Zv.Menaxher/e Marketi (2)
Data e publikimit
07/10/2020
Data e perfundimit
31-10-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Menaxhment
Albi Shopping me kënaqësi vazhdon rekrutimin për të plotësuar vendet e lira të punës. Nëse jeni person kreativ dhe i motivuar për të zhvilluar karrierën, atëherë aplikoni edhe ju për tu bërë pjesë e ekipit tonë. Ne ofrojmë mundësi punësimi në një ambient modern dhe dinamik.
Andaj si rezultat i zgjerimit të aktivitetit afarist, Albi Shopping kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për vendin e punës si:
Zv.Menaxher/e Marketi (2 vende pune)
Lokacioni: Galeria Shopping Mall- Prizren
Përgjegjësitë dhe detyrat:
- Mbikëqyr dhe vëzhgon të gjitha aktivitetet ditore në dyqan
- Merr në dorëzim mallin sa herë që vjen furnizimi dhe sigurohet që procedura përkatëse të ndiqet me përpikmëri.
- Identifikon kërkesat aktuale dhe të ardhshme të konsumatorëve duke krijuar marrëdhënie me klientët potencial dhe aktual.
- Ruan stabilitetin dhe reputacionin e dyqanit duke respektuar kërkesat ligjore.
- Siguron zbatimin e standarteve në bazë të cilësisë, paraqitjes dhe vendosjes së mallit në dyqan.
- Sugjeron/propozon tek eprorët ide dhe iniciativa për përmiresimin e biznesit.
- Menaxhon dhe kontrollon stokun; mban të gjithë dokumentacionin përkatës dhe bënë rregullisht regjistrimin e shitjeve për të parë nivelin e stokut.
- Ndjek rezultatet e punës dhe stafit në dyqan duke i trajnuar, këshilluar, dhe disiplinuar punonjësit.
- Ndjek me rigorozitet zbatimin e orarit të punës dhe të disiplinës në punë.
Kualifikimet:
- Diplomë Universitare
- 2 vite përvojë pune
- Komunikativ dhe aftësi ndërpersonale
- Fleksibil në punë
- Aftësi të shkëlqyera në zgjidhjen e problemeve
- I besueshëm dhe vendim marrës
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikonin në adresën e e-mail-it: [email protected]
Duke ju falenderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.