www.ofertapune.net Vende të lira të punës (19) | PunaIme

Vende të lira të punës (19)

Kompania

Komuna e Skenderajt

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Skenderaj

Data e publikimit

15/08/2020

Data e perfundimit

29-08-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Arsim

Në bazë të Nenit 8 të Ligjit të Punës Nr.03/L-212, Nenit 5 (shkronja c) të Ligjit për Arsimin në Komunat e Rep. së Kosovës Nr. 03/L-068, Nenit 17 (shkronja h) të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040, Nenit 35 të Ligjit mbi Arsimin Parauniversitar në Rep. e Kosovës Nr. 04/L-032, të UA 07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, të UA të MASHT 10/2018 si dhe në bazë të kërkesave të institucioneve arsimore, Drejtoria Komunale e Arsimit në Skenderaj, shpall:

Konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës për vitin shkollor 2020/2021

Nr. Niveli Pozita Institucioni Vendi Pensionim / Zëvendësim Nr. i orëve Nr. i pozitave

  1. Shfmu Mësimdhënës/e për Mësim klasor “Elena Gjika” Makërmal Zëvendësim Normë e plotë 1
  2. Shfmu Mësimdhënës/e për Mësim klasor “Pavarësia” Baks Vend i lirë Normë e plotë 1
  3. Shfmu Mësimdhënës/e për lëndën Gjuhë Angleze “Azem Bejta” Prekaz i Epërm Zëvendësim Normë e plotë 1
  4. Shfmu Mësimdhënës/e për lëndën Gjeografi “Azem Bejta” “Ilir Lushtaku” Prekaz i Epërm Prekaz i Poshtëm Vend i lirë Normë e plotë 1
  5. Shfmu Mësimdhënës/e për Mësim klasor “Idriz Barani” Terrnac Vend i lirë Normë e plotë 1
  1. Shfmu Mësimdhënës/e për Mësim klasor “Ahmet Delija” Skenderaj Zëvendësim Normë e plotë 1
  2. Shfmu Mësimdhënës/e për lëndën Gjeografi “Ahmet Delija” Skenderaj Vend i lirë Normë e plotë 1
  3. Shfmu Mësimdhënës/e për lëndën Edukatë Fizike “Shotë Galica” Runik Vend i lirë Normë e plotë 1
  4. Shfmu Mësimdhënës/e për Mësim klasor “Halit Geci” Llaushë Zëvendësim Normë e plotë 1
  5. Shfmu Mësimdhënës/e për lëndën Kimi “Abedin Rexha” Turiqec Zëvendësim Normë e plotë 1
  6. Shfmu Mësimdhënës/e për Mësim klasor “Shaban Jashari” Skenderaj Vend i lirë Normë e plotë 1
  7. Shfmu Mësimdhënës/e për Mësim klasor “Dëshmorët e Qyqanicës” Qirez Zëvendësim Normë e plotë 1
  8. Shfmu Mësimdhënës/e për Gjuhë gjermane Disa shkolla Vend i lirë Normë e plotë 3
  9. Shmlp Mjek i përgjithshëm “Anton Çetta” Skenderaj Vend i lirë Normë e plotë 2
  10. Shmlp Farmacist “Anton Çetta” Skenderaj Vend i lirë Normë e plotë 2

Kushtet: Për të gjitha vendet e punës, në të tri nivelet (shkolla fillore, shkolla të mesme të ulëta dhe shkolla të mesme të larta ) kandidatët duhet t’a kenë të kryer fakultetin – drejtimi përkatës sipas Normativit 10/2018, ndërsa në mungesë të kuadrit të kualifikuar vijnë kandidatët e tjerë, të drejtimeve të përafërta, që i plotësojnë kushtet më së miri.

Zgjedhja e kandidatëve për mësimdhënës do të bëhet në bazë të nenit 35 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës nr.04/L- 032, UA 10/2018 si dhe në bazë të rezultateve të panel-intervistës, me shkrim dhe me gojë.

Për Intervistën me gojë dhe me shkrim do të ftohen vetëm kandidatët e listës së ngushtë, sipas nenit 4 të UA 17/2009. Kandidatët e listës së ngushtë me shkrim dhe me gojë do të ftohen në telefon.

Për konkurrim, kandidatët duhet të plotësojnë dokumentacionin :

  • Kopje e vërtetuar e diplomës;
  • Kopja e letërnjoftimit;
  • Vërtetimin për punë nga gjykata;
  • Certifikatën e gjendjes shëndetësore (në rast se pranoheni );
  • Certifikatë trajnimi – nëse keni ;
  • Përvoja e punës – nëse keni ;
  • Referencën e punës – ata që kanë përvojë pune;

Aplikacioni merret dhe dorëzohet në objektin e Komunës, kati i parë, sporteli nr. 13; Kandidatët mund të konkurrojnë më së shumti në dy shkolla;

Kandidatët që kanë diplomuar jashtë Kosovës, duhet të kenë diplomat e nostrifikuara nga MASHT.

Fillimi i punës për vendet e lartcekura, nuk do të jetë domosdoshmërisht pas shpalljes se rezultatëve, por varësisht nga vendi i punës në shkollë (datës së pensionimit apo pushimit të lehonisë etj.).

Dokumentet e pakompletuara si dhe ato pas afatit, nuk merren në shqyrtim. Rezultatet e konkursit do të shpallen në webfaqe të Komunës së Skenderajt. Dokumentacioni nuk kthehet.

Afati i konkursit mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit të konkursit në gazetë dhe në webfaqen zyrtare të Komunës së Skenderajt.

⇒ Shpallja e plote.