Vende të lira të punës (15)
Data e publikimit
04/11/2020
Data e perfundimit
19-11-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Bazuar në nenin 8 dhe 16 (paragrafi 1) të Ligjit të punës nr. 03/L-212 të Republikës së Kosovës, nenin 4 të Udhëzimit Administrativ 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, paragrafi 1,2,3,4 dhe 5, nenin 5 të udhëzimit si dhe pikën 8.2, 5.1.1, 7.6 dhe 7.6.1 të Politikës të Rekrutimit dhe Selektimit të KOSTT-it, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT sh.a. shpall:
KONKURS PUBLIK
Për pranimin në punë:
- 2 (dy) Inxhinier/e të Inxhinierisë Elektrike
- 1 (një) Teknik për TIK
- 4 (katër) Teknik/e të elektroteknikës
- 1 (një) Vlerësues/e i/e projekteve
- 1 (një) Specialist/e për tarifa
- 1 (një) Specialist/e për planifikim buxhetor
- 1 (një) Zyrtar/e për publikime dhe media sociale
- 1 (një) Asistent/e i/e zyrave të drejtorëve
- 1 (një) Asistent/e ligjor/e
- 1 (një) Asistent/e i/e zëvendës Kryeshefit Ekzekutiv
- 1 (një) Arkivist/e
Për pikën 1, 2 dhe 3 të konkursit, pasi që veprimtaria e kompanisë është e natyrës specifike dhe punohet në kushte të veçanta pune, por edhe në disa sektorë zhvillohet procesi i punës 24 orëshe dhe në bashkëpunim me rajonin, kompania ka nevojë për aftësimin dhe përgatitjen e të punësuarve të rinj inxhinierë të elektroenergjetikës, Teknik të IT dhe teknik të elektroteknikës për kyçje në procesin e punës pas aftësimit paraprak profesional që të pavarësohen në kryerje të detyrave të caktuara të punës specifike. Për këtë arsye për Inxhinierët e elektroenergjetikës, do të aplikohet periudha e stazhit të praktikantit prej 12 muajve, ndërsa për teknikun e TIK dhe teknikët e elektroteknikës – 6 muaj konform dispozitave ligjore dhe politikave të brendshme të kompanisë, ku pas kalimit të këtij afati do të bëhet vlerësimi i aftësive të arritura profesionale konform politikave dhe procedurës përkatëse dhe varësisht nga suksesi i arritur, do të përcaktohen në pozitat përkatëse të punës, sipas kërkesave dhe nevojave të procesit të punës konform vendeve të punës të parapara në dokumentin aktual SVP.
Ndërsa për pozitat e punës nga pika 4 deri 11 të konkursit publik do të aplikohet periudha e punës provuese prej 6 muajsh, të cilët më pas do të vlerësohen nga mbikëqyrësi për verifikimin e aftësive profesionale gjatë periudhës përkatëse provuese konform dispozitave ligjore, politikave dhe procedurave përkatëse të kompanisë.
Kushtet e përgjithshme:
Kohëzgjatja e punësimit: Për kohë të pacaktuar.
Në tekstin në vijim përdorimi e njërës gjini nuk përjashton gjininë tjetër.
Orari i punës: Puna me orar të plotë. Lartësia e pagës do të përcaktohet në harmoni me politikat e aprovuara të KOSTT-it.
Kërkesat profesionale:
2 (dy) Inxhinier/e të Inxhinierisë Elektrike
Numri i kryesve: 2 (dy)
Kohëzgjatja e punësimit: Për kohë të pacaktuar
Inxhinierët e Inxhinierisë elektrike fillimisht për periudhën 1 (një) vjeçare do të jenë në cilësinë e praktikantit, i cili themelon për herë të parë marrëdhënie pune, që të aftësohen profesionalisht për kryerjen e pavarur të detyrave të caktuara të punës. Në pajtim me Politikat e KOSTT-it, inxhinierët e Inxhinierisë elektrike, gjatë periudhës të stazhit të praktikantit do të përfshihen në Departamentin e Operatorit të Sistemit dhe Departamentin e Operatorit të Transmisionit, sipas programit zhvillimor të përgatitur nga Sektorët përkatëse profesionale të KOSTT-it dhe do të monitorohen nga një mentor, i cili do të caktohet si person përgjegjës për aftësimin e tyre profesional.
Pas përfundimit të programit të praktikës, inxhinierët e Inxhinierisë elektrike, do t’i nënshtrohen provimit të praktikantit para komisionit profesional dhe varësisht vlerësimeve nga provimi profesional, do të përcaktohen në pozitat përkatëse të punës për të cilën janë aftësuar profesionalisht.
Kualifikimet, aftësitë dhe shkathtësitë tjera për Inxhinier të Inxhinierisë Elektrike:
Kandidatët/et përveç kushteve të përgjithshme të punësimit të cilat kërkohen me ligj, duhet ti plotësojnë edhe këto kushte të veçanta:
- Të kenë diplomë të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike-drejtimi: Sistemet Elektroenergjetike, Elektroenergjetikë apo të ngjashme, niveli Bachelor ose Master
- Njohja e punës me kompjuter
- Kapacitet për punë ekipore dhe punë në teren
- Aftësi të mira komunikimi
- Njohja e shkëlqyeshme e gjuhës angleze (në shkrim dhe në të folur)
- Njohuri bazike të sistemit elektroenergjetik të Kosovës
Kushtet e punës: Puna në zyre dhe në teren sipas nevojës
Vendi/Lokacioni: Prishtinë.
1 (një) Teknik për TIK
Numri i kryesve: 1 (një)
Kohëzgjatja e punësimit: Për kohë të pacaktuar
Tekniku i TIK fillimisht për periudhën 6 (gjashtë) mujore do të jenë në cilësinë e praktikantit i cili themelon për herë të parë marrëdhënie pune në Sektorin e TIK – Departamentin e shërbimeve përkrahëse, që të aftësohet profesionalisht për kryerjen e pavarur të detyrave të caktuara të punës.
Në pajtim me Politikat e KOSTT-it, tekniku i TIK-ut (Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit) gjatë periudhës të stazhit të praktikantit do të përfshihet në programet zhvillimore në Sektorin e TIK-ut sipas programit të përgatitur nga Sektori përkatës dhe do të monitorohet nga një mentor, i cili do të caktohet si person përgjegjës për zhvillimin dhe aftësimin e tij profesional.
Pas përfundimit të programit të praktikës, tekniku i TIK do t’i nënshtrohet provimit të praktikantit para komisionit profesional dhe varësisht vlerësimeve nga provimi profesional, do të përcaktohet në pozitën përkatëse të punës, për të cilën pozitë është aftësuar profesionalisht.
Kualifikimet, aftësitë dhe shkathtësitë tjera për Teknik të TIK:
Kandidatët/et përveç kushteve të përgjithshme të punësimit të cilat kërkohen me ligj, duhet ti plotësojnë edhe këto kushte të veçanta:
- Të kenë diplomë të Shkollës së mesme elektroteknike apo teknike-drejtimi/lëmi: TIK apo ngjashëm
- Njohja e mirë e punës me kompjuter;
- Njohja e mirë e gjuhës angleze
- Aftësi të mira të komunikimit
- Kapacitet për punë ekipore
- Besueshmëria
Kushtet e punës: Puna në zyre dhe në teren sipas nevojës
Vendi/Lokacioni: Prishtinë.
4 (katër) Teknikë të elektroteknikës
Numri i kryesve: 4 (katër)
Kohëzgjatja e punësimit: Për kohë të pacaktuar
Teknikët e elektroteknikës fillimisht për periudhën 6 (gjashtë) mujore do të jenë në cilësinë e praktikantit, i cili themelon për herë të parë marrëdhënie pune në Nënstacionet elektrike që operojnë në komunat si në vijim: Vushtrri (2 teknikë), Deqan (1 teknik) dhe Burim (1 teknik), që të aftësohen profesionalisht për kryerjen e pavarur të detyrave të caktuara të punës.
Në pajtim me Politikat e KOSTT-it, teknikët e elektroteknikës gjatë periudhës të stazhit të praktikantit do të përfshihen në programet zhvillimore në Nënstacionet elektrike të cekur më lartë sipas programit të përgatitur nga Sektori përkatës për Operim të Nënstacioneve të KOSTT dhe do të monitorohen nga një mentor, i cili do të caktohet si person përgjegjës për zhvillimin dhe aftësimin e tyre profesional.
Pas përfundimit të programit të praktikës, teknikët e elektroteknikës do t’i nënshtrohen provimit të praktikantit para komisionit profesional dhe varësisht vlerësimeve nga provimi profesional, do të përcaktohen në pozitat përkatëse të punës Operator në nivelin 110 (220) /x kV/kV për të cilat janë aftësuar profesionalisht.
Kualifikimet, aftësitë dhe shkathtësitë tjera për Teknik të elektroteknikës:
Kandidatët/et përveç kushteve të përgjithshme të punësimit të cilat kërkohen me ligj, duhet ti plotësojnë edhe këto kushte të veçanta:
- Të kenë diplomë të Shkollës së mesme elektroteknike apo teknike-drejtimi/lëmi: Elektroteknikë, Elektroenergjetikë, Elektrokompjuter, Instalime elektrike apo të ngjashme
- Njohja bazike e punës me kompjuter;
- Njohja e gjuhës angleze (e preferueshme),
- Aftësi të mira të komunikimit.
Kushtet e punës: Puna me ndërrime në NS (Nënstacione elektrike)
Vendi/Lokacioni: Vushtrri (2 teknikë), Deqan (1 teknik) dhe Burim (1 teknik)
1 (një) Vlerësues/e i/e projekteve
Numri i kryesve: 1
Kohëzgjatja e punësimit: Për kohë të pacaktuar
Numri referues i pozitës: 1.11.1.2
Detyrat e përgjithshme:
Vlerësuesi i Projekteve mbështet Menaxherin për Zhvillimin e Rrjetit si dhe inxhinierët e menaxherët e tjerë të Departamentit, në përgatitjen e vendimeve duke vlerësuar efikasitetin ekonomik lidhur me nevojën për infrastrukturën e re të transmisionit.
Detyrat specifike:
Detyrat dhe përgjegjësitë e tij specifike janë:
Zhvillimi i Rrjetit:
- Bën vlerësimin e projekteve, duke përfshirë të gjitha kostot që ndërlidhen me të.
- Planifikimi i investimeve në rrjetin e transmisionit në aspektin ekonomik dhe përgatitjen e Termave të Referencës (TeR) për projektet investive.
- Përgatitja e raporteve teknike dhe ekonomike për zgjidhjet alternative për mbajtjen e sigurinë e furnizimit dhe kualitetin në nivel të lejueshëm bazuar në kalkulimet korresponduese të rrjetit dhe kalkulimet ekonomike.
- Studion tregjet e ndryshme dhe analizon çmimet e tregut për Industrinë energjetike.
- Mirëmbajtja e bashkëpunimit të afërt me Operimin e Sistemit për bilancin e energjisë komerciale lidhur me parashikimin e ngarkesës.
- Mirëmbajtja e bashkëpunimit me Departamentin e Financave dhe Thesarit për adresimin e çështjeve financiare lidhur me projektet.
- Përgatitja e dokumenteve të tenderit.
- Mbështetja lidhur me para vlerësimet e ndryshimeve të gjenerimit dhe tregut.
- Implementon aspektet ekonomike të mirëmbajtjes, përfshirë edhe programet e mirëmbajtjes dhe inspektimit, programet e zëvendësimit të linjave dhe nënstacioneve.
- Zhvillon menaxhimin e ciklit të jetës së aseteve.
Menaxhimi i Aseteve
- Ndihmon në zhvillimin e menaxhimit të ciklit të jetës së aseteve.
- Ndihmon në vlerësimin e menaxhimit të rrezikut dhe shfrytëzimit.
- Implementon politikën e mirëmbajtjes përfshirë edhe programet e mirëmbajtjes dhe inspektimit, si dhe programet e zëvendësimit. Kryen detyra të tjera të cilat kërkohen nga Menaxheri i Zhvillimit të Rrjetit dhe të cilat janë të nevojshme për funksionimin efektiv të KOSTT.
Kualifikimet, aftësitë dhe shkathtësitë tjera:
- Të këtë diplomë të Fakultetit Ekonomik apo të ngjashme
- Minimum 3 vite përvojë pune profesionale
- Njohuri elementare të industrisë së shërbimeve publike
- Përvojë në zhvillimin e rrjetit
- Njohja e shkëlqyeshme e gjuhës angleze
Kushtet e punës: Puna në zyre dhe në teren sipas nevojës
Vendi/Lokacioni: Prishtinë.
1 (një) Specialist/e për tarifa
Numri i kryesve: 1
Kohëzgjatja e punësimit: Për kohë të pacaktuar
Numri referues i pozitës: 1.12.2.1
Detyrat e përgjithshme:
Detyra e Specialistit për Tarifa është të bëj grumbullimin e të dhënave për aplikacionin/raportimin për tarifa dhe kalkulimin e tarifave për shfrytëzimin e sistemit të transmisionit në pajtim me kërkesat e Rregullatorit (ZRRE), Ligjin për Energjinë Elektrike të Kosovës, rregullat dhe metodologjitë përkatëse.
Detyrat specifike:
Kalkulimi i tarifave të transmetimit
- Bën kalkulimin e kostos dhe kalkulimin e kërkesave për të hyrat vjetore apo pesëvjeçare të KOSTT.
- Bashkëpunon me Departamentin e Financave dhe Thesarit lidhur me informatat specifike të kostos për kalkulimin e ngarkesës së rrjetit për përdorim dhe kyçje dhe shërbimet tjera të KOSTT-it.
- Vlerësimi ekonomik dhe monitorimi i tregut për shqyrtimin e kërkesave për të ardhmen.
- Kryen edhe punë të tjera të cilat kërkohen nga Menaxheri për Tarifa që janë të nevojshme për funksionim efektiv të KOSTT-it.
Kualifikimet, aftësitë dhe shkathtësitë tjera:
- Të këtë diplomë të në Fakultetin Ekonomik, Administrim Biznesi ose Inxhinierisë Elektrike.
- Minimum 3 vite përvojë pune profesionale.
- Ekspertizë në kontabilitet (kostos), kontroll dhe teori të çmimeve.
- Njohuri bazë të çështjeve të rregullimit për tarifa.
- Njohje e shkëlqyeshme e gjuhës angleze.
Kushtet e punës: Puna në zyre
Vendi/Lokacioni: Prishtinë.
1 (një) Specialist/e për kontabilitet dhe buxhet
Numri i kryesve: 1
Kohëzgjatja e punësimit: Për kohë të pacaktuar
Numri referues i pozitës: 1.9.1.1
Detyrat e përgjithshme:
Specialist për Kontabilitet dhe Buxhet i asiston Menaxherit për Planifikim dhe Kontroll të Buxhetit në menaxhimin e duhur të kontabilitetit të KOSTT-it. Në kuadër të kësaj pozite përgjegjësitë dhe detyrat specifike janë:
Detyrat specifike:
- Shqyrton buxhetin operativ në baza periodike për analizimin e trendeve të cilat ndikojnë në nevojat për buxhet.
- Përgatitë informata kontrolluese sikurse definohet nga Menaxheri për Planifikim dhe Kontroll të Buxhetit.
- Përgatitë informata mbi parashikimin, planifikimin dhe kontrollin buxhetor.
- Monitoron aktualen kundrejt buxhetit të planifikuar.
- Përgatitë raporte sipas nevojave të Kryeshefit Ekzekutiv dhe sipas kërkesës nga Menaxheri për Planifikim dhe Kontroll të Buxhetit.
- Me kërkesë të Menaxherit për Planifikim dhe Kontroll të Buxhetit ndërmerr vlerësime të çastit financiare dhe të kostos.
- Kryen punë të tjera që kërkohen nga Menaxherit për Planifikim dhe Kontroll të Buxhetit dhe që janë të nevojshme për funksionim efektiv të KOSTT-it.
Kualifikimet, aftësitë dhe shkathtësitë tjera:
- Diplomë të Fakultetit Ekonomik apo të ngjashme
- Përvojë pune profesionale minimum 3 vite
- Njohje bazike e veprimtarisë së Kompanisë
- Aftësi për punë ekipore
- Aftësi të shprehura komunikimi
- Njohje bazë e gjuhës angleze
Kushtet e punës: Puna në zyre
Vendi/Lokacioni: Prishtinë
1 (një) Zyrtar/e për publikime dhe media sociale
Numri i kryesve: 1
Kohëzgjatja e punësimit: Për kohë të pacaktuar
Numri referues i pozitës: 1.4.0.2
Detyrat e përgjithshme:
Zyrtari për Publikime dhe Media Sociale mbështet Menaxherin për Komunikim dhe Relacione me Publikun në mirëmbajtjen dhe realizimin e publikimeve të kompanisë të shtypura dhe ato elektronike
Detyrat specifike:
Në kuadër të kësaj pozite ai i asiston Menaxherit për Komunikim dhe Relacione me Publikun lidhur me:
- Realizimin e publikimit të Raportit Vjetor
- Realizimin e publikimeve të tjera si: Buletini periodik dhe të tjera siç planifikohen
- Realizimin e publikimeve në webfaqe dhe mbikëqyrjen e webfaqes
- Realizimin e publikimeve në media sociale (Facebook, Linkedin, etj) sipas aprovimit nga Menaxheri i Zyrës si dhe mirëmbajtjen e mediave sociale
- I asiston menaxherit të zyrës në sigurimin e materialeve të shkruara dhe vizuale për të promovuar punën e KOSTT përmes publikimeve të lartcekura.
- Kryen punë të tjera të cilat kërkohen nga Menaxheri për Komunikim dhe Relacione me Publikun dhe që janë të nevojshme për funksionim efektiv të KOSTT-it.
Kualifikimet, aftësitë dhe shkathtësitë tjera:
- Të këtë diplomë të fakulteti në: Administrim Biznesi, Gazetari, Komunikim Masiv, Marketing apo të ngjashme
- Aftësi të thella dhe të dëshmuara të komunikimit verbal dhe teknik.
- Aftësi të shkëlqyeshme të të shkruarit.
- Minimum 1 vit përvojë pune në marrëdhënie me publikun
- Njohje e shkëlqyeshme në të folur dhe në të shkruar e gjuhës angleze.
- I/e kujdesshëm në detaje, iniciativë dhe gatishmëri për të mësuar aftësi të reja dhe fleksibil/e ndaj ndryshimeve.
- Aftësi të mira ndër personale.
- Njohuri të mirë të industrisë energjetike në nivel lokal dhe global.
Kushtet e punës: Puna në zyre
Vendi/Lokacioni: Prishtinë
1 (një) Asistent/e i/e zyrave të drejtorëve
Numri i kryesve: 1
Kohëzgjatja e punësimit: Për kohë të pacaktuar
Numri referues i pozitës: 1.13.0.1
Detyrat e përgjithshme:
Detyrë e Asistentes të Zyrave të Drejtorëve të Departamenteve është t’i jap mbështetjen e tërësishme administrative për Drejtorët e Departamenteve
Detyrat specifike:
Brenda kësaj detyre përgjegjësitë dhe detyrat e saj/tij specifike janë:
- Përkujdesja për tërë korrespondencën e shkruar dhe telefonike të Drejtorëve të Departamenteve.
- Procesimi në MS Word dhe përgatitja e statistikave dhe skedarëve të të dhënave, letrave të treguesve.
- Përgatitja dhe përmbledhja e konferencave afariste.
- Përgatitja e takimeve dhe konferencave, pjesëmarrja dhe mbajtja e procesverbaleve.
- Përgatitja e dokumenteve prezantuese.
- Planifikimi dhe organizimi i udhëtimeve zyrtare, takimeve dhe procedurave administrative përcjellëse.
- Aranzhoj blerjen e biletave vendore dhe ndërkombëtare për udhëtime.
- Administrimi i zyrës
- Koordinimi për rezervimin e sallave të takimeve
- Detyra të tjera të cilat kërkohen nga Drejtoret e Departamenteve dhe që janë të nevojshme për funksionimin efektiv të KOSTT-it.
Kualifikimet, aftësitë dhe shkathtësitë tjera:
- Të ketë diplomë të fakultetit në Administrim Biznesi, Ekomomik, Juridik ose të ngjashëm
- Minimum 1 vit përvojë pune profesionale
- Njohje të shkëlqyeshme të punës në MS Word, analiza në Exel dhe softuer për bazë të të dhënave
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese
- Njohje të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe angleze me shkrim dhe folur
- Aftësi organizative dhe koordinuese
Kushtet e punës: Puna në zyre
Vendi/Lokacioni: Prishtinë
1 (një) Asistent/e ligjor/e
Numri i kryesve: 1
Kohëzgjatja e punësimit: Për kohë të pacaktuar
Numri referues i pozitës: 1.3.0.4
Detyrat e përgjithshme:
Detyrat e përgjithshme të Asistentit ligjor përfshijnë mbështetjen e përgjithshme administrative dhe juridike për Menaxherin e Zyrës Ligjore dhe specialistët e Zyrës Ligjore.
Detyrat specifike:
- Hartimin e drafteve të parashtresave të ndryshme për gjykata dhe institucione;
- Hartimin e drafteve të kërkesave të ndryshme zyrtare për ministritë dhe palët e interesit lidhur me çështjet pronësore-juridike, si dhe dorëzimin e të njëjtave;
- Mbështetjen e përgjithshme administrative në skedimin, regjistrimin dhe mirëmbajtjen e rregullt të dokumentacionit zyrtar;
- Si dhe detyra tjera të ngarkuara nga Sekretari i Kompanisë/Menaxheri i Zyrës Ligjore.
Kualifikimet, aftësitë dhe shkathtësitë tjera:
Kandidatët përveç kushteve të përgjithshme të punësimit të cilat kërkohen me ligj, duhet ti plotësojnë edhe këto kushte të veçanta:
- Të kenë diplomë të Shkollës së Mesme – Drejtimi Juridik;
- Minimum 6 muaj përvojë pune profesionale;
- Njohja e punës me kompjuter;
- Aftësi të mira të komunikimit;
- Preferohet njohja e gjuhës angleze;
- Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
Kushtet e punës: Puna në zyre dhe sipas nevojës dalja në teren
Vendi/Lokacioni: Prishtinë.
1 (një) Asistent/e i/e zëvendës Kryeshefit Ekzekutiv
Numri i kryesve: 1
Kohëzgjatja e punësimit: Për kohë të pacaktuar
Numri referues i pozitës: 1.1.0.1
Detyrat e përgjithshme:
Detyrë e Asistentit/es e zëvendës Kryeshefit Ekzekutiv është të jap mbështetjen e tërësishme administrative për zyren e zëvendës Kryeshefit Ekzekutiv.
Detyrat specifike:
Brenda kësaj detyre përgjegjësitë dhe detyrat e saj/tij specifike janë:
- Përkujdesja për tërë korrespondencën e shkruar dhe telefonike të zëvendës Kryeshefit Ekzekutiv.
- Procesimi në MS Word dhe përgatitja e statistikave dhe skedarëve të të dhënave, letrave të treguesve.
- Përgatitja dhe përmbledhja e konferencave afariste.
- Përgatitja e takimeve dhe konferencave, pjesëmarrja dhe mbajtja e procesverbaleve.
- Përgatitja e dokumenteve prezantuese.
- Planifikimi dhe organizimi i udhëtimeve zyrtare, takimeve dhe procedurave administrative përcjellëse.
- Aranzhoj blerjen e biletave vendore dhe ndërkombëtare për udhëtime.
- Administrimi i zyrës
- Koordinimi për rezervimin e sallave të takimeve
- Detyra të tjera të cilat kërkohen nga zëvendës Kryeshefi Ekzekutiv dhe që janë të nevojshme për funksionimin efektiv të KOSTT-it.
Kualifikimet, aftësitë dhe shkathtësitë tjera:
- Të këtë diplomë fakulteti në Administrim Biznesi, Ekomomik, Juridik ose të ngjashëm
- Minimum 1 vit përvojë pune profesionale
- Njohje të shkëlqyeshme të punës në MS Word, analiza në Exel dhe softuer për bazë të të dhënave
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese
- Njohje të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe angleze me shkrim dhe folur
- Aftësi organizative dhe koordinuese
Kushtet e punës: Puna në zyre
Vendi/Lokacioni: Prishtinë
1 (një) Arkivist/e
Numri i kryesve: 1
Kohëzgjatja e punësimit: Për kohë të pacaktuar
Numri referues i pozitës: 1.13.1.2
Detyrat e përgjithshme:
Bënë administrimin e postës, dokumenteve dhe shkresave tjera zyrtare si dhe detyrat e ndërlidhura në pajtim me kërkesat ligjore, politikat dhe procedurat e kompanisë si dhe praktikën më të mirë profesionale. Gjatë kryerjes së detyrave bashkëpunon më Administratorin Arkivist dhe ndihmon Menaxherin e Administratës në të gjitha çështjet administrative të Sektorit sipas kërkesave.
Detyrat specifike:
- Kopjet e shkresave zyrtare të regjistruara në librin e protokollit i ruan në regjistratorët përkatës.
- Pranon shkresat dhe dokumentet e ndryshme zyrtare brenda KOSTT dhe të njëjtat i regjistron, bën klasifikimin dhe i shpërndanë te personat e autorizuar sipas procedurave të kompanisë
- Mban librin intern të dorëzimit dhe evidenton shkresat e nënshkruara nga pranuesi në harmoni me procedurat e kompanisë.
- Mban librin e arkivimit dhe bënë arkivimin e dokumenteve pasive në harmoni me ligjin dhe procedurat përkatëse
- Bën skenimin, distribuimin e shkresave zyrtare sipas destinacionit dhe ruajtjen edhe në formë elektronike.
- Digjitalizimin dhe ruajtjen e dokumenteve në formë elektronike
- Organizimin e regjistrave arkivorë dhe klasifikimi i dokumentacionit për të lehtësuar qasjen në materialet arkivore.
- Pranon dhe kujdeset për dërgimin e postës-shpërndarjen e shkresave dhe dokumenteve zyrtare jashtë KOSTT në bashkëpunim me personin përgjegjës për dërgimin e postës.
- Mban vulat zyrtare dhe është person i autorizuar për përdorimin e vulave zyrtare në harmoni me ligjin dhe politikat e Kompanisë.
- Përgatit listën e punëtorëve me dokumentet mjekësore dhe në koordinim me personin përgjegjës kujdeset për dërgimin e tyre në kompaninë siguruese për realizimin e pagesave nga sigurimi shëndetësor
- Bën raporte për numrin e dokumenteve të regjistruara dhe të arkivuara sipas kërkesave të Menaxherit dhe nevojave të punës
- Mban konfidencialitetin e dokumenteve zyrtare të pranuara, shënimin dhe ruajtjen e dokumenteve sipas rëndësisë, etj.
- Është i detyruar të ruaj konfidencialitetin e përmbajtjes së tyre dhe mban përgjegjësi, për çdo rast të nxjerrjes së sekretit ose publikimit të tyre.
- Mbikëqyrë funksionimin e sistemit elektronik të arkivit si dhe propozon zhvillimin e tij në pajtim me nevojat dhe kërkesat e punës
- Pranon dhe evidenton postën, shkresat dhe dokumentet e ndryshme zyrtare të adresuara në KOSTT në harmoni me ligjin, politikat dhe procedurat përkatëse të KOSTT.
- Shkresat dhe dokumentet e jashtme zyrtare të pranuara i kontrollon, regjistron në librat përkatëse dhe në formë digjitale si dhe i shpërndan sipas destinacionit përkatës brenda KOSTT nëpër Departamente te personi përgjegjës në harmoni me procedurat e kompanisë
Kualifikimet, aftësitë dhe shkathtësitë tjera:
Kandidatët përveç kushteve të përgjithshme të punësimit të cilat kërkohen me ligj, duhet ti plotësojnë edhe këto kushte të veçanta:
- Të ketë diplomë të Shkollës së Mesme – Drejtimi ekonomik, juridik, , gjimnaz, apo të ngjashme
- Minimum 1 vit përvojë pune profesionale;
- Njohja e punës me kompjuter;
- Aftësi të mira të komunikimit;
- Besueshmëria dhe konfidencialiteti për të gjitha informatat zyrtare
- Preferohet njohja e gjuhës angleze;
- Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
Kushtet e punës: Puna në zyre/arkiv
Vendi/Lokacioni: Prishtinë.
Forma e aplikimit:
Të interesuarit mund të aplikojnë përmes internetit duke i plotësuar aplikacionet të cilat mund t’i shkarkojnë nga Web Faqja e KOSTT-it: www.kostt.com
E-mail adresa ku duhet të aplikohet është: [email protected]
Aplikacionet do të pranohen vetëm nga kandidatët, të cilët i plotësojnë kërkesat e parashtruara si në konkursin publik të shpallur në mjetet e informimit publik dhe në webfaqen zyrtare të KOSTT-it. Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten vetëm kopjet e diplomës së shkollimit për pozitën 1, 2 dhe 3 derisa për pozitat tjera edhe dëshmitë e përvojës së punës për pozitat të cilat kërkohen me konkurs. Dokumentet origjinale duhet të prezantohen në momentin e intervistimit ose para intervistimit nëse kërkohen.
Selektimi i kandidatëve që plotësojnë kushtet e konkursit, testimi me shkrim, intervista, përzgjedhja dhe informimi i kandidatëve do të bëhen në përputhje me afatet dhe kriteret sipas udhëzimit administrativ për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik nr.07/2017.
Konkursi publik mbetet i hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit në mjetet e informimit publik dhe në webfaqen e KOSTT, nga data 04.11.2020 deri më 19.11.2020 ora 24:00.
Aplikacionet pas afatit të paraparë apo të pakompletuara nuk do të shqyrtohen.
KOSTT ofron mundësi të barabarta të punësimit dhe inkurajon kandidatët e gjinisë femërore dhe të rinjtë që të aplikojnë për këto vende pune.