www.ofertapune.net Zëvendësguvernator/e | PunaIme

Zëvendësguvernator/e

Kompania

Banka Qendrore e Kosovës

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

09-03-2022

Data e perfundimit

25-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Marketing & PR

Bazuar në dispozitat 38.3 dhe 38.4 të Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, Banka  Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) shpall: 

KONKURS 

për 

Zëvendësguvernator 

BQK është institucion i pavarur i themeluar me ligj të veçantë, ndërsa funksionet e saja kryesore  janë: të sigurojë sistem financiar të qëndrueshëm; të rregullojë, licencojë dhe mbikëqyrë institucionet  financiare; të mirëmbajë sistem të pagesave të sigurt dhe efikas; të kontribuojë në stabilitetin e  çmimeve; të menaxhojë rezervat ndërkombëtare të vendit; të veprojë si bankier, agjent fiskal dhe  këshilltar financiar për Qeverinë dhe entitetet e tjera publike; të kryejë analiza ekonomike dhe  prodhojë statistika monetare-financiare dhe të bilancit të pagesave. 

Krahas plotësimit të kritereve të përcaktuara me nenet 40 dhe 41 të Ligjit për BQK-në, të gjithë  kandidatët duhet t’i njohin politikat dhe aktivitetet me rëndësi ndërlidhur me misionin, objektivat  dhe kompetencat e BQK-së, të kenë përvojë të theksuar në vendimmarrje dhe në menaxhimin e  burimeve njerëzore dhe të proceseve, të posedojnë veçori personale që reflektojnë integritet dhe  reputacion të lartë, si dhe të demonstrojnë aftësi të shkëlqyeshme ndërpersonale dhe komunikuese. 

Zëvendësguvernatori ndihmon Guvernatorin në realizimin e detyrave të tij dhe të njëjtit i delegohen  detyra specifike nga ana e Guvernatorit. 

Të gjithë kandidatët duhet t’i parashtrojnë dokumentet e mëposhtme: 

  • Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim; 
  • Letrën përcjellëse (motivuese) ku theksohet interesimi për këtë pozitë; 
  • Dëshmi mbi identitetin dhe vendbanimin e përhershëm në Kosovë; 

Procedura e aplikimit: 

  • Afati i fundit për aplikim është 21 mars 2022. 
  • Aplikimi mund të bëhet përmes postës elektronike [email protected] ose përmes Arkivit  të BQK-së, rr. Garibaldi nr. 33. 
  • Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni përmes ueb-faqes: www.bqk-kos.org
  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur nga ana e panelit do të thirren në intervistë.