www.ofertapune.net VOZITËS I KATEGORISË B dhe C (2) | PunaIme

VOZITËS I KATEGORISË B dhe C (2)

Kompania

MAGIC ICE

Telefoni

049/125-605

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

19/05/2020

Data e perfundimit

12-06-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Vozitës

MAGIC ICE, është kompani vendore me përvojë shumë vjeçare në industrinë e ushqimit. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e MAGIC ICE, ftohen që të aplikojnë për poziten e hapur të punës:

VOZITËS I KATEGORISË B dhe C (2 Pozita).

KRITERET E PUNËSIMIT PËR POZITËN VOZITËS I KATEGORISË B:

  • Të këtë të kryer së paku shkollën e mesme,
  • Patentë shofer të kategorisë B,
  • Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese,
  • Përvoja e punës në pozita të ngjashme (së paku 2 vjeçare) është e preferueshme.

PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE TË POZITËS VOZITËS I KATEGORISË C:

  • Përgjegjës për transportin e mallrave në pikat të cilat i janë caktuar paraprakisht,
  • Në bazë të porosisë të dërgojë sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar,
  • Përgjegjës për mbajtjen e të dhënave mbi mallin e pranuar,
  • Vozit automjetet e korporatës si dhe është përgjegjës për automjetet kur i drejton ato,
  • Si dhe punë dhe detyra tjera të caktuara nga mbikëqyrësi.

KRITERET E PUNËSIMIT PËR POZITËN VOZITËS I KATEGORISË:

  • Të këtë të kryer së paku shkollën e mesme,
  • Posedon patentë shofer të kategorive B dhe C,
  • Përvojë pune së paku 2 vjeçare në vozitje veturave të kategorisë C.

LOKACIONI: MAGIC ICE Zona Industriale Lipjan.

ÇKA OFRON MAGIC ICE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike,
  • Ambient profesional dhe motivues,
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura,
  • Mundësi të përparimit të karrierës.

ÇKA PRESIM NGA KANDIDATËT:

  • Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë,
  • Të jenë të motivuar për punë,
  • Kandidatë që shprehin iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.

PROCEDURA E APLIKIMIT:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në [email protected] duke specifikuar qartë pozitën për të cilën po aplikoni, ose per informim ne tel: 049125605 nga ora 09:00 – 15:00.

Afati i fundit për aplikim është data 12 Qershor 2020, kurse vetëm kandidatet që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.