www.ofertapune.net Vende të lira të punës (12) | PunaIme

Vende të lira të punës (12)

Kompania

Soltech

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

22-03-2023

Data e perfundimit

31-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

Soltech – Konkurse pune

Kompania e specializuar në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve të ndërlidhura në industrinë e “micro-mobility” dhe pajisjeve të tjera elektronike “smart” dhe atyre të amvisërisë, “Soltech LLC” me seli në Prishtinë hap konkurs për këto pozita të lira:

  1. Zyrtar/e të shitjes dhe arkëtimit – 6 pozita
  1. Menaxher/e i/e relacioneve (Account Manager) – 1 pozitë
  1. Zyrtar/e për Financa dhe kontabilitet – 1 pozitë
  1. Specialist/e për Administratë (Resurse Njerëzore dhe Sekretari) – 1 pozitë
  1. Depoist – 1 Pozitë
  1. Specialist i Marketingut – 1 Pozitë
  1. Elektricist – 1 Pozitë

  1. Zyrtar/e të shitjes dhe arkëtimit- Detyrat dhe përgjegjësitë
  • Pret klientët në showroom dhe prezanton produktet sipas kërkesave të klientëve.
  • Propozon opcione apo zgjidhje të ngjashme ose shtesë, karshi blerësve potencial.
  • Prezanton të gjitha specifikat teknike dhe të mirëmbajtjes së produkteve karshi klientëve, blerësve potencial.
  • Vendos dhe rendit produktet e mallërave të reja në raftet përkatëse.
  • Mirëmban ekspoziturën e produkteve dhe menaxhon stoqet në raftet përkatëse.
  • Përkujdeset për ekspozimin e saktë të çmimeve sipas standardeve të kompanisë dhe ligjeve përkatëse.
  • Produktet e përzgjedhura për blerje, i bart tek arka për pagesë nga konsumatori.
  • Proceson pagesat me cash dhe kartela bankare të klientëve.
  • Numëron dhe verifikon autenticitetin e bankënotave që pranon për pagesë.
  • Përkujdeset për funksionalitetin e plotë të POS terminaleve, në baza ditore gjatë pranimit dhe dorëzimit të ndërrimit.
  • Kontrollon produktet e blera në aspektin e rregullsisë së tyre para dorëzimit tek blerësi.
  • Kontrollon produktet e blera mbi posedimin e alarmeve dhe mënjanimin e tyre, posa të kryhet pagesa nga klienti.
  • Varësisht produktit të blerë dhe në linjë me procedurat e kompanisë, lëshon garancionin në produktin përkatës për klientin.
  • Përfaqëson politikat e kompanisë në aspektin e kujdesit ndaj konsumatorit.
  • Mban elementet dalluese të stafit të kompanisë, në mënyrë që të jetë i/e identifikueshme nga klientët.
  • Asiston dhe ndihmon kordinatorin, menaxherin e relacioneve me klientët dhe gjithë ekipin në arritjen e objektivave të kompanisë;
  • Bashkëpunon me departamentet e tjera me qëllim të kordinimit të veprimeve;
  • Si dhe detyra tjera të lidhura me natyrën e punës që kërkohen nga mbikëqyrësi;

  1. Menaxher i relacioneve (Account Manager) – Detyrat dhe përgjegjësitë
  • Hulumton tregun dhe identifikon bashkëpunëtor potencial për shitje me shumicë B2B.
  • Përgatit oferta të shkruara, me specifika të produkteve për klientët B2B.
  • Zbaton politikat e kompanisë, në rastet e nënshkrimit të kontratave të bashkëpunimit me klientët B2B.
  • Viziton në mënyrë proaktive regjionet e ndryshme të Kosovës për të monitoruar dhe analizuar tregun konkurrues dhe bashkëpunues.
  • Në bashkëpunim me ekzekutivin e kompanisë, angazhohet në arritjen e caqeve të shitjes vjetore.
  • Identifikon potencialin bashkëpunues në tregun regjional, propozon për aprovim të qasjes ndaj këtij potenciali tek ekzekutivi dhe zbaton fillimin e bashkëpunimit.
  • Menaxhon relacionet me klientët B2B, në aspektin e procesimit të porosive, afateve të liferimit, rregullsinë e pagesave, ankesat eventuale, kërkesat specifike të klientëve, por edhe asiston me këshilla dhe “know how” të kompanisë.
  • Propozon strategji për rritjen e shitjes në sektorin e vet.

  1. Zyrtar/e për Financa dhe kontabilitet – Detyrat dhe përgjegjësitë
  • Pranon faturat e nënshkruara sipas nivelit të aprovimit nga ekzekutivi dhe sipas procedurave të kompanisë
  • Bën regjistrimin e faturave të blerjes në sistemin financiar.
  • Kontrollon në baza të rregullta regjistrimet në sistemin financiar.
  • Raporton në baza të rregullta, mujore, tre mujore në ATK.
  • Përpilon dhe raporton deklaratat financiare të kompanisë.
  • Bashkëpunon ngushtë me shërbimin e kontabilitetit dhe raportimit të jashtëm.

  1. Specialist/e për Administratë – (Resurse Njerëzore dhe Sekretari) – Detyrat dhe përgjegjësitë
  • Pranon dokumentacionin dhe listat e mallërave në arritje dhe kontrollon sasitë sipas fletë pranimeve relevante, para dorëzimit në depo dhe tek depoisti.
  • Regjistron produktet e reja në sistemin e kompanisë sipas standardeve të përcaktuara duke u përkujdesur;
  1. Për cilësinë e përshkrimeve të produkteve, përfshirë ato teknike, funksionale etj.
  2. Kualitetin e fotografive në web faqen e kompanisë Soltech
  3. Regjistrimin e sasive të sakta të mallërave
  4. Vendosja e kodeve sipas numrave serik të prodhuesve
  5. Kritere tjera të ndërlidhura me produkte dhe insertimi i inputeve relevante (data entry procese)
  • Zbaton formatet e aplikueshme të garancioneve për secilën kategori të produkteve.
  • Përkujdeset për arkivimin e dokumentacionit të kompanisë.
  • Hap konkurse të punës sipas nevojave të kompanisë dhe direktivave të ekzekutivit.
  • Organizon terminet e intervistave për rekrutim dhe përgatit dokumentacionin e aplikantëve.
  • Proceson format e pushimeve vjetore dhe evidenton të njëjtat në sistemin e kompanisë.
  • Asiston ekzekutivin në organizimin e agjendës dhe koordinimin e takimeve eventuale.
  • Analizon tregun vendor, regjional dhe ndërkombëtar, lidhur me gamën e produkteve konkurruese të kompanisë.
  • Përkujdeset për rregullsinë e zyrave të kompanisë dhe monitoron shërbimin e mirëmbajtjes së showroom-it dhe zyrave.

  1. Depoist – Detyrat dhe përgjegjësitë
  • Pranon mallërat fizike në depon e kompanisë, pas konfirmimit të fletëpranimeve nga Zyrtari i Administratës dhe në prani të përbashkët.
  • Numëron paletat, identifikon produktet sipas numrave serik dhe bën numërimin duke krahasuar me dokumentacionin përkatës të dërgimit të mallërave nga furnitorët e ndryshëm.
  • Menaxhon dhe organizon hapësirat e depos, sipas rrjedhës së mallërave në qarkullim, blerjet vs. Shitjet.
  • Përkujdeset që të gjitha standardet e sigurisë së depos janë në rregull dhe në përputhshmëri me procedurat e kompanisë dhe legjislacionin në fuqi;
  1. Masat kundër zjarrit dhe aparatet fikse të zjarrit.
  2. Kategoritë e produkteve, ruhen sipas specifikave të përcaktuara nga prodhuesi.
  3. Temperatura e depos, në nivelin e caktuar.
  4. Funskionimi i plotë 24/7 i sistemeve të sigurisë kundër vjedhjes, si; kamerat e sigurisë, alarmet dhe kyçjet e derës apo dyerve kryesore.
  5. Respektimi i procedurave për pranim dorëzimin e çdo produkt që hyn apo del nga depoja kryesore.
  6. Në çdo kohë të jetë i qasshëm në telefon apo mjete të tjera të komunikimit me menaxhmentin ekzkeutiv dhe mbikqyrësin direkt.
  7. Numrat e telefonit të shërbimit të emergjencave shtetërore, të jenë të ekspozuara qartë në hapësirën e dukshme për depoistin dhe palët e ndërlidhura me depo.

           6. Specialist i Marketingut – 1 Pozitë

  • Menaxhimi i kampanjave të marketingut në rrjetet sociale;
  • Inicon dhe krijon përmbajtje të marketingut me kompani të jashtme dhe “in house” për publikim;
  • Monitorimi dhe ofrimi i informacionit përdoruesve në rrjetet sociale në lidhje me produktet e kompanisë;
  • Kujdeset për shitjet online dhe bën përgatitjen e porosive për dërgesa;
  • Monitoron dhe mirëmban funksionalitetin e e-commerce të kompanisë, në të gjitha aspektet: web, bankë, sistem financiar;
  • Në bashkëpunim me mbikëqyrësin të zhvilloj kampanja që kanë për qëllim zgjerimin e marketingut në rrjetet sociale duke u bazuar ne trendet e fundit të marketingut online;
  • Përcjell përmes sistemit menaxhimin adekuat të stoqeve karshi shitjeve online;
  • Inicon organizimin dhe krijimin e kampanjave online, sipas trendeve të shitjes dhe kategorive të produkteve;
  • Asiston, kërkon dhe ndihmon kompaninë e jashtme gjatë proceseve të ndryshme në krijimin e përmbajtjes, komunikimeve, kampanjave, reklamave televizive për kompaninë;
  • Bashkëpunon me departamentet e tjera me qëllim të kordinimit të veprimeve;
  • Si dhe detyra tjera të lidhura me natyrën e punës që kërkohen nga mbikëqyrësi;

  1. Elektricist – 1 Pozitë
  • Bën vlerësimin e pajisjeve jo funksionale duke identifikuar shkaktarin e dëmit;
  • Vepron duke riparuar pajisjet, gjithnjë në linjë me garancionet e secilës kategori të produkteve;
  • Trajton rastet e riparimeve sipas urgjencës dhe listës javore të pranimit të produkteve në servis;
  • Mirëmban stoqet e pjesëve rezervë, sipas rregullave të kompanisë;
  • Aplikon çmimoren zyrtare të kompanisë për shërbimet e servisimeve të rregullta apo sanimin e dëmeve të shkaktuara jashtë kushteve të garancionit;
  • Si dhe detyra tjera të lidhura me natyrën e punës që kërkohen nga mbikëqyrësi;

Kualifikimet dhe përvoja:

  • Të kenë të mbaruara studimet bachelor në fushat relevante; ekonomi, marketing, banka financa, menaxhment financiar, inxhinieri, shitje;
  • Të kenë njohuri dhe përvojë të dëshmuar në fushat relevante apo të ngjashme;
  • Njohja e gjuhës angleze është obligative së paku niveli B1+ për pozitat 1, 2, 4 dhe 6, ndërsa për të tjerat pozita përbën përparësi;
  • Të ketë aftësi të larta të komunikimit dhe negocimit për pozitat 1, 2, 4 dhe 6;
  • Për pozitën 1, gjegjësisht zyrtarët e shitjes dhe arkëtimit, përvoja e punës në prezantimin dhe shitjen e pajisjeve elektronike, teknologjike dhe / apo teknikës së bardhë, përbën përparësi;
  • Për pozitën 6, të ketë përvojë paraprake në marketing, menaxhim të rrjeteve sociale, e-commerce dhe dizajn;
  • Për pozitën 7, të ketë përvojë pune si elektricist në lëmi të riparimeve të produkt kategorive të ngjashme;
  • Aftësi kreative për të kontribuar me ide të reja dhe inovative;
  • Aftësi të forta organizative, financiare, menaxheriale, të marketingut, të shitjes dhe të kuptuarit të preferencave të klientëve dhe nevojave të target grupeve të ndryshme, varësisht prej pozitës për të cilën aplikoni.

Çka ofron kompania:

  • Ambiente pune dinamike me mundësi zhvillimi të mëtutjshëm profesional;
  • Punësim afatgjatë me kontratë pune sipas ligjit respektiv të Republikës së Kosovës;
  • Avansim i njohurive në fushën e teknologjisë dhe trendeve më të reja botërore;
  • Vendi i punës është në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, afër rrethit të Marigonës;
  • Pagë atraktive;

Si të aplikoni:

Personat e interesuar mund të dërgojnë aplikimin e tyre në formë të CV-së në adresën elektronike: [email protected] me titull në subjekt: “Pozita për të cilën aplikoni” (selektoni sipas numrave rendor, një apo më shumë pozita për të cilat mund të kualifikoni).

Aplikimi  është i hapur deri më 21/04/2023.

Vetëm kandidatët e listës së ngushtë do të ftohen në intervistë.