Verkaufsentwickler – Përfaqësues të Zhvillimit të Shitjeve
Data e publikimit
09-09-2023
Data e perfundimit
31-12-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
Pozita e Punës: Përfaqësues i Zhvillimit të Shitjeve – Verkaufsentwickler (Gjermanisht-folës)
Vendndodhja: Prishtina
Për një partner tonin ne Zvicer, përkatësisht Fianza AG, jemi duke kërkuar disa Verkaufsentwickler – Përfaqësues të Zhvillimit të Shitjeve – Njohes te mire te gjuhes Gjermane.
Rreth Partnerit:
Fianza AG është një kompani e digitalizuar që ofron shërbime financiare dhe sigurimesh për individët privatë. Konkretisht, ne këshillojmë individët privatë në lidhje me investimet, fondet e pensioneve, sigurimet, shërbimet financiare etj. Të gjitha proceset e punës janë të digjitalizuara sipas platformave më të avancuara ne treg.
Përshkrimi i Punës:
Si Verkaufsentwickler, personat e zgjedhur do të luajnë rol kyç në promovimin dhe rritjen e Fianza AG. Ju do të keni përgjegjësi për të gjeneruar Leads, inicimin e bisedave me klientët potencialë, dhe caktimin e takimeve për ekipin tonë të shitjeve. Aftësitë tuaja të komunikimit dhe aftësia për të kuptuar nevojat e klientëve do të jenë të rëndësishme nësuksesin të përgjithshëm të departamentit të shitjeve.
Përgjegjësitë Kyçe:
- Prezantimi i produkteve/shërbimeve të Fianza AG tek Leads permes mjeteve te komunikimit
- Filtrimi i Leads duke vlerësuar informacionet e pranuara
- Bashkëpunim i ngushtë me ekipin e shitjeve
- Ruajtja e të dhënave saktë në CRM sistem
- Përmbushja e kuotave mujore dhe tremujore për gjenerimin e Leads dhe caktimin e takimeve
Kualifikimet:
- Aftësi shumë të mira të komunikimit në gjuhën gjermane, te pakte=ën C1
- E pëlqyeshme të ketë diplomë në fushën e biznesit, marketingut ose një fushë të ngjashme
- Përvojë e mëparshme në Lead Generation, Telemarketing, ose Shërbim ndaj klientëve
- Aftësi të forta të dëgjimit për të kuptuar pikat dhe nevojat e potencialeve
Çfarë ne ofrojmë:
- Trajnim te plotë dhe mundësi zhvillimi profesional
- Kulturë bashkëpunuese ekipore
- Pagë bazë konkurruese (600EUR-1600EUR) plus bonus bazuar në performancë, kualitet, eksperiencë
- Mundësi për rritje karriere dhe avancim brenda kompanisë
- Kontratë punë sipas ligjit te punës të aplikueshëm të Kosovës
Nëse jeni gati të bëni hapin e parë në karrierën tuaj të shitjeve dhe të jeni pjesë e një ekipi dinamik që vlerëson inovacionin dhe suksesin, ju ftojmë të paraqisni CV-në tuaj me përvojën relevante. Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj në këtë email adresë [email protected] Nëse keni ndonjë pyetje, mund të na kontaktoni gjithashtu në adresën e emailit të dhënë.
Afati i aplikimit: 11.10.2023