Zëvendësdrejtor/e në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët (4)
Data e publikimit
25/09/2020
Data e perfundimit
09-10-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Arsim
Nё bazë tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, Kapitulli V neni 67 dhe 68, si dhe nё bazë tё Udhëzimit Administrativ nr.15/2019, për procedurat dhe kriteret e zgjedhjes së drejtorit dhe të zëvendësdrejtorit tё institucioneve edukativo-arsimore dhe aftësuese, Drejtoria Komunale e Arsimit nё Gjilan, shpall :
KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS
- Titulli i vendit të punës: Zëvendësdrejtor në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU)
- SHFMU “Selami Hallaqi” – Gjilan,
- SHFMU “Agim Ramadani” – Zhegër
- SHFMU “Rexhep Elmazi” – Gjilan
- SHFMU “Musa Zajmi” – Gjilan
Institucioni: Komuna e Gjilanit
Departamenti/Drejtoria: Drejtoria e Arsimit
Lloji i pozitës: Jo karrierës
Numri i Pozitave: katër (4) pozita
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Arsimit
Grada/Koeficienti: Koeficienti – 7.2
Orët e punës: 40
Kohëzgjatja e emërimit: 4 vite
Qëllimi i vendit të punës:
Menaxhimi, organizimi dhe mbikëqyrja e procesit arsimor në institucionin edukativo arsimor.
Detyrat Kryesore:
- Zbatimi i ligjshmërisë në fushën e arsimit
- Zhvillimin e një plani afatmesëm dhe afatgjatë për aktivitetin e drejtorisë;
- Përgatitjen e planit vjetor, planit zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor dhe raportet vjetore të punës
- Aftësimin e personelit në Institucion;
- Planifikimin dhe shfrytëzimin racional te buxhetit;
- Detyrat e caktuara për zgjedhjen, vlerësimin, disiplinën dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë me mësimdhënësit dhe punëtorët e tjerë të arsimit;
- Përdorimin efikas dhe efektiv të sistemit të informatave për menaxhimin e arsimit dhe respektimin e kodeve të ndërlikuara të praktikës;
- Caktimin e masave disiplinore ndaj nxënësve;
- Planifikimin, udhëheqjen dhe koordinimin të gjitha aktiviteteve në Institucion;
- Çështjet e tjera që rregullohen përmes këtij ligji dhe obligimet që dalin nga rregullorja e komunës për arsim
Kushtet:
- Tё jenë shtetas të Republikës sё Kosovës,
- Tё kenë tё kryer arsimin universitar të nivelit;
- Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim(kualifikimi prej 330 ECTS, së paku 5 vite të shkollimit universitar)
- Master arsimor ( kualifikimi prej 300 ECTS, së paku 5 vite të shkollimit universitar)
- Katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, së paku 4 vite të shkollimit universitar)
- Bachelor katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, së paku 4 vite të shkollimit universitar)
Të kenë licencë të rregullt të mësimdhënësit sipas udhëzimit për licencim të mësimdhënësve ,
- Të kenë të përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim të aprovuar nga MASHT sipas rekomandimit KSHL
- Të ketë përvojë pune në procesin edukative – arsimore sipas udhëzimeve të përcaktuara në katalogun e punës:
- Pesë (5) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për arsimin e mesëm të lartë:
- Katër (4) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët në niveleve tjera:
- Tri (3) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për zëvendësdrejtor.
Dokumentet e nevojshme:
- Certifikata e lindjes;
- Diploma e fakultetit tё kryer për nivelin përkatës;
- Dëshminë për përvojën e punës;
- Portofolin profesionale;
- Letër referencë nga një institucion publik – kredibil (si Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, DKA, Këshilli Drejtues i Shkollës, punëdhënësi paraprak, Institucionet e Arsimit të lartë).
- Letrat e referencës duhet të kenë përmbajtje dëshmuese për punën dhe angazhimet paraprake;
- Planin zhvillimor të institucionit edukativo arsimore dhe aftësuese për të cilin ka konkurruar (së paku 10 faqe tekst me hapësirë 1.5, fonti i shkronjave 12: Arial) sipas udhëzimeve të MASHT-it;
- Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion shëndetësor i licencuar me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore;
- Dëshminë se nuk është nën hetime;
- Kopja e letërnjoftimit.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 26.10.2020 deri 09.11.2020 (16:00).
Tё gjithë kandidatët e interesuar duhet t’i marrin aplikacionet dhe tё plotësuara tё dorëzohen pranë Qendrën për Shërbim me Qytetarë nё Gjilan.
Dokumentacioni i kandidatëve tё cilët nuk i plotësojnë kushtet e konkursit nuk do tё shqyrtohet, ndërsa në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët nga lista e ngushtë.
Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës si dhe nëpër kolegjet private brenda Republikës së Kosovës, e që konkurrojnë për këto pozita, duhen që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me udhëzimin administrativ, nr.12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.
Rezultatet shpallne në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/