www.ofertapune.net Vozitës/e (2) | PunaIme

Vozitës/e (2)

Kompania

Ministria e Drejtësisë

Telefoni

038/200-18-272

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

30/11/2020

Data e perfundimit

10-12-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Vozitës

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L – 114 për Zyrtarët Publik dhe Ligjin Nr. 03/L-212 të Punës si dhe Udhëzimin Administrativ Nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Ministria e Drejtësisë shpallë këtë:

KONKURS

AVOKATURA SHTETËRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Pozita: Vozitës – 2 (dy vende) pune
Referenca: MD /AVSH /26 – 11 – 01 – 2020
Koeficienti: 5.5
Kohezgjatja e emërimit: Periudhë e pacaktuar – periudhë provuese gjashtë (6) muaj
I përgjigjet: Avokatit të Përgjithshëm Shtetëror
Orari i punës: I plotë
Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ofron shërbime të vozitjes në bazë të rregullave të komunikacionit;
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e automjetit që përherë të jetë i gatshëm për përdorim;
  • Mbanë evidencën – shënimet për lëvizshmërinë e veturës;
  • Plotëson formularët lidhur me veturën zyrtare;
  • Mbledhë dokumentacionin dhe fletë-udhëtimet, si dhe të njëjtat i’a dorëzon përgjegjësit të transportit;
  • I dorëzon raportin me shkrim zyrtarit kompetent lidhur me shpenzimet dhe mirëmbajtjen;
  • Zbaton aktet ligjore dhe nënligjore të cilat kanë të bëjnë me të drejtat dhe obligimet e Nëpunësit administrativ dhe mbeshtetës;
  • Dorëzimi i shkresave në gjykata dhe PTK;
  • Ofron shërbime të vozitjes edhe për Avokatin e Përgjithshëm Shtetëror;
  • Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet, rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohë nga mbikëqyrësi;
  • Për punën e vet i përgjigjet Avokatit të Përgjithshëm Shtetëror.

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe shkathtësitë tjera:

  • Diploma e Shkollës së mesme;
  • Patentë shoferi për kategorinë “B”, e obligueshme;
  • Një (1) vit përvoje pune;
  • Njohja e mire e gjuhëve në përdorim zyrtar në Republikën e Kosovës.

Bazuar në Ligjin Nr.07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës dhe zbatimin e manulait për mbrojtje nga përhapja e virusit Covid -19 të hartuar nga Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike njoftoheni se formulari për aplikim mund të shkarkohet në web faqen e Ministrisë së Drejtësisë http://md.rks-gov.net dhe dorëzohet përmes postës elektronike në adresen: [email protected] ose përmes postës në adresën: “Kosta Novakovic”, p.n, Prishtinë ( Ndërtesa ish Rilindja).

Për informata të hollësishme mund të kontaktoni zyrën e Divizionit të Burimeve Njerëzore në tel:  038/ 200 -18 -272 dhe 18- 286 prej orës 08:00 – 16:00.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në shtypin ditor dhe web faqen e Ministrisë së Drejtësisë, gjegjësisht nga data 26.11.2020 deri më 10.12.2020 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit. Aplikacionet e derguara të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrin brenda 4 (katër) ditësh. Aplikacionet e dorezuar pas afatit të paraparë nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e mangeta refuzohen.

Aplikacionit i bashkëngjiten dokumentet mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentet relevante që kërkon vendi i punës për të cilin konkuroni.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të informohen me shkrim ose me telefon në afat ligjor nga Divizioni i Burimeve Njerëzore dhe janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale mbi kualifikimet dhe trajnimet e kryera për verifikim para Komisionit intervistues.

⇒ Shpallja e plote.