Zyrtar/e i/e Financave
Data e publikimit
25-05-2023
Data e perfundimit
31-05-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Ekonomi, Financë, Kontabilitet
POZITA: Zyrtar/e i/e Financave – 1 POZITE
QYTETI: Prishtinë
PËRGJEGJËSITË:
- Të bëjë pranimin, kontrollimin dhe sistemimin e dokumentacionit kontabël në softuerin kompjuterik.
- Të bëjë regjistrimin e faturave të shitjes, blerjes, shpenzimeve, regjistrat e pagave, raportet e bankës etj.
- Të bëjë barazimin e llogarive të pagueshme dhe atyre të arkëtueshme.
- Të menaxhoj llogaritë bankare, procesimin e informatave dhe depozitave bankare.
- Të krijoj faturat dhe t`u shpërndaj klientëve kur është nevoja.
- Të regjistrojë dhe mirëmbajë regjistrin e mjeteve themelore.
- Të bëjë numrimin e stoqeve ne depo dhe në pika të ndryshme në periudha të rregullta
- Të përgatis raportet, regjistrat dhe shënimet e tjera relevante për departamentin e financave, auditorët e jashtëm dhe ATK-në.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Preferohet t’i ketë të përfunduara studimet bachelor.
- Të ketë të përfunduar nivelin e parë në SCAAK, KAF ose të ngjashme.
- Minimum 2 vite përvojë pune në kontabilitet dhe financa.
- Njohuri bazike të proceseve të punës dhe operacioneve të një biznesi.
- Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar (gjuha angleze përparësi).
- Njohuri të theksuar të paketës Microsoft Office dhe softuerëve financiarë Rikont, Expert ose të ngjashme.
- Patentë shoferi valide dhe përvojë në ngasjen e automjetit.
Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 31.05.2023 në [email protected]. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.
Apliko këtu