Vende të lira të punës
Data e publikimit
01-04-2023
Data e perfundimit
02-06-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Art dhe Kulturë
Metaltech zyre e dizajnit dhe fabrika e prodhimit te mobiljeve, në vazhdën e zgjerimit te aktivitetit afarist, është duke kërkuar kandidat te interesuar për pozitën e hapur të punës
(2) Arkitekt /e – Dizajner /e enterieri
KUALIFIKIMET:
Nga kandidatët kërkohet:
- Të ketë paraqitje profesionale,
- Diplomë universitare në fushat si Arkitekturë, Dizajn,
- Përvojë së paku 2 vite ne projektim dhe dizajnim.
- Njohuri të gjuhës angleze.
- Përvojë të gjerë me ArchiCAD 3dMax dhe Microsoft Office.
- Mirëpritja e klientëve dhe të kuptuarit e nevojave të tyre, dhënia e përgjigjeve profesionale në bazë të kërkesave.
- Aftësi në vendimarrje dhe zgjidhjen e problemeve.
- Të posedoj patentshofer kategoria B
PËRGJEGJËSITË:
- Komunikim me klientët dhe bashkëpuntorët e kompanisë.
- Matje ne terren dhe percjellja e informative te ekipi.
- Projektim dhe dizajnim sipas nevojes ne 2D dhe 3D
- Mbikqyrja dhe menaxhimi i projekteve në terren.
- Përgaditja e raporteve javore dhe mujore për punët e përfunduara.
Graphic Media Designer dhe Social media
KUALIFIKIMET:
- Të ketë përvojë në punë në dizajnim grafik (freelance, praktikë, projekte vullnetare apo personale, etj.);
- Të ketë aftësi të mira të komunikimit (në të folur dhe në shkrim në gjuhë shqipe dhe angleze);
- Njohje e adobe photoshop dhe softwerave te dizajnit e obligueshme.
- Të ketë aftësi të mira organizuese dhe të jetë i/e përpiktë;
- Njohuri paraprake ne social media e preferueshme.
- Orar Fleksibil.
PËRGJEGJËSITË:
- Krijon dhe dizajnon përmbajtjen digjitale (foto, video, etj.) për rrjete sociale dhe tjera mediume të informimit publik të organizatës.
- Krijon dhe dizajnon materiale promocionale për printim fizik dhe fushata sipas nevojes.
- Mirëmban dhe funksionalizon pajisjet e punes aparatet fotografike, kamerat, etj.).
- Strukturon dhe organizon profesionalisht të gjithë përmbajtjen digjitale.
- Sugjeron dhe përfshihet në ide të promovimit dhe marketingut, në koordinim me menagjerin e marketingut.
(2)Praktikant /e i arkitektures – Dizajner /e enterieri
Kriteret e përgjithshme për aplikim për praktikë me pages.
- Deri në moshën 29 vjeçare;
- Në vitin e fundit të studimeve apo të diplomuar në nivelin Bachelor të arkitektureës apo dizajn enterier.
- Të kenë interesim për avansim dhe punësim në sektorin e dizajnit të brendeshëm dhe mobiljeve.
- Fleksibilitet në orarë për studentë.
- Kandidateve të perzgjedhur do tu mundësohet punësim në kompani
- Kandidatët do të marrin aftësim praktik dhe do të lëshohen certifikata në fund të praktikës
Aplikimi: Dergoni CV dhe dokumentet percjellëse në: [email protected]
Ju lusim, gjatë aplikimit në pjesën e subjektit të shkruani pozitën për të cilën aplikoni!
Per informata shtes kontaktoni 048411117
Ju falënderojme për aplikimin, dhe ju njoftojmë se vetëm kandidatët, profili i të cileve ju përshtatet më shumë kërkesave të kompanise do të ftohen për intervistë.
Apliko këtu