www.ofertapune.net Zëvendës Menaxher i Financave | PunaIme

Zëvendës Menaxher i Financave

Kompania

Mercurius Consulting

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

11-05-2022

Data e perfundimit

26-09-2023

Lloji i orarit

Full Time

POZITA:                            Zëvendës Menaxher i Financave

REFERENCA:                     MC-007/2-22

QYTETI:                            Prishtinë

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Shitjes dhe Distribuimit të Produkteve, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Zëvendës Menaxher i Financave, i/e cili/cila do të ndihmojë Menaxherin e Financave të mbikëqyrë të gjitha operacionet e përditshme të departamentit të financave.

PËRGJEGJËSITË:

  • Të ndihmojë në kryerjen e detyrave të menaxhimit financiar duke përfshirë gjenerimin e të dhënave financiare, përpilimin dhe paraqitjen e raporteve.
  • Të ndihmojë në mbikëqyrjen e operacioneve dhe zhvillimin e departamentit financiar të kompanisë duke përfshirë krijimin dhe rishikimin e politikave, buxhetimin, kryerjen e vlerësimeve të rregullta të procedurave financiare.
  • Të ndihmojë në përgatitjen e raportimeve të llogarive mujore dhe vjetore, monitoron dhe zbaton përputhshmërinë me standardet e raportimit tatimor dhe financiar, asiston me parashikimin e fluksit të parasë.
  • Të këshillojë kolegët dhe menaxhmentin ekzekutiv për vendimet që lidhen me financat e kompanisë.
  • Të ndihmoj në ndërmjetësimin ndërmjet organizatës, punonjësve, palëve të interesuara, aksionerëve dhe investitorëve për çështjet financiare për zgjidhjen miqësore.
  • Ndihmon ne punën e përditshme të departamentit të financave dhe kontabilitetit, duke përfshirë, por jo duke u kufizuar si: proceset e muajit dhe të fund vitit, llogaritë e pagueshme / të arkëtueshme, libri kryesor, lista e pagave dhe shërbimet, analiza e variancës së të ardhurave dhe shpenzimeve, monitorimin e stoqeve, dhe kontrollë të kohë pas kohëshme.

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Diplomë e nivelit bachelor ose master në Kontabilitet, Financa apo ekuivalente.
  • Të ketë të përfunduar nivelin e parë në SCAAK, KAF (e preferuar Kontabilist i Certifikuar).
  • Minimum 3 vite përvojë pune në administrim të financave.
  • Njohuri të theksuar të paketës Microsoft Office dhe softuerëve financiarë.
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.
  • Aftësi analitike për zgjedhjen e problemeve.
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxheriale.
  • Patentë shoferi valide dhe përvojë në ngasjen e automjetit.

OFERTA:

  • Paga atraktive.
  • Orari i punës nga e hëna në të premten 08:00 deri 16:30.
  • Laptop/PC personal me pajisje përcjellëse.
  • Kompensim i shpenzimeve të telefonit.
  • Sigurim shëndetësor.
  • Mundësi për të krijuar një ekip fantastik rreth tij.
  • Mundësi për të punuar në një kompani me traditë të madhe dhe brende ekskluzive.

APLIKIMI:

Të gjithë ju që posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 24.05.2022. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.