www.ofertapune.net Video Editor | PunaIme

Video Editor

Kompania

Imagine Films

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

07-09-2022

Data e perfundimit

05-01-2024

Lloji i orarit

Full Time

Ne po rritemi! Po kerkojmë nje Video Editor te shkathet t’i bashkohet familjes sone.

Imagine Films ofron shume dhe kërkon pak.
Nëse ti i ke shkathësi, apliko dhe bashkohu me ne!

Duhet të kesh:

  • +2 vjet eksperience me Adobe Premiere Pro
  • Sens dhe pasion të tregosh ngjarje nëpërmjet videove
  • Sy të mprehtë për detaje
  • Njohuri për video kodekset dhe formatet e ndryshme te videove
  • Aftësi për ‘multi-tasking’ ose punë paralele në më shumë se një projekt.
  • Entuziazem per video editim
  • Motivim dhe aftesi te gjesh zgjidhje ne situata komplekse
  • Aftesi individuale por edhe për punë ekipore
  • Njohuri bazike per audio dhe audio kodekse të ndryshme
  • Aftësi të respektosh kolegët, klientët dhe detyrat.
  • Respekt apsolut ndaj datave të dorëzimit të projekteve.

Përparësi kanë personat që kanë:

  • Eksperience për Grading në Davinci Resolve
  • Njohuri bazike në After Effects
  • Njohuri bazike në Photoshop dhe Illustrator
  • Njohuri bazike në regji
  • Njohuri bazike në kamerë

Detyrat kryesore të video editorit tonë të radhes përfshijnë por nuk janë të limituara tek:

  • Sinkronizimi i videove muzikore, intervistave, serialeve apo filmave
  • Editimi i videove dhe parapergaditja e tyre për color grading apo vfx.
  • Krijimi dhe dorëzimi i aseteve të ndryshme për rrjete sociale.
  • Puna e përbashkët me regjisorët apo drejtorët e fotografisë për tu siguruar që produkti final përmbush kërkesat e kompanisë dhe klientit.
  • Kontributi kreativ në degët tjera të kompanisë.

Nëse ke këto ose më shume kualitete, eja bashkohu me neve që të vazhdojmë të rritemi edhe më shumë bashke!

Aplikoni duke derguar CV ne: [email protected]