www.ofertapune.net Zyrtar/e i/e Financave dhe Administratës | PunaIme

Zyrtar/e i/e Financave dhe Administratës

Kompania

Kryqi i Kuq i Kosovës

Lokacioni

Viti

Data e publikimit

02-02-2023

Data e perfundimit

01-01-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kryqi i Kuq i Kosovës

Red Cross of Kosova

Prishtinë

Kryqi i Kuq i Kosovës – Zyra Kryesore në Prishtinë shpall konkurs për këtë vend pune:

Pozita: Zyrtar/e i Financave dhe Administratës
Lokacioni: Kryqi i Kuq i Kosovës- Dega VITI

 

Kandidati duhet të plotësoj këto kushte:

  • Të ketë Shkollimin e lartë,
  • Të njohë punën me kompjuter ( Microsoft Office); Të ketë aftësi komunikuese dhe të punës në ekip; Të njoh gjuhën angleze ( preferuar);
  • Të posedoj patentë shoferi (kategoria “B”)
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale të cilat e bëjnë të papërshtatshëm për kryerjen e kësaj detyre;

Detyrat:

  • Regjistrimi, mbajtja dhe ruajtja e dokumentacionit dhe shërbimeve financiare.
  • Përgatitja e dokumentacionit, urdhërpagesave dhe procedurave financiare në përputhje me ligjet dhe normat e aplikueshme në Kosovë.
  • Sigurimi i pajtueshmërisë me normat dhe procedurat financiare të Kryqit të Kuq të Kosovës (KKK-së), përputhshmërisë së dokumenteve me programet dhe dosjet tjera plotësuese.
  • Administrimi i të gjitha shpenzimeve të bëra nga KKK, siç është buxheti dhe projektet nga donatorët.
  • Raportimi mbi gjendjen financiare të degës së Kryqit të Kuq, në mënyrë periodike dhe sipas kërkesave
  • Punë të tjera të aspektit administrativ.

Konkursi mbetet i hapur tetë ( 8) ditë nga dita e publikimit (02/02/2023).

Aplikacionin mund të merrni në Zyrën Kryesore të Kryqit të Kuq të Kosovës, Rr Enver Zymeri nr. 24 (të stadiumi i qytetit) në Prishtinë ose në www.redcross-ks.org dhe të njëjtin të dorëzoni në adresën e lartëshënuar ose përmes email: [email protected]

Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.