www.ofertapune.net Vende të lira të punës (7) | PunaIme

Vende të lira të punës (7)

Kompania

Komuna e Deçanit

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Deçan

Data e publikimit

21/09/2020

Data e perfundimit

02-10-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Arsim

Në bazë të nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës, nr. 03:L-212,( Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr.902010), Neni 5 pikës c. të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, nr. 031L-068, Udhëzimit Administrativ ( MPMS)Nr.0712017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit Publik Neni 4. Udhëzimit Administrativ MASHT Nr. 10:2018 datë: 20.07.2018. për Normativin Mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, Drejtoria për Arsim shpallë:

KONKURS
Për plotësimin e vendeve të punës

Nr. | Niveli, Shkolla | Pozita | Vendi Lirë/Zëvendësimi Kohë të Caktuar| Numri i pozitave

  1. SHFMU “Kuvendi i Verrave të Llukës” Llukë e Epërme | Mësues/e Klase | Vendi i Lirë | 1
  2. SHFMU “Ardhmëria” Beleg | Mësues/e Klase | Vendi i Lirë | 1
  3. SHFMU “Jusuf Gërvalla” Prapaqan | Mësues/e Klasë | Zëvendësim Lehonie | 1
  4. SHFMU “Dëshmoret E Baballoqit” Baballoq | Mësues/e Klasë | Zëvendësim Lehonie | 1
  5. SHFMU “Esad Mekuli” Maznik | Edukator/e parashkollor | Zëvendësim Lehonie | 1
  6. SHFMU “Lidhja e Prizrenit” Deçan | Mësimdhënës/e  i/e Teknologjisë (Rishpallje) | Zëvendësim Lehonie | 1
  7. SHFMU “Lan Selimi” Lumbardh | Mësimdhënës/e i/e Teknologjisë | Zëvendësim Lehonie | 1

Aplikacionit i bashkëngjiten këto dokumente: Formulari i aplikimit, Rezymeja personale (CV), Dokumenti personal (letërnjoftimi ose pasaporta): Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës jo më të vjetra se gjashtë muaj, Trajnime (nëse ka), Vërtetimin e përvojës së punës (nëse ka), Certifikata që nuk jeni nën hetime, Certifikata e lindjes, Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë diplomat e nostrifikuara në MASHT.

Formularin e Aplikimit për Punësime shkarko këtu: https://kk.rks-gov.net/decan/sherbimet/formularet/

Lista e ngushtë e aplikantëve që ftohen për intervistë dhe orari i intervistave publikohet në web- faqen e Komunës së Deçanit:  https://kk.rks-gov.net/decan/ dhe email ose tel.

Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje, (kualifikimet universitarë duhet të jenë të noterizuara të noteri), dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistës.

Afati dhe mënyra e aplikimit: Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik dhe faqen zyrtare të komunës së Deçanit, duke filluar nga data e publikimit më: 18.09.2020 më datën: 02.10.2020.

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet përmes protokollit, përkatësisht përmes zyrës së DKA-së — Zyra Nr. 52 (Kati-lll-të), në
objektin e Komunës së Deçanit.

⇒ Shpallja e plotë.