www.ofertapune.net Vende të lira pune | PunaIme

Vende të lira pune

Kompania

Korporata Rugove

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

21-05-2022

Data e perfundimit

04-09-2023

Lloji i orarit

Full Time

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në zyrën qendrore të Ujë Rugove në Shkabaj, Prishtinë, si më poshtë:

KËSHILLTARE PËR KLIENTË, FATURIST,
LIFERUES (x2), NDIHMËS LIFERUES (x2), VOZITËS KAT. C (x2) DHE VOZITËS KAT. CE (x2)

Disa nga përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitën Këshilltare për klientë:

  • Kujdeset përmes telefonit dhe e-mail për klientët dhe kërkesat e tyre.
  • Informon dhe këshillon klientët rreth kualitetit dhe çmimit të produkteve që ne ofrojmë.
  • Identifikon nevojën e klientëve për produktet e kërkuara dhe ofron shërbimet e nevojshme.
  • Bën pranimin e porosive të kërkuara.
  • Sigurohet që porositë janë pranuar nga klientët.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Të ketë të kryer së paku shkollën e mesme. Kualifikimi universitar konsiderohet përparësi.
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi me klientë.
  • Preferohet të ketë përvojë pune në departamentin e shitjes.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

Disa nga përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitën Faturist:

  • Bën fatura për klientët.
  • Pranon dhe regjistron porositë për shitje në sistemin kontabël.
  • Bën kontrollimin e deponimeve nga shitjet ditore me KESH.
  • Njofton zyrtarin e llogarive të arkëtueshme për problemet e mundshme të porosive të konsumatorëve dhe faturimit.
  • Regjistron faturat e kthimit të mallit dhe zbritjet.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Preferohet të ketë parapërgatitje universitare ose që është në shkollim e sipër, në fushën e financave ose kontabilitetit.
  • Preferohet të ketë përvojë pune në departamentin e shitjes.
  • Përvoja e mëparshme në këtë pozitë konsiderohet përparësi.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

Disa nga përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitat Liferues, Ndihmës Liferues dhe Vozitës me kategori C dhe Vozitës me CE:

  • Transporton mallrat e korporatës në territorin e Republikës së Kosovës.
  • Është përgjegjës për mallrat gjatë transportimit të tyre.
  • Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar.
  • Vozit automjetet e korporatës si dhe është përgjegjës për automjetet që i drejton.
  • Mirëmban automjetin si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në distribuim/shitje në pozitat e kërkuara.
  • Patent shofer kategoria B.
  • Për Vozitës kat. C – patent shofer kategoria C.
  • Për Vozitës kat. CE – patent shofer kategoria CE.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

Çka ofron Korporata RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Transport nga qyteti i Prishtinës për në Shkabaj.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

Si të aplikohet:

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën [email protected] duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.

Afati i fundit për aplikim është data 20 qershor 2022, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.