www.ofertapune.net Vende të lira pune (6) | PunaIme

Vende të lira pune (6)

Kompania

Bohemian Sweets

Lokacioni

Fushë Kosovë

Data e publikimit

28-10-2022

Data e perfundimit

24-09-2023

Lloji i orarit

Full Time

“Bohemian Sweets” Sh.p.k. është kompani prodhuese e BIO ëmbëlsirave pa Sheqer dhe pa Margarin.

Per nevojat e zgjerimit te aktiviteteve “Bohemian Sweets” Sh.p.k. me seli ne Rr: “Dardania” tek banesat e Apolonise ne Fushe Kosove eshte duke zgjeruar stafin me pozite pune.

MENAXHER I SHITJES

Menaxheri i restorantit do të mbikëqyrë dhe menaxhojë operacionet e përditshme të restorantit.

Përshkrimi i vendit të punës:

Përgjegjësitë

  • Kontaktmi i konsumatorëve të rinjë dhe krijimin e marrëdhënjeve afatgjata me konsumatorët;
  • Menaxhimin dhe interpretimin e kërkesave të konsumatorëve;
  • Ofrimin e përkrahjes teknike para dhe pas shitjes;
  • Bashkpunimin me antarët tjerë të ekipit të shitjes dhe të përkrahjes teknike;
  • Informimin me tendencat e tregut në fushën përkatëse;
  • Të jetë i gatshëm për punë me ndërrime (paradite dhe pasdite),

Aftësitë e kërkuara:            

  • Aftësi të forta mbikëqyrëse dhe drejtuese.
  • Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale me fokus në shërbimin ndaj klientit.
  • Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Njohja me trajtimin e ushqimit, sigurinë dhe udhëzimet e tjera të restoranteve.
  • Të jetë i aftë me Microsoft Office Suite ose softuer të ngjashëm.
  • Njohuri e gjuhës Angleze – fillestare e obliguar

Edukimi dhe përvoja:

  • Kërkohet diplomë e shkollës së mesme hoteleri turizem (fakulteti krijon avantazh).
  • Kërkohet eksperiencë e mëparshme në restorant; preferohet eksperience menaxhimi – minimum 3 vite.

PAGA: Paga 450 euro + Bonuese shtese.

KAMARIER / E – 3 PERSONA

Përshkrimi i vendit të punës:

Përgjegjësitë

  • Mban klientët të informuar me artikujt e menusë dhe specialet ditore
  • Shpjegon artikujt e menusë për sa i përket përgatitjes, përbërësve dhe prezantimit
  • Përgjigjet pyetjeve në lidhje me ushqimin dhe artikujt e pijeve në menu
  • Bashkëpunon me stafin e kuzhinës për të përpunuar dhe përshpejtuar urdhërat e Porosive
  • Sigurohet që klientët janë të kënaqur me porositë e pranuara dhe  shërbimet e juaja
  • Kontrollon periodikishtë nevojat e klientit dhe i trajton menjëherë kërkesat e tyre
  • Të jetë i gatshëm për punë me ndërrime (paradite dhe pasdite),
  • Punë tjera sipas nevojës së pozitës së punë.

Preferohet diploma e shkollës së mesme

  • Prioritet banoret e Fushe Kosoves,
  • Njohuri dhe Përvojë
  • Prioritet banoret e Fushe Kosoves,
  • Njohja e standardeve të higjienës
  • Njohja e kodeve të ushqimit dhe shëndetit në punë
  • Të jetë në gjendje të lexojë rrjedhshëm dhe të flasë gjuhë zyrtare në Kosovë,
  • Njohuri e gjuhës Angleze – fillestare e obliguar
  • Fleksibël dhe i gatshëm për të punuar orare të ndryshme

Mosha e aplikantit: deri 35 vjeq.

Shkathtësitë dhe kompetencat kryesore

  • Shërbim i shkëlqyeshëm për klientët
  • Aftesi komunikimi
  • Puna ekipore
  • Saktësia dhe vëmendja ndaj detajeve
  • Ti kushtojë vëmendje urgjencave dhe prioriteteve

Paga 300 euro + Bonuese shtese

AGJENT & DISTRIBUTER – 2 PERSONA

Përshkrimi i vendit të punës:

Përgjegjësitë

  • Promovon produkte tona tek kliente e rinje dhe ekzistues
  • Pranon dhe i trajton porosit sipas kerkesave
  • Bashkëpunon me Menaxherin / Supervizorin e tij,
  • Mbikëqyr transportin e mallrave nga vendi i prodhimit deri tek konsumatori
  • Zhvillon dhe implementon procesin e logjistikës
  • Kryerja e studimit të tregut për të mësuar në lidhje me kërkesën për mallra të ndryshëm.
  • I bind dhe i siguron klinetet qe te blejne produktet tona
  • Shperndan katalogjet reklamuese
  • Monitoron konkurrencën duke mbledhur informacionin aktual të tregut mbi çmimet, produktet, produktet e reja, oraret e shpërndarjes dhe teknikat e tregtimit.
  • Rekomandon ndryshime në produkte, shërbime dhe politika duke vlerësuar rezultatet dhe zhvillimet konkurruese.
  • Viziton klientet ne baza ditore
  • Të jetë i gatshëm për punë me ndërrime (paradite dhe pasdite),
  • Ne koordinim me menaxherin negocion kontratat dhe cmimet e produkteve

Shkathtësitë dhe kompetencat kryesore

  • Përvojë e vërtetuar si Agjent i Shitjes në një mjedis kuzhine me ritme të shpejta
  • Gadishmeri te ndjekni trajnime – sipas kerkesave te kompanise
  • Të njohë Industrinë e Embëlsirave / Pasticerive
  • Ndjenjë e mirë e planifikimit dhe përgatitjes për orarin javor të punës brenda mjedisit të punës
  • I/E zellshëm dhe përpiktë në pranimin dhe dorëzimin e porosive
  • Aftësi të forta organizative dhe të menaxhimit të kohës
  • Punë dhe disiplinë për të siguruar performancën optimale të punës

Paga 350 euro + Bonuese shtese

Mënyrat e Aplikimit:

1) Aplikacionet për punësim CV pranohen vetëm permes e-mailit: [email protected];

Për informacione shtesë drejtohuni ne numrin e telefonit: +38345825205 + Viber.

2) Vetëm kandidatët e rrethit të ngushtë do të ftohen për intervistë.

Aplikacioni mbetet i hapur më së largu deri më 27.11. 2022, në ora 16:00.