www.ofertapune.net Vozitës Autobusi në Gjermani (10) | PunaIme

Vozitës Autobusi në Gjermani (10)

Kompania

Appk

Lokacioni

Gjithë Kosovën

Data e publikimit

16-01-2023

Data e perfundimit

31-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë – APPK dhe Akademia CEB nga Republika Saarland – Gjermani, vazhdojnë bashkëpunimin me projektin më te ri: Rikualifikimi EG3 për Vozitës Autobusi.

  • Punëdhënësi: Komuna Trier (Republika Reinland-Pfalz),
  • Vendi i Punës: Vozitës Autobusi për Transport Publik në Komunën Trier.

Nëse :

  • Jeni të diplomuar në një shkollë të mesme;
  • Posedoni Lejen e vozitjes, kategoria D (Veni re: Kategoritë C, CE apo  DE, nuk duhet të jenë të poseduara për këte aplikim, pra vetëm B dhe D).
  • Jeni të gatshëm të mësoni gjuhën gjermane në Kosovë (APPK), për rreth 8 muaj, deri në Nivelin B1+;
  • Të gatshëm dhe shumë të motivuar për të vijuar një Rikualifikim 6 mujor në Gjermani për Vozitës Autobusi – Kategoria D , me licencim përfundimtar në Gjermani.
  • Të moshës 26-38 vjeç

Ju ofrohet:

  • Mësimi i gjuhës gjermane dhe certifikimi, deri në nivelin B1, si parakushti kryesor për vijimin e Rikualifikimit, me kosto të formës së bashkëfinancimit me programin 55% kandidati, 45% Programi
  • Përcjellja e tërësishme e aktiviteteve programore para shkuarjes në Gjermani, pa asnjë kosto shtesë;
  • Ndjekja e programit të kualifikimit 6 mujor, përgjatë se cilit merret një rrogë mujore si ndihmës i vozitësit dhe përfundon me titullin kualifikues: Vozitës Autobusi- Kategoria D.
  • Mundësi punësimi e përhershëm në Gjermani (pas mbarimit të suksesshëm të rikualifikimit 6 mujor) tek ndërmarrja komunale e transportit publik në komunën Trier.

Ftesa i përmban kushtet kryesore për aplikim, kurse Aplikuesit që i plotësojnë kushtet e definuara në këte ftesë, do të marrin nga APPK (përmes e-mailit), programin me informacione edhe më të detajuara.

Të interesuarit mund të aplikojnë në formën online, përmes linkut: https://forms.gle/2TqSLVS3749Hm9Kb6, më së largu deri me 25.01.2023.

Nëse ju duhet ndonjë informacion shtesë, ju lutem na shkruani në [email protected]

E mirëpresim aplikimin Tuaj

APPK