionit si dhe siguron që përmbajtja dhe forma e projekt akteve normative të jetë e saktë dhe identike në gjuhët zyrtare;
  5. Siguron pajtueshmërinë e projektligjeve dhe të akteve të tjera nënligjore me Kornizën Kushtetuese dhe me legjislacionin në fuqi në Kosovë dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian si dhe merr pjesë në hartimin e strategjisë legjislative të komunës;
  6. Harton aktet tjera juridike, kontrata, marrëveshje nga fushë veprimtaria e drejtorisë, metodologji dhe procedura për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit si dhe jep opinione ligjore;
  7. Bashkëpunon me përfaqësuesin ligjor te komunës për përfaqësimin e drejtorisë në konteste gjyqësore dhe koordinon aktivitetet legjislative me institucionet tjera në fushën e legjislacionit;
  8. Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.
  9. Kushtet për lëvizjen brenda kategorisë dhe kërkesat e veçanta
  • Të jetë nëpunes civilë i të njëjtës kategori për të cilen aplikon.
  • Të jetë nëpunes civil i konfirmuar në detyrë në rastin e lëvizjes brenda kategorisë profesionale.
  • Të mos jetë ndëshkuar me ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende.
  • Të jetë vlerësuar të paktën ‘mire’ për rezultatet në punë, të paktën gjatë dy viteve te fundit të vlerësimit.
  • Në rastin e konkurimit për levizje brenda kategorisë profesionale të jetë vlerësuar të paktën mirë në vitin e fundit.
  1. Kërkesat e përgjithshme formale
  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë të studimeve universitare në Juridik me të paktën 240 kredi/ECTS apo ekuivalente me to (Në rastin kur kreditë janë mbledhur si pasoje e dimplomës Bachelor dhe Master, fusha e Diplomës Master të jetë e njëjtë apo vazhdim (specializim) i Diplomës Bachelor).
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
  1. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
  • Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

5.Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit
  • Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende
  1. Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për lëvizje brenda kategorisë do të shpallet më së largu deri më datën 04/03/2022, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )
  1. Data, vendi dhe ora ku do të zhvillohet intervista me gojë
  • Datë 01.03.2022, në Zyrat e Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Ora 10:00
  1. Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësive që do të vlerësohen në intervistën me gojë
  • Njohuri në hartimin, harmonizimin e legjislacionit dhe akteve tjera juridike;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme në fushat e përgjegjësisë së komunës;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access, Internetit).
  1. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
  • Intervistë
  1. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
  1. Mënyra e aplikimit
  1. Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen